Shënohet Dita e Shtetësisë së Kroacisë…

Analiza & Komente | Rrezore | 05.07.19 | 23:30

Nga Agron Shabani,

Kroacia shënoi ditën e shtetsisë….

Sheti dhe populli (kombi) i njohur kroat me solemnitete dhe manifestime të shumëta, gjatë këtyre ditëve e shënuan Ditën e shtetësisë të Republikë së Kroacisë.
Kroacia është shteti më i zhvilluar dhe më i fuqishëm, respektivisht, fuqia kryesore në rajon. Ajo është anëtare e Natos, BE-së, OKB-së si dhe e të gjitha institucionëve ose mekanizmave tjera relevant botërore ose ndërkombtare.
Historia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjithshme shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), liridashëse dhe patriotike e popullit (kombit) dhe shtetit të njohur të Kroacisë, parasegjithash janë historia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e njohur e një populli ose kombi të lashtë dhe autokton në ato hapësira, i cili në trajtat dhe format më të bukura, më të shëndetshme, më të shkëlqyera, më sublime, madheshtore, relevante dhe superlative, i ka ruajtur, mbrojtur, kultivuar, pasqyruar (prezantuar) dhe afirmuar të kaluarën ose historinë e tij së bashku me edukatën, kulturën, zhvillimin, moralin, displinën, emancipimin dhe përparimin e gjithëmbarëshem shtetror, naciobal, kulturor dge historik. Zatën, fryma e mësipërme liridashëse dhe patriotike së bashku me edukatën, kulturën, arsimimin, moralin, zhvillimin, mobilizimin, disiplinën dhe emancipimin e gjithëmbarëshem shtetror, nacional dhe politik, përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmërinë e një kombi dhe një shteti. Pa i harruar këtu edhe edukatën, kulturën, moralin, disiplinën, karakterin, narracionin, emancipimin, brilancën, karismën dhe ekskluzivitetin e pashoq të Presidentës sharmante dhe tepër ekzotike të Kroacisë, Znj. Kolinda Grabar -Kitaroviç e cila pos tjerash, do mbahet mend edhe si gruaja ose femra e parë -këshilltare e lartë profesionale e ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, madje si shefe e shkëlqyer e diplomacisë kroate në një etapë të rëndësishme konsolidimi dhe kështu me radhë.
Se këndejmi, Kroacia ishte Republika më e pasur, më e zhvilluar dhe më e fuqishme në kontekstin ose domenin e përgjithëshëm shkencor, akademik, kulturorë, industrial, teknologjik dhe ekonomik, edhe në ish Jugosllavi, ku me tepër se 45 %, të industrisë , teknologjisë dhe ekonomisë së gjithëmbarëshme të ish Jugosllavisë, asokohe ndodhëshin në Kroaci.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe Universitetin e shquar të Zagrebit me histori të bujshme si dhe me një traditë të gjatë shkencore, universitare ose akademike afro katërqind (4OO) vjeçare, Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Kroacisë, ndër më të njohurat dhe më të shquarat në Evropë, Institutin e njohur shkencor „Ruxher Boshkoviç“, Akademitë e njohura ushtarake të Zagrebit, Velika Goricës, Rijekës, Splitit, Pulës etj.
Ndërkohë që bregdeti ose riviera e njohur e Kroacisë, ishte edhe „Meka“ ose „Parajsa devizore“, respektivisht, finansiare dhe ekonomike e buxheti të përgjithshëm të ish Jugosllavisë. Ndërkaq, sot e buxhetit të përgjithëshëm shtetror dhe nacional të Republikë së Kroacisë.
Shteti dhe kombi mik i Kroacisë, shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej, gjithëmonë u janë gjendur pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Në Kroaci gjatë vitëve të shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ishin të punësuar, siguruar dhe sistemuar me dhjetëra ose qindra mijëra shqiptar të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe trevave tjera shqiptare që i siguronin bukën e gojës, mirëqëniën dhe ekzistencën për vetvetën, familjet dhe farefisin e tyre falë mikëpritjes dhe buarisë së pashoqe të shtetit dhe kombit të njohur kroat. Respekt.Një trohë histori:

Siç dihet, me rastin e luftës dhe levizjes së njohur çlirimtare dhe patriotike në Kroaci, nën udhëheqjen supreme të Presidentit dhe Komandantit (Gjeneralit) Legjendarë të Kroacisë, Dr. Franjo Tuxhman: Njëherë e përgjithmonë dhe me bukur se kurrë do i çelin dhe hapin sytë liria, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i shumëpritur shtetëror dhe nacional i popullit (kombit) dhe shtetit mik të Kroacisë në të gjitha sferat ose segmentët e mundshme të jetës.

Ndonëse, luftërat dhe levizjet e ndryshme çlirimtare dhe patriotike për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetrore dhe nacionale të popullit ose kombit liridashës dhe patriotik të Kroacisë, nuk kanë pushuar kurrë që nga mbretërit ose banët e shquar kroat si Tomosllavi, Domagoji, Branimiri, Kreshimiri, Zvonimiri, Trpimiri, Jelaçiçi, Svaçiçi etj. Për të vazhduar me levizjen dhe rilindjen e njohur ilire të Josip Juraj Stossmayerit, Juraj Krizhaniçit, Ante Starçeviçit, Franje Supilos dhe intelektualëve e patriotëve të tjerë kroat si „Ilirski Pokret“ ( Levizja Ilire), „Ilirski Preporod“ ( Rilindja Ilire), „Nova Ilirija“ (Iliria e Re) etj. Aty janë edhe livizjet ose përpjekjet e njohura liridashëse dhe patriotike të Stjapan Radiçit, Savka Dapçeviç-Kuçarit, Mika Tripalos dhe të tjerëve ( si „MASPOK“ etj.) në Kroaci. Do shtuar në sfond se lidhjet ose rrënjet e ndryshme ilirike ose panilirike në mes kroatëve dhe shqiptarëve, janë të hershme ose shumë të moçme. Në teriotoret ose hapësirat e sotme të Kroacisë dhe Herceg Bosnjes, dikur kanë jetuar fiset e njohura ilire të Dalmatëve, Ardianëve, Ditijonëve, Istrianëve etj.
Ndryshe nga kjo, levizjet e njohura reformatore ose restauruse në Kroaci ( edhe Slloveni) në etapën e parë të shekullit 16 (XVI) do depertonin nga Gjermania dhe Austria. Shkrimi i parë protestant në gjuhën kroate me titull „Razgovor izmedu papista i jednog luteranca“ ( lëxo: Biseda në mes paistëve dhe një luteranisti) do botohet dhe editohet nën regjinë dhe përkujdesjen e intelektualëve dhe teologëve të njohur kroat si Stjepan (Stipe) Istrianin (Konzulli), Anton Senjan, Pater (Fra) Baldo Lupetina dhe të tjerë si reagim ndaj kursit dhe tezave të njohura reformatore ose protestantiste të Martin Lutherit etj. Ndërkaq, në Urach (Gjermani) asokohe do ngritej dhe themelohej edhe shtypshkronja dhe bibloteka e famshme në gjuhën kroate ku intelektualët, teologët ose reformatorët e njohur kroat të asaj kohe si Anton Konzull Dalmatinski, Matiija Vlaçiç Iliri (Flacius Ilirijikus), Juraj dhe Nikolla Zrinski dhe të tjerë, do bëhen të njohur me „flacianizmin“ ose „luternazmin e pavarur dhe radikal“ të protestanizmit autokton.  Ndërkaq, Bani i njohur kroat, ishte pronar i pallatit të shquar mbretëror të „Urachut“ -pranë Tübingenit në Gjermani. Ndërkohë që përkthimin dhe eksplorimin e parë të „Biblës“ e kishte bërë dijetari dhe teologu i famshëm kroat, Juraj Dalmatinski (1546-1589). Përderisa, përkhthim, redaktimin dhe eksplorimin e parë të librit të shënjtë të „Kur´anit“ në Evropë, e kishte bërë pedagogu, intelektuali, teologu dhe humanisti i shquar kroat, Harman Dalmatinski i cili ishte edhe përkthyes dhe pedagog (profesor) i shquar në universitetët ose ’shkollat elitare‘ të Toledos dhe Kordobës në Spanjën e kohës së „Dinastisë“ ose „Kalifatit“ të njohur të Arabëve.
Post Scriptum:
“ Prapa dyerve te mbylluara“, apo kur Zoti (nuk) harron….!Prof.Dr. Zdravko Tomac ishte ligjërues (profesor) në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit dhe nënkryetar i qeverisë të Republikë së Kroacisë në kuader të koalicionit të madh qeveritar ose politik në një periudhë shumë të rëndësishme (kyçe) dhe tepèr vitale ose kruciale për shtetin dhe kombin e njohur kroat dhe me gjërë.

Bëhet fjalë mbi ngjarjet dhe zhvillimet e njohura ushtarake ( luftarake) dhe politike, respektivisht, çlrimtare dhe patriotike të Kroacisë-kundër Serbisë kriminale, gjakatare, koloniale dhe militariste në dy dekadat e fundit të shekulllit të kaluar të cilat njëherë e përgjithmonë e varrosën ish Jugosllavinë së bashku me „Serbinë e Madhe deri në Tokio të Japonisë“!

Sllobodan Milloshevici dhe regjimi i tij kriminal dhe gjakatar në Beograd, se këndejmi asokohe i kishin nxitur dhe mobilizuar shtresat ose kategoritë me të prapambetura dhe primitive të shtetit dhe popullit serb në luftëra të përgjakshme dhe shkatërrimtare kundër kroatëve, shqiptarëve, boshnjakëve etj. Duke e vënë theksin në llahtarin e plojës dhe mizorive të tjera të atij vargu të zgjatur shovenësh, animalësh dhe piromanësh të egër serb në Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe së fundit në Kosovë!!!

Më qëllim të ngritjes dhe krijimit të një fronti të përbashkët ushtarak ( luftarak) dhe politik-kundër hegjemonizmit, ekspanzionizmit dhe militarizmit të egër serbo-madh, udhëheqja e atëhershme e Kroacisë nën presidentin legjendar, Dr. Franjo Tuxham, kishin propozuar edhe hapjen e „Frontit të Jugut“ në Kosovë. Në atë menyrë që soldateskes kriminale dhe gjakatare të Milloshevicit ( Serbisë) t´i rrudhej ose ngushtohej hapësira e saj operative (luftarake), manovruese, logjistike, teknike etj. Duke e nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturen “ Marrëveshjen e panënshkruar“ nè mes Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Shqipërisë, gjegjësisht, “ marrëveshjen“ e njohur „prapa dyerve të mbyllura“ (lexo librin e njohur me titull “ Iza Zatvorenih Vrata“ të Prof.Dr. Zdravko Tomac ) me moton e njohur të luftës dhe solidaritetit të përbashkët vëllazëror në mes popullit shqiptar dhe atij kroat.

Ndërkohë që brigadat (aradhat) çlirimtare dhe patriotike të vullnetarëve dhe patriotëve të shumtë shqiptar ndodhëshin të stacionuar ose dislokuar në frontet e njohura të Gospicit, Gracacit ( Likës), Bjellovarit si dhe në frontet tjera të luftës së njohur clirimtare dhe patriotike në Kroaci.Mbase, nën komanden e përbashkët të oficerëve kroat dhe atyre shqiptar.

Se këndejmi, pas idesë së mesipërme revolucionare dhe patriotike të Dr.Tuxhmanit dhe Dr.Tomacit, respektivisht, shtetit dhe qeverisë së Kroacisë, pos profesorëve ose akademikëve kroat të Fakultetit të Shkencave Politike të Zagrebit si Zvonko Lerotiç, Dag Stërpiç, Vlatko Mileta, Branko Caratan, Tomosllav Jantol, Livia Kardum, Dubravica dhe të tjerëve si Branko Horvat, Aleksander Stipçeviç etj., qëndonin edhe Akademia e Shkencave dhe Artëve të Kroacisë së bashku me Gjeneralitetin dhe Admiealitetin e Ushtrisë së Kroacisë (përfshirë këtu edhe gjeneralët ose oficerët e lartë shqiptar në Ushtrinë e Kroacisë si Dr.Tomë Bërisha, Dr. Ramiz Avdyli, Rrahim Ademi, Agim Çeku etj.) dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që Dr.Franjo Tuxhmani ishte edhe gjeneral i karierës, edhe doktor i historisë ushtarake dhe asaj politike. Respektivisht, strateg i rangut ose kalibrit botërorë.
Mëqe gjithënjë fjala mbi angazhimet dhe kontributët e njohura të shtetit dhe popullit (kombik) mik të Kroacisë në kuader të frontit të përbashkët ushtarak (luftarak) dhe politik-kundër hegjemonizmit, ekspanzionizmit dhe militarizmit të egër serbo-madh: Do shtuar në vazhdim se e tërë udhëheqja e atëhershme kosovare së bashku me deputetët shqiptarë të Kosovës që e kishin shpalluar dhe miratuar Deklaratën e njohur të 2 Korrikut 199O si dhe elita e njohur kulturore dhe intelektuale e Kosovës, atëbotë kishin gjetur mikëpritjen dhe strehim e tyre në Zagreb dhe gjithandej Republikës së Kroacisë.Në anën tjetër ndërkaq, pas mbylljes dhe suspendimit të dhunshëm ushtarako-policor të Radio-Televizionit të Prishtinës dhje mediave të tjera në gjuhën shqipe nga ana e regjimit kriminal dhe terrorist të Beogradit me 5 dhe 7 Korrik të vitit 199O! Shteti dhe qeveria kroate asokohe në kuader të emisionëve të njohura informative, çlirimtare dhe patriotike të Radio Zagrebit ( në kohë lufte) ua kishin mundësuar shqiptarëve emisionin e lajmëve në gjjuhën shqipe në atë menyrë që Kosova dhe shqiptarët të terr ose ërrësirë të plotë klulturore dhe informative.

Ndaj, për të mos u zgjatur ( futtur) ne detaje të tjera në këtë kontekst, do theksuar se njerëzit kyc qe ishin kundër fronit të përbashkët clirimtar dhe patriotik në mes shqiptarëve dhe kroatëve- kundër Serbise kriminale dhe gjakatare, ishin „qeveritaret (sundimtarët) demokrat“ të Tiranës dhe Prishtinës. Ibrahim Rugova dhe Sali Bërisha.

Ndërkaq, Bujar Bukoshi dhe ish qeveria e tij në ekzil, kishin ngritur fondacione të ndryshme shtetërore ose qeveritare ( si 3 %  etj.) në ekzil.

Gjithashtu thuhet se pos refuzimit të inisiativës së lartëpërmendur të shtetit dhe kombit mik të Kroacisë, „institucionalistët demokrat“ të LDK-së, asokohe i kishin refuzuar në menyrë menyrë ultimative ose kategorike edhe zërat e njohur që kishin kërkuar zgjedhjen ose emrimin e Adem Demacit ose Ukshin Hotit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës etj.

Ndonëse, Dr. Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij, e përbuzen dhe injoruan me cinizëm dhe një arrogancë të hetueshme prepotente dhe tepër infantile e skandaloze, edhe pjesëmarrjen e Akademik Mark Krasniqit në Konferencën ndërkombtare të Rambujesë në Francë (1999), apo të ndonjë akademiku ose intelektuali tjetër shqiptar të religjionit kristian. Por, ky gjest arrogant dhe tepër cinikë e injorant i Ibrahim Rugovës & Company, vazhdimisht heshtët ose mbulohet me hi e pluhur „institucional e demokratik“ të lagjës ose partisë politike të Faraonit Rugova! Nejse.
Në luftë, politikë të lartë dhe diciplomaci, nganjëherë vendosin orët, minutat, sekondat. Sikur të ishte oranuar dhe zbatuar oferta dhe strategjia e lartëpërmendur ushtarake (luftarake) dhe politike e Dr. Franjo Tuxhmanit dhe Qeverisë së Kroacisë: Kosova dhe shqiptarët, sot do ishin ndofta dikund tjetër….Në Nato, UE-s etj. Kush e di!?
Sëpakut jo aty ju janë: Në „zonën e gjelbërt“ muslimane ose islamike të „Kalifatit të Madh“ të Turqisë së Rexhep Taip Erdoganit! Si muslimanët boshnjak të Bosnjes dhe Sanxhakut.
ASH

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen