Dosja Nr:1288 A. Ushtar Pëllumb Dush Mirakaj.

Histori & Fakte | admin | 03.09.12 | 12:32

 

Fjalët e tyre ishin të çfarosnin klasën e përmbysur. Në vitin 1947 në repartin ushtarak nr.721 te gazermat e Ali Rizait në Tiranë në mesin e ditës do ndodhte një ngjarje e zakontë për terroristat komunistë dhe tmerronjës për ushtarët.Reparti ishte njoftuar,ishin marr masat,ushtarët ishin rreshtuar bashkë me oficerët e tyre dhe po prisnin.Në çast u duk një varg me makina plot me ushtarakë e civila.Dy makinat e para zbritën dy ushtarakë me kapele në njërën dorë dhe me dorën tjetër rregullonin flokët.Makina e tretë qëndroi dhe zbritën disa civila me automatik në dorë.Mbas kësaj makine ishin dhe dy te tjera që nxitonin të zbrisnin dhe në qafë u vareshe automatiku,në njerën dorë e mbanin në mekanizmin e shkrepjes.Më në fund u hap dera makinës së mesit,civilat tërhiqnin diçka dhe e ulën në tokë,nga veshja dukeshe se ishte ushtarë.Kokën e kishte të mbuluar,në kembë kishte zinxhir,në duar pranga, të binte në sy dhe një zinxhir i cili ishte lidhur te  duart dhe këmbët,dy civila e mbanin për krahësh.Në mes të trupit të ushtarit ishte lidhur një tjetër litar që mbaheshe nga dy civila 3-4 m distancë.Ushtari ecte me vështirësi  se nuk shikonte,kur hidhte këmbën zhurma e zinxhirëve gjatë ecjes bënte një zhurmë rrënqethëse.Përpara të gjithë këtyre ecte një barkalec, në dorën e majtë mbante një fashikull letrash,dora tjetër mbledhur grusht drejt ushtarëve bënte me shenjë sikur u thoshte kështu ju duam grusht rreth partisë.Përgatitjet ishin si për ndonjë festë e jo se pas pak aty do ekzekutoheshe një fëmijë 22 vjeçar.Barkaleci ishte prokurori,krimineli i lindur ,kapiteni i parë Petrit Hakani.Ndërsa ushtari me kokë të mbuluar e me këmbë e duar mbërthyer me zinxhirë mbaheshe i lidhur me litar.Ky djalosh ishte nga Iballa e rrethit të Pukës dhe quheshe Pëllumb Dush Mirakaj.Sapo e afrojn tek vendi i ekzekutimit ja hoqën mbulesën e kokës ku doli në dritën e diellit fytyra e njomë krenare e patrembur dhe e palëkundur qethur rrafsh me lëkurën e zbardhur kuptohej qartë se ishte fisnik nga derë po aq fisnike,shikon shokët e tij.Ushtarët qëndronin si të ngrirë,të heshtur kokëulur,ata kishin ndaluar frymëmarrjen duke e ditur se pas pak shoku i tyre Pëllumbi do të shtrihej përpara këmbeve të tyre,do shihnin currilin e gjakut që rridhte mbi faqe,do dëgjonin së fundmi zërin çjerrës e kriminal të prokurorit Hakani:Si ky do pësojnë të gjith armiqtë e popullit.Siç do e shihnin më posht komunikatën për vrasjen e Pëllumbit do ta firmoste një emër shumë i njohur në proçeset gjyqësore,po aq kriminel sa Petrit Hakani,që su lodh kurrë së shkrehuri koburen në ballin e mijërave djem nënash.Ky është prokurori ushtarak i U.K.Shqiptare,kapiteni i I-rë Nevzat Hasnedari.Heshtjen e theu prokurori Nevzat Hasnedari që vërtiste nëpër duar koburen e mbushur,i cili tregohej i padurueshëm dhe tha:Hë,gati mbulojani fytyrën dhe shtriu dorën duke marr shenjë që më pas të hapte zjarr.Ushtar Pëllumbi i drejtohet prokurorit Haznedari: Mos më zini sytë,ashtu i lidhur mori qëndrim gatitu me kokë lart pa ju dridhur qerpiku,jam gati.Në çast dëgjohet kercitja e shkrepjes së armës.Në tokë me fytyrë të gjakosur nga qielli ra ushtar Pëllumb Dush Mirakaj.Colpo di gracia mbi fytyrën e 22-vjecarit u bë nga një tjetër vrasës gjakatar Faik Minarolli.Kufoma e tij u gropos aty pranë në një kodër lëndine duke mos lënë asnjë shenjë gjurme,siç thonë shumë dëshmitarë të këtij akti makabër.E megjithatë Pëllumb Dush Mirakaj sot e kësaj dite nuk është gjetur ku është groposur,pra është pa varrë.Ndërsa vrasësit apo bijte e tyre më kriminel,ecin krenarë e pasurohen duke qënë të sigurt se nuk do ju hyj asnjë gjemb në këmbë.Ja sa e mirë është Demokracia.Nga ana tjetër nënat vazhdojnë të ulërijnë me duar përpara e shikojnë  nga qielli duke ju lutur.O zot merru hakun e fëmijve tanë,tregona ku janë groposur të paktën t’u bëjmë një varr e të shkojmë për ti qarë. Përderisa mendja paska rrënjë ne vazhdojmë të lotojmë e të presim se një ditë… 
                                                                   
 
 
 
 
 
 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen