Evropa e intetesuar për bukuritë natyrore të Shqipërisë

Analiza & Komente | Zef Prenka | 05.03.17 | 09:23

Media italiane: Shqipëria, destinacioni i 2017-ës që nuk duhet humbur

Rrezore

Media italiane: Shqipëria, destinacioni i 2017-ës që nuk duhet humbur

Bukuritë natyrore dhe potencialet turistike të Shqipërisë po zënë vend gjithnjë e më shumë në mediumet ndërkombëtare.
Së fundmi është portali i njohur italian SiViaggia që e renditë Shqipërinë ndër destinacionet që nuk duhen humbur për këtë vit.

“Shqipëria është një vend në zhvillim, që ka rinovuar Infrastrukturën dhe strukturën akomoduese dhe padyshim konsiderohet si një destinacion turistik për vitin 2017”, shkruhet në këtë medium. Sipas SiViaggia, një gjë e tillë konfirmohet edhe nga drejtuesit e agjencive të ndryshme turistike italiane. “Ombretta Fresco, drejtuese e “Dreams Beach – La Playa del Sol”, por edhe “Geo Travel”, që e njohin mjaft mirë vendin, duke qenë se prej disa vitesh realizojnë ture të ndryshme turistike në Shqipëri, ku edhe në fund të muajit janar organizuan ture turistike 5 ditore.

“Ka disa vite që Shqipëria është një vend që po frekuentohet shumë nga turistët europianë. Së fundmi zonat bregdetare po popullohen kryesisht nga turistë gjermanë, britanikë, por edhe australianë e amerikanë”. Po çfarë po ndodh me turistët italianë? “ Edhe ky treg dalëngadalë po i drejtohet Shqipërisë, e cila ende vuan pasojat e paragjykimeve të vjetra. Shqipëria është një destinacion i duhur për ata turistë, të cilët janë kuriozë dhe të pasionuar pas aventurave dhe brigjeve të pashkelura.Janë ata turistë, të cilët zgjedhin të vizitojnë vende të largëta, por nuk dinë asgjë rreth Shqipërisë dhe bëhen kuriozë. Është një vend që tërheq më shumë turistët në grup ose individë”, shpjegojnë agjencitë turistike

Përveç, turizmit klasik arkeologjik, shkruan SiViaggia ka edhe forma të tjera që mund të eksplorohen siç është ekoturizmi/slow tourism në zonat malore, të përshtatshme për personat që janë ta pasionuar pas natyrës dhe ekskursioneve.

“ Oferta është përmirësuar, shpjegon Travel Guide, ka hotele me tre yje me cilësi të lartë në disa lokalitete antike, si Gjirokastra e Berati, megjithatë nuk mungojnë edhe hotelet e mira me 4 apo 5 yje, që janë ndërtime të reja”.

Ndërlidhja? Aeroporti i Tiranës është i vetmi nga ku mund të fluturoni, ndërsa me rrugë detare mund të lidheni me Ankonën, Barin, Brindizin e Triesten. Në vitet e fundit kanë ndërtuar edhe dy autostrada të shkëlqyera

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen