Mesazhet e Sebastin Kurz, për Kosovën, të ndikuara nga bindjet e pa matura të palës serbe dhe presidentit Thaçi!

OP-ED | Dedë Preqi | 08.11.18 | 20:17

Dedë Preqi

Mesazhet e Sebastin Kurz, për Kosovën, të ndikuara nga bindjet e pa matura të palës serbe dhe presidentit Thaçi!
(Një dijëtar thotë: Nuk mund të ndërtohet asnjë formë çfarëdoqoftë, nëse ai që e ndërton nuk është vetë i formuar)

Mesazhet e kancelarit të Austrisë, z. Sebastian Kurz, ishin mesazhe të ndikuara nga pala e Serbisë, por edhe të stërholluara, i cili nuk e precizoj të veprohet sipas ideologjisë së njërit, apo tjetrit, por nëse bien në ujdi dy vendet, si Serbia dhe Kosova, ai tha, edhe shteti i Austrisë nuk e kundërshton këtë marrëveshje.

Që do të thotë, jo si përshtatje konstruktive, por si përgjegjësi e vetëdijshme e dy palëve, duke respektuar marrëveshjen e njëri-tjetrit. Këtu qëndron përthithja e vorbullës, të cilën e ka akumuluar z. Thaçi, për të vendosur një pajtueshmëri me Serbinë e krimëve, e cila përveq tjerash, i mbanë akoma peng eshtrat e luftës së fundit të shqiptarëve të zhdukur.

Në këto rrethana të presidentit për të finalizuar marrëveshjen me Serbinë, apo për ta bindur dikënd, sikur ka humbur besimi, deri në atë masë me të cilën është zhdukur besimi dhe bindja nga vetëdija e këtij populli, sepse në vend të vërtetës absolute dalin slloganët, në vend të mirëkuptimëve dhe konsulltave, dalin shtrengimet, në vend të bindjeve, dalin mohimet e të vërtetës.

Nëse duam të projektojmë diçka dhe të bindim të tjerët, kjo është e mundur vetëm nëse e pranojmë edhe mendimin e të tjerëve si kriter jetësor dhe pikë referimi veprues, përndryshe, nuk mund të trajtohen gjërat e rëndësishme, apo çështja e kufinjëve të një shteti në mënyrë të duhur dhe në favor të tërësishëm, sepse vlerat dhe idetë sipas këtij këndvështrimi, i përkasin vetëm opinioneve vetiake, sikur janë edhe këto predentime të z.Thaçi.

Edhe kancelari i Austrisë, z.S.Kurz, e di fare mirë se z. Hashim Thaçi, këtë ide nuk e ka të çpikur nga vetëvetja, por e ka të blere, apo të kopjuar nga ndonjë ideolog i ndonjë ideologjie të vjetër serbe, që rrezulltat i gjithë kësaj mund të realizohet vetëm kur njeriu do të ngrihet mbi instinktin dhe prirjen, ku pastaj ky qëndrim do të ketë diçka absolute, për arsye se shkon përtej lidhjeve të veçanta të interesit, simpatisë, apo ndonjë përfitimi tjetër…

Nëse mundësia e korigjimit të kufijve do të përceptohet në atë formë sikur e parasheh z.Thaçi, me ekipën e vet dhe Vuçiqin, atëherë do të lindte një vullnet veprimi, i cili do të hidhte poshtë si pengesë çdo lloj metafizike, poashtu edhe vullnetin e 116 vendeve të botës, që e njohën Kosovën me kufinjt ekzistencial.

Nisur nga një ngatërrim i tillë i z.Thaçi, sikur do të depërtonte përtej asaj shtrirje që e rrethon me gjithë zhvillimin historik dhe shkencor shtetin tonë, si një lloj hipnotizimi dhe model i një politike zbavitëse dhe të një psikoanalize të ngatërruar, e cila brenda vetës do të kishte tharmin e një atomi të veqantë për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

Edhe kancelari i Austrisë, si edhe shumë të tjerë, sikur edhe zonja Mërkel, e shohin fare mirë se realiteti është ndryshe, sepse këto idelogji janë të gabuara, duke i shkakëtuar një rikorigjim të kufinjëve tërë Ballkanit perëndimor, dhe ndoshta edhe më gjerë, të cilat korigjime nuk mund të bëhën pa konflikte dhe lufta, që ndoshta, nuk do gjejnë pajtim dhe rregullim me dekada, apo shekuj.

Kancelari i Austrisë, z. S.Kurz, do ta kishte edhe shansin jetik, që ta kuptonte z.Thaçi, dhe thelbin e tij të mistershëm të perurlësisë nga Gjykata Speciale, për ta kthyer në një energji të veqantë, apo pozitive për të shpleksuar lëmshin e mëkatëve në dukje të ekzekutimit të saj…

Një dialog që duhet të ndodhë në vazhdimsi me palën e Serbisë, në ballafaqimet e palës shqiptare, si duket sipas dialogjeve tjera është vështirë që ta dallosh çiltërsinë nga keqkuptimi, nga mllefi, nga shtirja, nga modeli dhe trillimi i palës serbe, që përballë palës shqiptre po tregohet, jo vetëm e ligë në kuptimin e morales, por aq e pa përulur dhe e pa ndërgjegjshme, sikur Kosova të ishte gjenocidiale dhe jo Serbia kriminale.

Prandaj, sikur Evropa nuk ecën përpara dhe nuk e ka zotërimin e vet evropian, kur një histori e tillë, sikur po merr një kahe të gabuar, jo vetëm në vendime të veçanta, por edhe në tërë drejtimin e vet dhe përmes periudhash të tëra.
Dihet botërisht se edhe në periudhat e mëhershme, me gabimet e Evropës ndaj shqiptarëve, ka sjellë edhe pasojat ndaj tyre, kjo gjë po e karakterizon edhe sot veqantinë e një gjedje të tillë, e cila nuk do të kuptonte dhe nuk e lë përshtypjen e një Evrope, me të drejtat e barabarta për të gjitha kombet dhe kombësitë e saj.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen