Anita Hoxha – Cikël poetik

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 02.05.15 | 21:34

Anita Hoxha

Thuam qe ishe enderr

Ne nje udhekryq te ndjeva cuditerisht
Ti ne supe me preke e ike pa u ndiere
Me floket e gjata e ate trup te brishte
Si dege qershize lulezuar ne pranvere

Une nje caste i teri ngriva kur te pashe
Por zemra fort me rrahu ate moment
Oh kjo eshte mrekulli me vete thashe
Une 18 te isha plot enderra adoleshent

Ti mes flladit ike e koken me se ktheve
Vec parfumi yte embel u perhap ne ere
Valle vertet ishe o syt sot mi genjeve
E koken pas e kthyen dhe djem te tjere

Dhe ti ate dite humbe ashtu si me magji
Por une n’udhkryqe dola dhe tjeter here
Me ore prisja te me shfaqeshe serish ti
Me aromen e parfumit perhapur ne ere

Kujteses ajo dite me mbeti kohe te gjate
Isha i lumtur o i trishtuar jo as vete se di
Ti endrrave m’shetisje e bukur dite e nate
Me aromen e parfumit mbetur si hajmali

 

Nese kthehesh vjeshtes tjeter

 

Nese kthehesh vjeshtes tjeter e mua sdo me gjesh me
Ti lote zemre derdh per nje tjeter per ditet harruar me te
Une s’kam kohe ty per te pritur te parku me gjethe rene
Kur mengjesi te kete zbritur e fshehur t’jet e bukura hene

Nese kthehesh vjeshtes tjeter ndoshta ne s’do takohemi
Si ne nje film bardhe e zi ne kujteses do t’ngaterrohemi
Pemet e zhveshura te ketij parku deshmitare kane mbetur
Do te njohin per se largu kujtimet tona ne to jane tretur

Nese kthehesh vjeshtes tjeter ti nen dritare jo mos ndalo
Kenge e zogjeve te rrug’e vjeter e tjeter gje jo mos kerko
Valle serish do te kthehesh a do m’kerkosh une s’di ta them
Nese kthesh vjeshtes tjeter une per ty jo s’do te jem

 

 

Ju miqeve te mi

 

Per ju miq vendosa une sot te shkruaj

Gjithe dashurine qe ne shpirt e mbaj

Ju familja ime kudo dhe ne dhe te huaj

Me ju probleme e te mirat une i ndaje

 

Per ju zemra s’reshti gezimesh pafund

Ju me endje agimeve me lexuat mua

Ndodhe qe vargu im zemren t’ju lekund

Por ju kurr s’me qortuat ndaj une ju dua

 

Per ju dashurise une i shkruajta cdo dite

Dhe ndarjes e tradhetise i kam shkruar

Dhe per lypesit e vegjel lutem te perendite

Dhe per t’gjithe qe dhimbjen kane provuar

 

Per zogjet shkruajta heret ne te gdhire

Dhe pranveres plote drite sa ka trokitur

E druajtur ne jeten tuaj hyra me deshire

Dhe mes jush gjeta muzen qiellit zbritur

 

Per ju mrekullisht ndjej t’gjitheve tju njoh

E me ju dorperdore vrapuar kam ne jete

Lumturohem vetem mire per ju te shohe

E shpirtin gezimesh dehur si i bukuri dete

 

Per ju miqt e mi ju dritare e shpirtit tim

Zoti me dhuroi boten ta shoh me syt tuaj

Gezimi, dhimbja e shpresa e vargut tim

Varg qe gjithe jetes ne zemer do ta ruaj

 

Per ju miqt e mi shkruaj e shkruaj perseri

Ju muza e limfa plot jete e vargjeve te mia

Ju qe dhurate mua me bete emrin artiste

Te bekuar qofshi te gjithe nga perendia

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen