Pro amerikanizmi  i Ramush  Haradinajt  dhuratë grilat franceze!?

Analiza & Komente | Zef Prenka | 19.01.17 | 16:51

Shkruan Asllan Dibrani

Vet ftesa vetëm për Ramush Haradinajn nga ana e amerikaneve,ka lëne te dyshosh se u ngritën lugetërit  antishqiptar bashkë me një spektër politik të dobët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë!Arrestimi i tij  sinjalizon zgjimin e ndërgjegjeje  nga korrupsioni ,hajnia, pjesa e politikanëve që  keqpërdoren shtetin, keqpërdoren sakrificat dhe luftën  e drejte  të UÇK-së. Një pjesë e popullatës harroi rrezikun për jetë a vdekje që kishim dhe i dha votën njerëzve ,qe brenda nate u bënë komandant ,doktor, profesor ,politikan,ambasador,kryetar komunash etj .  Nga ky përfitim  iu zë fryma shtresës intelektuale  dhe luftëtarëve të devotshëm qe e dëshmuan veten si patriot,  luftëtar, madje  qe i flisnin edhe disa gjuhë të botës, i vranë,   i zhduken për  karrige,përfitime personale  dhe pushtete!!!

Politikajtë si në Shqipëri dhe në Kosovë  lejuan kumbari me turq, arab,sllav ,madje edhe serb e rus?shqiptaret proamerikan rrezikohen si Ramush Haradinaj!?.

Kjo shtresë  e politukajve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,nga populli  me votat e veta    iu lanë  duart e lira ,bane kumari me turq, arab,sllav ,madje edhe serb e rus duke i shkolluar  hoxhallarët tanë duke e rritur edhe një ekstrem sa po edhe ushtarë rekrutuan  për luftëra në  vendet e huaj  si në Siri  e gjetiu.

Pas çlirimit të Kosovës bashkë me aleatët tanë  në krye me amerikanët   në  emër të demokracisë me qindra xhami u ndërtuan që lagje nuk ka me pa to,  a ne anën tjetër rreshtohet  populli ma i varfër në Evropë. Nga kjo politike  Kosova është  duke e rrezikuar edhe pavarësinë  e Kosovës, që me mund e fituam .Me  amerikanët e bëmë  shtetin dhe njerëzit proamerikan, janë ne shënjestrën e  tradhtarëve   njëzove  përfitues  për xhepat e vet dhe bixhosxhive  me serbosllavët në dëmin e çështjes kombëtare!?.

Heshtjen  amerikaneve  në rastin   e Ramush Haradinajt, sikur ne po i prijmë  vet  duke mos pasur  vizion  kombëtarë, para bote se kah kemi rrugën tonë me perëndimin    qe i paraprin Amerika, apo me Lindjen qe   tani po ndihet  nuhatja e Rusisë  ne ndikim qe nga Siria duke përfshirë  ish shtetet  e inkuadruar në  Paktin e Varshavës.  Të tilla  synime Rusia i ka  përmes Serbisë prapë ta ngulfate   gadishullin  ballkanik  e pikërisht  çështjen  shqiptare qe për fat të keq si intervenim  i tyre kemi mbetur akoma të shkapërderdhur ne disa shtete.

Politikën shterpë shqiptare dhe te pa vizion,po e  paguan populli shqiptar  dhe  zoti  Ramush Haradinaj  me orientim pro amerikan dhe perëndimor.

Dhe, mjerisht, njëmijë here mjerisht, kjo po na përsëritet prej rasti në rast. Faktet i dinë të gjithë evropianët,  se kush duhet të arrestohet në këtë periudhë pas luftën së Kosovës. Veprimtaria e  uzurpatorëve  të kapitalit dhe politikes  ditore në Kosove,po u shkon për shtati  çarqeve antishqiptare. Sot po i paguan populli shqiptar  dhe  zoti  Ramush Haradinaj  me orientim , pro amerikan dhe perëndimor.

Kjo  lojë e piste është në shërbimin  UDB-ës së Serbisë,me shefat e tij në shërbimin sekret francez. S’ka  tjetër motiv këtu,pos ai politik i  fletëarresti  nga Interpoli  i Serbisë. Kosova nuk ka mundësi ta ngrehe padinë kudër  terroristëve të Serbisë ,por shtrohet pyetja, përse këtë nuk  e bënë  Interpoli  i Shqipërisë dhe tu krijojmë  probleme ndërkombëtare   edhe terroristëve  serb  qe sot shëtisin të lirë në Serbi  e ndonjëherë dhe në Kosove po edhe në Evropë!!!

Si Shqipërinë ashtu  edhe Kosovën udhëheqësit  e vet gjatë historisë e tradhtuan!

Shqiptarët janë faktori kyç ku mund t`i priten rrugët e ndikimit të Rusisë në Ballkan! Përforcimi i   Evropës pritet  përmes  shqiptarëve!

Historia na mëson qe gjithnjë e kanë tradhtua si Shqipërinë ashtu  edhe Kosovën udhëheqësit  e vet. Pra, definitivisht ka ardhë  koha se kjo gjenerate e politikaneve të Kosovës  dhe të Shqipërisë  nuk kane  logjikë teorike me zhvillua karrierë politike në dëmin e çështjes së Kombit shqiptare.  Prandaj edhe këta vetë duhet me u largu dhe me iu shmange kësaj retorike të rrezikshme .

Pra pavarësisht se shqiptarët kishin gabime të pa riparueshme gjatë shekullit të 20 të, për çka edhe u përbuzën, edhe shqiptarët nuk mësuan nga gabimet e veta (tyre), por edhe Evropa nuk mësoi asgjë nga trajtimi i shqiptarëve si skllav, që po trajtohen deri me sot .

Prandaj sot kjo Evropë rrezikohet nga Rusia në njërën anë kurse në anën tjetër kemi të njëjtën Evropë ku përkëdhelet aleatja e Rusisë, Serbia,në dëmin e shqiptarëve.  Shqiptarët janë faktori kyç ku mund t`i priten rrugët e ndikimit të Rusisë në Ballkan, përkatësisht në Evropë përforcimin e  Evropës përmes  shqiptarëve… Por, Evropa apo  Franca  si e veçante  vazhdon me avazin e vjetër të përbuzjes së shqiptarëve, e cila përbuzje me dashje (me vetëdije apo edhe pa te) forcon Rusinë dhe aleaten e saj në Ballkan Serbinë.

Gjykata Speciale është bere si rezultat i dështimit te shtetformimit, ku një pjesë kryesore të fajit, përpos vendoreve, e kanë, edhe UNMIK  dhe EULEXI!

Pas luftës janë instaluar në jetën dhe shoqërinë kosovare, UNMIKudhe  OJQ të ndryshme, e ma voné edhe né EULEX, komplet e kapen  shtetin  e Kosovës.  Qeveria e jonë është vetëm kukull në duart e këtyre shërbimeve , me dashje apo pa dashje, me qejf apo pa qejf , me hatër apo me zor !?.

Gjykata Speciale është bere si rezultat i dështimit te shtetformimit, ku një pjese kryesore te fajit, përpos vendoreve, e kanë, edhe UNMIK  dhe EULEXI, që  hapin gjyqe të reja  kundër  UÇK-së.

Arrestimi i Ramush Haradinajt në France, e para është fyerje për këtë vend, pasi që Kosova është e pranuar nga kjo qeveri dhe  superfuqitë botërore po përfitojnë nga ‘përçarja’ e shqiptarëve..

Tip, Esat Toptani,Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha,  luajtën  gjithçka kundër  interesave antishqiptare!

Pas Ismail Qemalit, nuk është drejtuar asnjëherë shteti  i ynë nga njerëz dhe personalitete të denja në  këtë rast  Kosova po bien viktimë e tyre. Tip, Esat Toptani,Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha,  luajtën  gjithçka kundër  interesave antishqiptare, në  fund  dy qeveritë kukulla  nuk po i krijojnë  hapësirë  as Shqipërisë as Kosovës  inkuadrimin   me Perëndimin pasi rruge tjetër, ne as qe kemi as që duhet te kërkojmë. E gjithë kjo gjendje në dy shtetet   donë  reformim të shpejt  dhe ti epet   fund  një sundim i gjatë injorant dhe të korruptuar.

-Rasti më i freskët i injorancës   është arrestimi i Ramush Haradinajt, i cili edhe pse është një hero i luftës për pavarësinë e Kosovës, edhe se ka reagime nga shume  faktor ndërkombëtar   dhe  reagimet nga  populli   me demonstrata ,ndërsa  qeveritë tona nuk e shohin   të arsyeshme ta  thirrin një   seance kushtuar  Ramush Haradinajt; që  përmes tij njihet  edhe lufta e Kosovës . Pos turpit  kësaj  po i vijën era edhe tradhti. Dikush do ta paguaj shtrenjtë këtë indiferentizëm  dhe sabotazhe  të rrugës se nisur  për çlirimin e Kosovës dhe qe po  vazhdon  me heroin tonë Ramush Haradinaj

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen