Në përkujtim të Poetit Daniel Gázulli

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 04.10.17 | 18:37

Tri javë para se të ndërronte jetë, Daniell Gázulli i dërgoj  8 vellime poezishë në Redaksinë e Rrezore.com,  me ç’rast shkruante:

“ I dashur Z.., po ti dergoj keto poezi që t’i botoshë jo përnjëherë, por pas një kohe që ti e percakton…

Nuk po ndihem aq mirë..

Portali rrezore.com me pelqen e mos e ngarko me reklama…

Kam miq te mirë dhe po me japin jetë.

Me të mira!“

 

FILLIM VJESHTE

Rruga që ka mbetë shkurtohet përditë.
Rrugë e parrugë, pa një stacion ku të ndalesh.
Vështroj përreth:
gjithçka asht e begatë – në natyrën e sendeve
e të gjallesave të pafjalë,
që nuk dinë ç’asht smira, shpifja, krenaria fallso.
Ndalem e vështroj se si vesa
rrëshqet në zemër të lules
jo për ta freskue,
po prush jete me i dhanë.

Vjeshta shtegton me mue
në një heshtje reshë të bardha,
që kalërojnë gëzueshëm.
Me duket sikur ndjej ende në ajër
cicërimat e dallendysheve, që vallzonin të lehta,
në rrathë eliptikë,
deri pak kohë ma parë.
Po jo, janë akorde gjethesh,
që ndoshta për herë të fundit
puthen njeni me tjetrin, kur fryn era;
janë gjethe të verdhë, të murrmë,
si trishtimi i vajzës, që mbet moll’ e pakafshueme.

Ec dhe kujtoj stinët e nxehta,
kur u iknim hijeve,
se donim të na përvëlonte dielli,
dhe shpërfillës ndaj një morali falls
e fshatarak,
si dhambët e verdhë prej porcelani
të drejtoreshës në pension
të Bankës Tregtare,
bashkë me trupin
i dhuronim njeni tjetrit qetësinë e shpirtit.

Fillim vjeshte.
Ernat fryejnë nga të katër horizontet.
Po unë s’kërkoj strehë:
të vazhdoj rrugëtimin due, pa u ndalë ma stacionesh,
e të ngjiz përsëri andërra të shkujdesuna,
si në mbramjen mbas dehjes.

Daniel Gázulli

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen