Ndjesia ime, pra!

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 11.01.18 | 23:28

Ndjesia ime, pra!

Loti më trathtoj
Për heronjt e mi !
Eh, kur duhej të krenohësha
Azgania e tyre rrufe, armikun përplasi.

Ç‘ amanet, ore… ?!
Ku mbetën idealet, o kreshnikët e bacit!?
Një ua them; gjaku juaj
do shkelqejë si brilianti
Sa të ndezim zjarrin e atdhedashurisë, pra!

Mëkatar jemi, jo vetëm si intrigantë dhe meritor ferri!?
Ego-ja, brrylësia, trathtia e mëria „thesar“ na dukën.

Çapraz nuk duam…!?
Ngulitur thellë nën rrënjet
dardhnishtave nga oborri Zeusit…

Flini pra, pushoni, o t‘ lumt Ju!
Mos kërkoni të humburën as në Rozafatë!
Kështjellave po ua shtojmë nga një gurë të moçëm
Ly, me baltën e Butrintit
Trojet na i kërkojnë…
Po, po! .. se janë m’su zgërdëllim na bëjnë
Detin e malet duan t’i bashkojnë, e ne ku… ?!

Kopila … ?! Trashëgimtar…?!
Apo, dështak? Çfarë jemi, pra?!

Më mirë të ishim
në kopshtin e lirisë
qëndisur bojë alli
Si flamuri!?

Zef Prenka
Stuttgart
Dhjetor 2017.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen