Ishulli i emocioneve

Analiza & Komente | Xhenc Bezhi | 19.03.20 | 20:11

ISHULLI I EMOCIONEVE

Nga Xhenc Bezhi

Njëherë në një kohë në një ishull të bukur kishin jetue të gjitha ndjenjat së bashku e në harmoni: humori, lumtunia, krenaria, pasunina, trishtimi dhe vetmia. Me një fjalë të gjitha cilësitë që përmban një person. Sigurisht edhe dashunia ishte atje.
Një ditë mesazhi ogurzi se ishulli ishte në rrezik dhe se do të fundosej në oqean brenda një kohe shumë të shkurtë habiti të gjithë. Ata të gjitha përgatiten anijet e tyre me u largue sa ma par prej ishulli. Vetëm dashunia, anija e të cilës nuk ishte e lundrueshme, donte të priste deri në momentin e fundit. Ajo ishte shumë e lidhun me ishullin.
Kur ishulli filloi të fundosej, dashuria u kërkoi ndihmë të tjerëve.
Pasunia ishte gati me lundrue me një anije shumë luksoze kur dashunia e pyeti:
– Pasuni, a mund të më merresh me vete?
– Jo, nuk mundem. Kam shumë ar, argjend dhe xhevahire në anijen time. Nuk kam vend për ty.
Mandej dashunia ju drejtue krenarisë që kalonte me një anije të madhe dhe të hartueme bukur.
– Krenari, të lutem, a mund të më marrësh me vete?
– Dashuni, më vjen keq po nuk mundem! – tha krenaria, – Çdo gja këtu asht e përsosun dhe ti mund ta damtosh anijen time të bukur.
Dashunia atëherë ju drejtue trishtimit;
-Trishtim, të lutem më merr me vete!
– Oh dashuni, – tha trishtimi. – Unë jam aq i trishtuem saqë dua të qëndroj vetëm.
Kënaqësia ishte aq me humor të mirë saqë as që e dëgjoj thirrjen e dashunisë.
Papritmas një zë bërtiti:
– Dashuni, eja me mua!
Dashunia ishte aq mirënjohëse dhe aq e lumtun saqë harroi plotësisht të pyeste kush ishte shpëtimtari i saj.
Ma vonë, dashunia pyeti dijen;
– Dije, a mund të më thuash kush ishte ajo që më ndihmoi?
– Po, sigurisht, – u përgjigj dija, – ajo ishte koha.
– Koha? – E pyeti dashnia me habi. – Pse më ndihmoi koha?
Dhe dija u përgjigj:
– Sepse vetëm koha e di se sa e rëndësishme asht dashunia në jetë.

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen