Prapë kthehemi në atdhe, atje ku kemi lindë eshtrat do ti pushojmë

Diaspora | Dedë Preqi | 15.05.12 | 20:31

Pasardhësit e tij, Adonisi dhe Svenja së bashku me nënën e tyre Donikën, nuk duhet ti humbin shpresat, por dhëmbja e pikëllimi  janë të pa  durueshme dhe po ua trembin  ardhmërinë.

Si do që të jetë, vdekjen mërgimtarët e kuptojnë më vështirë, sepse largë atdheut ka të tjera procedura, të cilat nënkuptojnë jo vetëm  vdekjen, por edhe vuajtjen nga obligimet tjera. Dikujna me siguri i shkon mendja, atje ku jeton, largë vendit, atje mund të vdes, por pse atje të mos varroset, kur e lejon edhe ligji i atij shteti.

Ashtu edhe Donikës i shkoi mendja që burri i saj të varroset në Zvicërr, arsyja se mund ta vizitojë më shpesh me fëmitë e saj, por duke studiuar më shumë, edhe pse kjo vdekje ia rëndoi shpirtin, nuk vendosi ta bëjë një gjë të tillë, sepse Arbeni e deshti shumë vendlindjen dhe Kosovën, atëherë edhe eshtrat e tij vetëm aty do të pushojnë.

Njerëzit, nga gjitha anët e Zvicrres vinin për ngushëllime dhe e pamja zgjati tri ditë,pasi që rasti ndodhi nga mesi i javës dhe e shtunja e e dila ishin ditë pushimi, me ç’rast nuk punohej për rregullimin e dokumenteve për udhëtimin e kufomës. Ishte mëngjesi i së martës ,përveq bashkëshortës Donika,prindërve,e vëllezërve të ndjerit, erdhën edhe shumë miqë e shokë për Kosovë, që ta përcjellin kufomën.

Në aeroportin e Prishtinës „Adem Jashari“,kishin dalë të afërmit e të ndjerit me makinat e tyre për ti bartur udhëtarët që e shoqëronin kufomën, ashtu edhe makina e kompanisë për kufoma,e quajtur „Mimoza“nga Gjakova.

Kolona e automjetëve të cilave u printe kufoma ishte koxho e gjatë,kur pa pritmas, aty në mes të rrugës një ngasës i një automjeti tjetër me një shpejtësi hyri në mes të kolonës dhe për një fije floku shpëtoi pa u takuar me  automjetin e kolonës. Nga moskujdesja e njerëzve të tillë,  mund të shkakëtojnë tragjedi të tjera dhe me pasoja të dyfishta njerëzore. Posa u afruan hyrjes së shtëpisë, ishin  tubuar shumë njerëz, që kishin ardhë për ngushëllime,të cilët nuk mund të ndalnin gufimin e lotëve, nga dhëmbja për humbjen e Arbenit, i cili nuk është i  vetëm, por nga mërgimi  vijnë edhe shumë të tjerë, të rinj e të vjetër, për të pushuar eshtrat e tyre në Kosovë.

Dikur në orët e pasditës ishte organizuar ceremonia e varrimit, me ç’rast karvani i njerëzve nuk ndalej me qindra metra, për ta përcjellë kufomën në stacionine tij të fundit. Edhe prifti ia dha lamtumirën e fundit, i cili përveq uratës i tha edhe disa fjalë. Vëllezër e motra, vdekja ndodh në çdo vend të botës, edhe pse kjo është një vdekje e dhimbshme dhe e pikëlluar,ajo e ka kuptimin  e vet, dhe pa vdekje as jeta nuk kishte me pasë kuptim, ishin fjalët e tija.

Pas ceremonisë së varrimit shtrohet dreka,sipas traditës kush ka dëshirë mund të drekojë në shtëpinë familjare e të ndjerit. Të nesërmën erdhën edhe plot njerëz për ngushëllime,dhe në salonin e gjatë familjar njerëzit hynin e dilnin pa ndërpre, duke shprehë ngushëllimet e tyre, veqenarisht babës së të ndjerit, që mundohej të mbahej i fortë, i cili shpesh herë përsëriste, pse zoti nuk më thirri  mua, në këtë moshë të shtyer,por e kaloi radhën, duke e marrë djalin e ri.

Nga njëherë në salon mbretëronte heshtja, e shpesh herë  njerëzve u kalohej fjala të flisnin, edhe pse në këto raste është vështirë me gjetë fjalë ,vetëm ai i cili ishte  i vjetër dhe ka përvojë mund ta thyente këtë heshtje. Një ndër folësit tha, mos mërziteni burra, se ka raste edhe më të rënda, sidomos nga lufta e fundit në Kosovë,që ka shumë familje që e kanë mëshelë derën,të cilët janë asgjësuar nga armiku shekullor, ndërsa Arbeni ka lënë dy lule si molla, të cilët po rritën përditë e më shumë. Ndërsa, disa folës të tjerë e kishin brengën politike, të cilët në kohën e drekës ia futëshin gullashit dhe debatonin për politikë. Njëri me plotë të drejtë tha, kjo qeveri ka shumë defekte,e cila nuk ka fuqi ta ndihmojë popullatën ta zbusë krizën ekonomike dhe sociale, dhe rinija mund të shpërndahet duke kërkuar tjetër vend, për të siguruar ekzistencën e saj. Prandaj, shumica e të rinjve që jetojnë në botën e jashtme, as që e shohin ndonjë përspektivë, se një ditë do të kthehen me vullnet në atdheun e tyre.

Askush nuk mund të lirohet nga pikëllimet e përditshme, apo të vuaj në vend të tjetrit,por sipas shumë dëshmitarëve të cilët punojnë në aeroporte, si edhe në aeroportin e Prishtinës, pothuaj se për çdo ditë aeroplanët e udhëtarëve që vijnë nga vendet e ndryshme të botës,sidomos nga vendet  perëndimore, vijnë me nga një e më shumë kufoma, që do të thotë, mërgimi këtë popull po e gëlltitë ditë përditë.

Sëcila situatë mvaret nga rrethanat dhe uniteti i saj, që ekziston vetëm një „përgjigje“e drejtë se,kah do që shkojmë e veprojmë, prapë kthehemi në atdhe, atje ku kemi lind dhe eshtrat aty do ti pushojmë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen