Portrete nga Mërgata: Zef Prenka -gjakovari që njeh e gjithë Mërgata Shqiptare

Diaspora | Agron Shabani | 19.12.17 | 22:36

Nga Agron Shabani,

Etosi‘ dhe ‚erosi‘ i njohur intelektual dhe patriotikë në vargjet ose shkrimet letrare ose publicistike të krijuesit dhe intelektualit të spikatur shqiptarë në mërgim, z. Zef Prenka…

( Në vija të trasha ose linja të përgjithshme)

Në vargjet ose shkrimet e preferuara letrare ose publicistike të poetit ose krijuesit të talentuar shqiptarë në Gjermani z.Zef Prenka, ndjehësh mirë, respektivisht i relaksuar dhe mrekulluar me bukuritë ose atraksionet e shumëta ataraktive dhe inkarnative të florës dhe faunës së njohur shqiptare. Me njerëz të mrekullueshëm, me një rini të shkëlqyer dhe tepër dinamike, më shumë shkolla të ndryshme dhe universitete, me teatro, librari, bibloteka, kulla të lashta, kështjella, pallate, faltore ose tempuj të ndryshëm të Zotit, shpirtit ose të kultit, rrugë të gurta ose t´mermerta, me banjo ose pishina të këndshme, me vassha ose femra të bukura, viskoze, sharmante, eksluzive dhe tepër ezotike të cilat si ’statuja‘ ose shtatore të gjalla dhe të shkëlqyera të përcjellin ose shoqërojnë si të thuash në të thuash në të gjitha ‚portat‘ ose hyrje-daljet e mundshme të jetës dhe kështu me radhë….Kosova të ngjanë në „Spartën“ ose „Itakën“ e njohur të Platonit, Homerit ose Aristotelit.

T´i duash kombin dhe atdheun me mençuri…

Se këndejmi, gjithënjë sipas konceptëve, përceptimeve dhe interpretimëve të mesipërme etike dhe metaestetike të z. Zef Prenka i cili njëkohësisht është edhe arsimtar i matematikës ose pedagog me profesion: Kur ju i doni dhe respektoni kombin dhe atdheun tuaj me përkushtim ose devocion të plotë optimal ose maksimal, ajo që ndodhë në të vërtetë tek ju, është se ju i shihni dhe i gjeni (zbuloni) tek populli (kombi) dhe atdheu juaj përkatës ose respektivë, ato virtytete, ideale ose cilësi të larta morale, shpirtërore, emocionale, intelektuale dhe patriotike të cilat për shkaqe të ndryshme objektive dhe subjektive, ju kanë munguar ose u mungojnë për çastin ose momentin. Mund të jetë qetësia dhe urtësia, kur jeni të shqetësuar, mund të jetë intelegjenca e brendshme shpirtërore dhe emocionale, kur jeni të mërzitur, indinjuar ose emocionuar, mund të jetë vetkontrolli ose vetëdisiplinimi, kur jeni të shpërqëndruar dhe indisponuar, mund të jenë elokuenca, disiplina e brendshme dhe urtësia e njohur sokratiane ose platonike, kur e keni gjuhën e lidhur ose të prangosur etj. etj.
Me fjalë tjera, në këtë narrativë (narracion), akribitetit dhe luciditet subtil dhe tepër sublim të intelektualit dhe patriot të lartëpërmendrur shqiptarë (Zef Prenka): në duhet të hyjmë ose të futëmi në marrëdhënie ose raporte të ndryshme shoqërore, familjare, bashkëshortore, interpersonale, profesionale, intelektuale ose patriotike në një mënyrë sa më pak „luftarake“, supersticioze, egocentrike ose krenare me njeri tjetrin. Respektivisht, mbi baza ligjore, morale dhe obligative ndaj njeri tjetrit. Mbase, duke e pranuar gjithëmonë faktin e njohur se ne nuk jemi të plotë ose komplet pa njeri tjetrin. Nuk të kundërten, bëhëmi të padurueshëm, të stuhishëm, mizanrop, filister, paranoidë, iracional, arrogant, shkatërrimtar ose histerikë për të tjerët dhe vetvetën tonë.
Në të kundërten, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të vetmuar në shkretëtirën dhe errësirën e madhe të mendjes (trurit), zemrës dhe shpirtit, na bën të padurushëm, kompleksivë, malicioz, infantil dhe patologjikë.
Do shtuar në fund se Zefi (Prenka) si matematicient me profesion, e mbështet tërësishtë maksimën ose formulën e njohur shkencore ose metodologjike sipas të së cilës, jo vetëm drejtshkrimin (bukurshkrimin), algjebrën ose aritmetikën, por ne kemi nevojë t´i mësojmë dhe ushtrojmë përditë edhe arsyen, ndërgjegjën, logjikën, metodikën, etikën, estetikën, sociologjinë, psikologjinë dhe disiplinat tjera shkencore ose humaniste për t´i njohur dhe kuptuar më mirë kurajon, guximin, vetkontrollin, lirinë, pavarësinë, identitetin, intimitetin, integritetin, spontanitetin, individualitetin dhe eksluzivitetin tonë në kuptimin e jetës si arti i lartë hyjnor ose universal dhe arti si filozofi. Në instancë të fundit, intelektualet dhe patriotët e ngritur dhe ekselent si Zef Prenka, me të njejtën hyjni (profeci), bukuri dhe dashuri që e duan Zotin, jetën, shpirtin dhe familjen e vet, i duan njerëzit, popullin (kombin) dhe atdheun e tyre përkatës ose respektivë.

ASH

Dhjetor 2017

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen