Ali Asllani po përseritet…!
Histori & Fakte, Këndi poetik | Zef Prenka | 04.10.15 | 22:07
HAKERRIM
Qe nga Korca gjer te Shkodra mbreteron nje erresire
Neper fusha, neper kodra, vershellin nje egersire!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’e cast,
Per cakallin, nat’e erret eshte ras’e deli ras’!
Hani, pini e rrembeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
Te pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrembeni, mbushni arka, mbushni xhepe
Gjersa populli bujar t’ju pergjigjet: peqe, lepe!
Ai rron per zotrin tuaj, pun’e tia, djers’e ballit,
Esht’ kafshit per gojen tuaj. Rrofte goja e cakallit!
Shyqyr zotit, s’ka me mire, lumturi dhe bukuri,
Dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini e rrembeni, eshte kohe e cakejvet,
Hani, pini e rrembeni, eshte bot’ e maskarenjvet!
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith‘ aksione monopole,
Ekselenca dhe shkelqesa, tutti quanti come vuole!
Nenshkrim’ I zotris suaj neper banka vlen milon,
Ju shkelqen ne kraharuar dekorata ‘Grand Cordon’
Dhe kerkoni me ballhapur (!) komb I varfer t’ju therres
Gjith’me emrin tingellonjes: Ekselenca e Shkelqes’
Dhe te quheni perhera luftetar’ e patriot’,
Ne ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Cordon I zotris sate, qe ne gji te kan’ vendosur,
Esht’ peshtyma e gjakosur e atdheut te veremosur;
Dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
Esht’ trikembshi qe perdita varet kombi ne litar!
Dhe zotrote kurulldise, dic u bere e pandeh,
Kunder burrit te vertete ze e vjell e ze e leh!
E na tunde, na lekunde, neper salla shkon e shkunde,
Mbasi dora e armikut ty me shok’ te heq per hunde.
Rrofte miku yt i huaj, qe per dita los e qesh,
Te gradoi kater shkalle, pse I the dy fjal’ ne vesh!
Koha dridhet e perdridhet, do te vij’ dita qe do zgjidhet
Dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos qe jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e perdridhet, prej gradimit kater shkalle
Nuk do mbetet gje ne dore vecse vul’ e zez’ ne balle!
……………….
Dallavera neper zyra, dallavera ne pazar,
Dallavera me te huajt, dallavera me shqiptar’
Vetem vetem dallavera dhe ne dem te ketij vendi
Qe ju rriti, qe ju ngriti, qe ju ngopi, qe ju dendi!
Ne se kombi vete mbare, neser ju veproni ndryshe,
Dylli benet si ta duash, kukuvajk dhe dallandyshe
Kukuvajka gjith’ me lajka, neser silleni bujar,
Nene dore e nene maska, shkoni jepni nje kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me te tilla dallavera
Kukuvajka do pertypi zog e zoga si perhera
Ja , ja grushti do te bjeri permbi kryet e zuzarve,
KOHA ESHTE E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPTARVE!
Edhe ju te roberuar, rob ne dore te metalikut
Fshini sofrat e kujdo, puthni kemben e armikut!
Qe ta kesh armikun mik e pandehni mencuri
Mjafton berja pasanik, pasanik dhe bej i ri
Dhe u bete pasanike, me pallate, me vetura,
kurse burrat me fisnike japin shpirtin ne tortura.
Vendi qenka sofr’e qorrit, vlen per goje e per lefyte
Beni sikur vini vetullat, shoku shokut krreni syte…
Dhe per nje kerkoni pese, po me mir‘ njezet e pese
Le te rroje batakciu dhe i miri le te vdese!
Po nje dite qe nis e vreret do mbaroje me bubullime
Ky i sotmi, zer‘ i erret, benet vetetime
dhe i bije rrufeja pasuris‘ dhe kesi lloj
Nuk ju mbetet gje ne dore, vetem nje kafshite per goje.
A e dini qe fitimi brenda kater vjet mizor’
Nuk esht’yti, nuk esht’imi, eshte i kombit arberor,
Esht’ i syrit ne lot mekur, esht’ i vendit djegur pjekur.
Ju do thoni si te doni…po e drejta dermon hekur!
Komente