Xhenc Bezhi- Cikël poetik

Këndi poetik, Rrezore | Xhenc Bezhi | 29.12.19 | 09:37

CIKEL POETIK – Xhenc Bezhi

E R A

Herë porsi puhizë,
e herë si murrla,
tinëzisht rrëshqet,
askush pa e pa.

Ku ma e rreptë
e ku ma e lehtë,
merr çka të gjejë
e zhduket në det.

Kujt i merr tjegullat,
kujt i heq ngjyrën,
kujt me të zezë
i njollosë fytyrën.

Merr prorë diçka
sa herë vjen në derë,
merr prej kujt gjoksin
ia ven ai me nder.

Shiu në kollomoç
dikujt i ra këte verë,
ndërtue ka me t’shpejtë
një mulli me erë.

NJË LINDJE E RE

Në mes territ e dritës,
dritëcunguem.

Në mes parajsës e ferrit,
gjatë të gjykuem.

Në mes dy lumejëve,
për stom përplasë,
të lagun e të palamë.

Në mes dy stolave
në gjujë si të ngujuem.

Në mes Përendimit e Lindjes
marrëzisht të flijuem.

URA E SHEJTË

Rreth vendit
dhe Urës së Shejtë
fshihen e sillen
vërdallë.

Djajtë e Stenës
turbullojnë rrjedhën
e Drinit të Bardhë

Nga gjijtë e shterrun
të nusës së re
qumështi nuk skadoi kurrë.

Rob e zanë në besë
e strukë në mur
si një gur,
mbi supe mbanë një urë
të shejtë.

BEKIM FEHMIUT

Katallanët në shpellë,
sirenat në det
– të hutuen;

rrugën e kthimit
ta mbyllën,
barkën ta hepuen.

Odise i ri,
një pyetje mbeti varë:

Sytë e tu plotë jetë,
sytë e tu prush,
i ke mbyllë vetë,
a t’i mbylli kush?

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Xhenc Bezhi

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen