Pushtetarët e brishtë me pasoja të dyfishtë

OP-ED | Dedë Preqi | 01.10.15 | 23:27

Dedë Preqi

Për çdo ditë populli pret  nga ju, sepse u bëtë pushtetarë me votën e vetë popullit, për të zgjidhë problemet dhe hallët e tyre, prandaj populli nuk mund  t’u nënshtrohet tekëve të juaja politike dhe grupeve që kanë koncepte me përshtypjen se populli  duhet të bëhët lodër pushtetare, duke hequr dorë nga liria dhe dinjiteti i tyre dhe të shëndërrohen në formën e një robi, sepse edhe nëse është regjur në natyrën e tillë, sot nuk e meriton këtë epitet nga njerëzit e vet. Reagimet e njerëzve nëpër qytete dhe pjesë rurale të vendit, duhej të na dukeshin edhe më të shumta, me komplekset e tyre nga kushtet e dobëta, të cilat çfaqën përmes formave të ndryshme, ku njerëzit janë të konfrontuar me jetën sociale dhe ekonomike.

Është e vërtetë se vetëm disa njerëz janë të aftë të arrijnë një standard të lartë me kushte të mira të jetës, por shembulli  i juaj si pushtetarë është jo i rastësishëm,  standardet që keni arritë janë fryte të djersës së popullit, që i keni përvetësuar brenda një kohe të shkurtër. Por, një mendimtar thotë, ata të cilët pasurohen pa djersën e vet, ata shpejt e harrojnë dinjitetin njerëzor dhe mund të bëhën jo më shumë se një kafshë grabitëse.

Nuk është koha që këtë gjendje të përkeqësuar politike dhe ekonomike,  ta quajmë si një  „Ekzistencë provizore“, kur pasardhësit  tanë të rinj nuk dinë shumë se çka zhvillohet  në vend, të cilët presin kushte më të mira të rritës, të shkollimit, të punësimit dhe mirëqenjes së tyre. Ose njerëzit e pa punë, ekzistenca e tyre bëhët e përkohshme dhe monutone, të cilët nuk mund të synojë ndonjë qëllim të caktuar, për të jetuar në një të ardhme më të mirë, kur janë mundësitë të parashikohet diçka  pozitive. Dhe populli nga vështirsitë e veta orvatët për të jetuar më mirë, dhe nganjëherë e humbë toruan e vet, duke e marrë jetën jo seroizisht e përbuzin atë, si diçka pa rrjedhim, të cilët preferojnë ti mbyllin sytë dhe  ikin nga vendi i vet, duke marrë në sy vendet e ndryshme të perëndimit dhe botës.

Prandaj, ku është shpëtimi në këto momente të vështira të ekzistencës së vet, dhe pse nganjëherë ky popull duhet të nxisë mendjen e tij për të bërë një gjë më të mirë, se duke u larguar nga trolli i vet,  ndërsa  dikush ka të drejtë të thotë, ju tani e keni  shtetin  t’uaj, e keni vendin e lirë, pse nuk punoni dhe nuk krijoni kushte të mira të jetës. Pse nuk e ktheni  jetën në një fitore të përgjithshme, sikur që e bëjnë shumica e njerzve të botës demokratike, duke i dhënë forcë qëllimëve dhe synimëve t’uaja, për të ardhmën  edhe  gjeneratave të reja.

Pushtetarët e mirë, apo të kqinj rrjedhin nga vetë populli, i cili duhet të vetëdijësohet në zgjedhjet e tyre, nëse kjo krizë vjen prej  pushtetarëve të korruptuar, atëherë dëshprimin dhe fitoren e shpresës e ka populli në duart e veta,  përmes votës së lirë në zgjedhjet e mundshme dhe më të reja. Në qoftëse populli i humb shpresat dhe besimin për ardhmërinë e tij, ai nuk duhet të humbë qëndrimin shpirtëror, duke e mos lënë vetën të rrënohet dhe të bëhët subjekt, apo objekt i shkatërrimit shpirtëror dhe fizik, ndaj njerëzve të nivelit të ultë njerëzor, të cilët e kanë pushtetin përkohësisht në dorë, me shpresë se një ditë,  shtetin e Kosovës do ta udhëheqin gjeneratat e reja intelektuale dhe përparimtare.

Populli ka të drejtë të kuptojë dhe dëshiron të dijë se, kur do të lirohen nga këto vuajtje dhe kur do  t’u vijë fundi i tyre?

Së pari, besimi i vetë popullit për ardhmërinë e vet nuk duhet të paralizohet dhe për të rënë viktimë e atyre, që nuk e dëshirojnë këtë vend të lirë e të çetë, nuk e dëshirojnë këtë vend të zhvilluar dhe të avansuar me vendet tjera të stadarteve demokratike. Ne duhet ta mësonim vetëvetën nga prevojat e hidhura historike, dhe përgjigja e jonë duhet të përbëhet nga thelbi i veprimëve tona me sjellje të drejta, e jo me biseda dhe meditime, të cilat nuk na shpiejnë kurrë te qëllimet tona. Për këtë, është e nevojshme të ballafaqohemi me situatat e natyrave të ndryshme momentale, duke menduar të mbajmë edhe momentet e ligësisë, për të nxitë përpjekjet tona për të shpëtuar  nga këto fortuna të kohës, të cilat në këtë rast i kemi shkakëtuar vetë, si shoqëri e re në një shtet të ri.

Në shtetin e Kosovës, ekzistojnë  dy faktor kryesor, që e pengojnë zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të ri në Ballkanin perëndimor. Faktori i jashtëm, i cili ka prevojë shekullore, është Serbia, e cila i shfrytëzon edhe sot zbrazësirat tona politike dhe strategjike, për ta ngadalësuar çdo çështje që pritej të shkon në favor të Kosovës dhe ndikimi i saj në këto relacione, e ka vënë shpeshherë këtë vend në sprova të ndryshme dhe në qarqet ndërkombëtare. Ndikimi i sjelljes jo fqinjësore dhe ironitare nga ana e  Serbisë ndaj Kosovës edhe pas çlirimit tä saj,  ishte po aq negative, sa ndikoj edhe zbehu njohjen e Kosovës, nga shumë vende të botës, por shembulli i shtetit të ri demokratik, ndikojë më shumë dhe fuqishëm nga vendet më të forta dhe më të fuqishme të botës, duke e njohur shtetësinë e saj.

Faktori Serbi, ndikon edhe në pjesën veriore të Kosovës, që është e banuar me shumicë serbe, të cilët marrin të gjitha predikimet dhe këshillat nga Beogradi, madje edhe shpresat e këtij populli mvaren nga politika e mitëve të qelbura  serbe, duke mos heqë dorë nga e kaluara, si një epidemi shekullore serbe, pa menduar se e ardhmja e tyre duhet të jetë Kosova dhe jo Serbia. Ura mbi lumin Ibër, nuk duhet të simbolizon ndarje, por bashkim në mes popujve ekzistues të vendit, ndërsa popullata serbe e këtij vendi këtë urë e ka bërë një „mollë sherri“, ku tani e quan edhe park të paqës, që në realitet ky park është simboli i dhëmbjes në mes dy popujve të një vendi.

Serbia akoma i fshehë edhe 17oo kufoma të shqiptarëve, të cilët i vrau, i masakroi dhe i muar nga trojet e veta, që i solli me veti në Serbi dhe gjetiu, për ti humbur gjurmët e krimit, por për këtë është fajtore edhe Bashkësia Ndërkombëtare dhe ajo Europiane, të cilat nuk u treguan aq të përkushtuara, që Serbinë duhej shtrënguar dhe kushtëzuar për këto teke të saj, që janë sjellje jo humane dhe procese të dhimbshme për familjet e atyre që i presin afro 16 vite kufomat e të afërmëve të vet. Serbia ka mëkate të panumërta dhe të trishtuara, që nuk do ta lënë të çetë tërë kohën dhe të cilat nuk do ta falin për jetë, edhe se kjo nuk i zbutë  qëndrimet e veta kryeneqe,  që  një ditë t’u kërkojë falje gjitha atyre vendeve dhe njerëzve që u shkakëtojë  me lufta dhe dëme në njerëz e materiale, duke filluar që nga Kroacia, Bosna dhe Kosova. Europa mund të bëjë një gabim të pa zavendësueshëm, nëse Serbinë do ta fusë në gjirin e vet, pa e marrë seriozisht domethënjën e saj në familjen Evropiane.

Faktori  tjetër që ndikon në ngecjen e Kosovës mbrapa, është edhe faktori i brendshëm kosovar, gjegjësisht i një qeverisje të dobët, e cila ka shfrytëzuar pamëshirshëm dhe ndjeshëm djersën e popullit, nga pushtetarët e korruptuar, të cilët fishkëllohen përditë nga populli i Kosovës, pse jo edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Një pjesë tjetër që ka ndikuar në imazhin e keq të këtij vendi, është edhe ekstremizmi fetar, i cili i ka dhënë Kosovës një kahe të tjetër, apo një kuptimi të pashpjegueshëm, kur ky vend ka qenë ndër vendet e një kulture fetare me tolerancë të lakmueshme. Prandaj, ne duhet të përpiqëshim ti përmirësojmë këto gabime dhe ti bindim njerëzit tanë që të luftojnë për ta çliruar vendin e vet nga okupatori shekullor, por jo edhe ti bashkangjitëmi një karvani ekstremist fetar, që po e shkatërron botën me krimet e saj barbare me njerëzit e pafajshëm.

Një faktor tjetër që po ndikon ashpër në ngecjen e Kosovës mbrapa, është edhe faktori partiak dhe politika e brishtë e tyre, e cila po hapë plagë të reja në shoqërinë kosovare dhe qeverisjen e vendit. Zhgënjimi, që populli nuk e priti, sidomos pas Pavarësisë së vendit, është eksperienca e dobët, të cilën populli nuk mund e kalon lehtë, duke u përballur përditë e më shumë me kushtet e dobëta sociale dhe ekonomike. Dhe për popullin është pakëz vështirë të kuptojë kohën në të cilën jemi, kur duke shikuar para,  i duket se po përjeton një ëndërr të keqe, duke pritë se një ditë këto ëndërra do të shdërrohen në ato të mira.

Kur Kosova, do të bëhët shtet nën kontrollin e vet?

Partitë të cilat e kanë pushtetin e tyre sot, duhet të prijnë me një kahe dhe sy tjetër politik, duke i dhënë rëndësi kërkesave dhe normave të jetës qytetare, njëherazi duke fituar dhe besimin qytetarë në udhëheqjen e mëtutjeshme të vendit, si një vend bashkëhorë, i sigurtë dhe në përputhje të plotë me normat e standartëve njerëzore në një shoqëri demokratike. Në qullin politik të agjendës kosovare, nuk lakmohet  gjendja e tillë, sepse kjo dozë politike nuk i ngjallë shpresat e popullit, duke parë përditë një kacafytje në mes poezitës dhe opozitës, të cilët dorën në zemër, një kategori e tyre më shumë u rrah damari me rrëmbim dhe pulsi i brendshën ndërpartiak, se sa që kanë ndonjë vizion politik në të mirën e popullit dhe vendit. Dhe tjetra, ata që i kanë zënë kollltuqët e mira në pushtet, të cilët, siq thuhet  se i kishin kryer kurset vetëm shkrim-lexim, ata duhet ti lirojnë ato vende, sepse presin intelektualët e rinj, që doktoraturat  e tyre janë të pranuara  edhe në vendet më më ndikim të kulturave dhe fuqive të botës.

Partitë politike në Kosovë, duhet të jenë shembull që shpjegojnë dhe praktikojnë vizionet e së nesërmes së vendit, duke krijuar kushte të përshtatshme për punësimin e gjeneratave të reja, por jo edhe të ngulisin urrejtjen ndërpartiake, duke marrë  kahe tjetër, duke e mbjellë këtë fare te pakëndshme  te brezat e rinj, të cilët e marrin këtë ngarkim nga kjo kore e demoduar partiake dhe komplekse. Duhet ti shfrytëzojmë të gjitha të drejtat kushtetuese deri në fund, por jo edhe atë të fundit, ta vëjmë në rend të parë, apo të aludojmë diçka që është më e çoroditshme. Shtetin tonë nuk mund ta paramendojmë si shtet demokratik dhe të sigurtë, me gjuajtje gurësh, me thymje xhamash, me shkatërrimin e trotuarëve dhe as me gjuajtje vezësh, por as edhe me burgosjen e protestuesve, të cilat kërkojnë të drejtat e tyre, por shtetin tonë duhet ta ndërtojmë me paqë dhe dinjitet, me punë dhe prosperitet.

Shtetin tonë nuk mund ta mbajmë me propaganda të zhvillimit dhe ndërtimit, të cilat janë në realitet vetëm ëndërra, por shtetin tonë nuk mund ta mbajmë të gjallë edhe në saje të Amerikës e Gjermanisë, apo vendeve tjera mike, sepse ata na nxjerrën njëherë prej situate, tani i kemi kushtet tona, që Kosovën ta mbajmë në duart tona, që të kujdesëmi me përkushtim të madh, që ky zog mos të na shpëtojë nga dora. Dhe këta faktor nuk transformohën vetëvetiu, natyrshëm dhe spontanisht ndodhin me vetëjësimin e popullit, duke lënë anash rrethanat partiake dhe klanore, dhe si të tilla të korpërohen  kushtet e  përshtatshme për të mirën e këtij vendi dhe populli, i cili nuk e dinë se kur do të pushojë,  por  gjithmonë në rrezistencë dhe motivin për liri  dhe të drejtat e veta.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen