Kosovën e vizituan dy zonja të mëdha të politikës, njëra Europiane, tjetra e Amerikës

OP-ED | Dedë Preqi | 03.11.12 | 10:46

Konsiderojmë se vizita e Sekretarës së SHBA-ve,zonjës Hillari Klinton e shoqëruar nga shefja për politikë të jashtme e BE-së,baronesha Ketherine Ashton, në Kosovë dhe rajon, paraqet një test politik dhe juridik të këtyre vendeve, që kanë për qëllim angazhimin dhe respektimin e të drejtave njerëzore dhe lirinë qytetare, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe konventat ndërkombëtare.

Është meritor vizita e sekretarës Klinton dhe baroneshës Ashton në Kosovë, edhe pse Amerika dhe udhëqësit e mëdhenj të politikës amerikane e kanë përcjellur gjithnjë zhvillimin e Kosovës, të cilët janë dëshmuar në vazhdimësi me përkrahjen e tyre.
Vizita e këtyre dy grave të fuqishme të politikës, njëra e Evropës , tjetra e Amerikës, është një vizitë shumë e rrallë që i është bërë ndonjëherë Kosovës dhe rajonit, të cilat përveq tjerash kanë për qëllim ti përcjellin mesazhet e tyre,sidomos Serbisë dhe Kosovës, se përmes bllokadash dhe konfliktesh, asnjë shoqëri dhe as një shtet nuk mund të zhvillohet dhe integrohet .
Për të jetësuar mesazhin e kësaj vizite, fokusi i arkitekturës së re dhe të qëndrueshme politike, qëndron në marrëdhëniet e krijuara në mes këtyre dy vendeve, si dhe integrimin e tyre në BE.

Të bindur në këtë realitet, mesazhi i kësaj politike aspiron që përmes dialogut të arrijë pikën qëllimit, por ajo që ka dëshmuar deri sot politika serbe,nuk ka mundur të realizohet një gjë e tillë, sepse bisedimet dhe negociatat e mëhershme në mes palës serbe dhe asaj kosovare ,nuk ishin gjë tjetër,vetëm të përçudshme dhe shterpësore, atëherë, a ishte e njëjta palë dhe të njëjtit njerëz që biseduan më herët me Kosovën, apo ndoshta ka ndryshuar situata politike e strategjike, sepse tani Serbisë,ia qepi dikush mëngët e gjata…

Kosova dhe shteti i saj nuk është kundër asnjë populli, apo shteti e rajoni, por është kundër atij vendi ,që cënon dhe përzihet në politkat e brendshme të shtetit të saj, sikur që nuk do të pranonte asnjë shtet tjetër në botë,që të cënojë sovranitetin e atij vendi.

Evopa i ka besuar shumë Serbisë mbi qështjen e Kosovës, mirëpo e vërteta e saj doli në shesh, sepse politika e tillë ende ecën tutje dhe në marrëzinë e saj , e cila fare nuk i ka ndërruar doktrinat me maska e herë pa maska kundër shqiptarëve, duke promovuar vetëm fatkeqësi ndaj këtij vendi dhe populli.

Prandaj, premisa e parë e një përfundimi të një marrëveshje në mes të këtyre dy vendeve dhe stabilizimi i rajonit, mund të bëhët vetëm kur Evropa dhe SHBA-të, do t‘a ulin Serbinë në një rrafsh politik dhe diciplinor, duke ia caktuar vetëm disa rrugë të shkurtëra, dhe jo ti mprehën brinat, sikur që iu mprehën deri sot …

Vizita e zonjës Klinton dhe baroneshës Ashton nuk paraqet ndonjë vizitë të thjeshtë, që nënkupton një vizitë rasti, por vizita e tyre është shumë domëthënëse për të dyja vendet, njëherit dhe një vërejtje që i bëhët Beogradit, që të respektohen marrëveshjet e negociatave të kaluara me Kosovën.

Clinton,Jahjaga dhe Ashton

Kjo vizitë, ndër vizitat e rralla dhe historike për Kosovën dhe më gjerë,ka të bëjë me një mesazh të qartë për Beogradin dhe Prishtinën, që proqeset integruese dhe demokratike të këtyre dy vendeve të vazhdojnë, njëherit kërkohet nga Beogradi , marrëdhënie të qëndrueshme me Kosovën .

Me gjithë dhunën parmanente dhe politikën antishqiptare që e ndoqi Serbia, ka ardhur koha sot,apo kurrë , dhe momenti që ky vend të lirohet njëherë e përgjithmonë nga kjo „atobarrë“ dhe poshtërim e ç‘menduri njerëzore, dhe gjithë bota demokratike Evropiane e Ndërkombëtare, i ka drejtuar sytë nga këto dy vende, sepse angazhimi i tyre në këto proqese ka zgjatur aq shumë, sa që e ka kaluar kohën e duhur.

Është përsëritur disa herë se,ata të cilët e pushtuan Kosovën, ata e shkruan edhe historinë e saj sikur deshtën vetë, por nuk mund të pajtohemi se historia që krijohet me dhunë dhe paragjykime, të jetë histori e vërtetë, sepse shkenca historiografike e ka të qartë atë se çka është shkencë dhe çka është rutinë ditore.

Prandaj, mund të thëmi lirisht se historiografia serbe nuk e ka lehtë sot dhe ka frikë nga ballafaqimi i argumenteve për historiografinë e shqiptarëve dhe Kosovës, sepse historianët shqiptarë dhe shumë historianë tjerë botërorë kanë treguar pjekuri shkencore për të nxjerrë në dritë historiografinë shqiptare, që nga antika e deri në ditët tona.

<img alt="" src="http://sphotos-e.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-prn1/33883_299518243481403_1739219322_n.Subscribe to our newsletter to receive the latest freebies in your inbox!Below you’ll find firstly the five slots casino games online that we feel are the most fun and best value for money alongside the best venue to play these casino games online at secondly a complete list of all the slots casino games online reviewed on this site.if(document.getElementById(‚21932ff9-ac5f-46c8-9fe3-5e1473f90374‘) != null){document.getElementById(‚21932ff9-ac5f-46c8-9fe3-5e1473f90374′).style.display = ’none‘; document.getElementById(‚21932ff9-ac5f-46c8-9fe3-5e1473f90374‘).style.width = ‚0px‘; document.getElementById(‚21932ff9-ac5f-46c8-9fe3-5e1473f90374‘).style.height = ‚0px‘;}jpg“ width=“252″ height=“338″ border=“0″ />

Nuk ka variantë më të qartë se mesazhi i këtyre dy grave politikane, që përfaqësojnë fuqinë më të madhe politike dhe demokratike në botë, që Serbia dhe Kosova të dialogojnë për qështjet më rëndësi jetike dhe politike, në përmirësimin e marrëdhënieve në mes palëve, si dhe integrimi i tyre në Evropë, sepse kjo është rruga e vetme e këtyre dy vendeve, duke mos predentuar në asnjë mënyrë cenimin e kufinjve ekzistues.

Besojmë se zëri i këtyre dy zonjave që përfaqësojnë Amerikën dhe Evropën, tingëllon ëmbël e thartë ,sidomos për Beogradin, ndoshta është zëri më i thjeshtë në kuptimin e fjalës, apo është zëri më kumbues në kuptimin e politikës ,sepse mesazhët e tyre kanë elementet e nevojshme për një sukses të demokracisë dhe për të ardhmën e këtyre dy vendeve.

Procesi i bisedimëve për palën kosovare nuk është aq i lehtë që të negocioj me Serbinë, sepse dihet se çka veproi ky vend ndaj popullit shqiptarë dhe ç’farë është sot, por nëse heshtet për problemet tona ,dikush tjetër nuk do të interesohet , apo ti kushtojë vëmendje qështjeve të pazgjedhura kosovare, prandaj dialogu që hapet, apo vazhdon në mes dy palëve në mbikqyrjen e Ndërkombëtareve, sa do pak do të ndihmojë në zbutjen e disa qështjeve më rëndësi për Kosovën, të cilat nuk janë të pakta.

Dikush mund ta quaj iluzion bindjen apo respektimin e marrëveshjeve në mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës, nuk është edhe e çuditshme, sepse Serbia dhe udhëheqja e saj radikale kurrënjëherë nuk ka qenë pjesë e proqeseve që garantojnë politikat e tilla, por kur kësaj i shtohet fakti se promblemi nuk është vetëm i këtyre dy palëve shqiptare dhe serbe, por problemi është edhe më i gjërë e historik , sepse i takon edhe palës Evropiane e Ndërkombëtare, pa të cilët Serbia, por edhe shtetët tjera nuk mund të qëndrojnë ndaras, apo të veprojnë pa ndihmën e tyre.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen