Anomalia në mëlçi, shkak për rritjen e triglicerideve në gjak

Rrezore | admin | 18.10.10 | 19:18

Sipas studiuesve, shkaku për akumulimin e triglicerideve në gjak, në rastet kur nuk duket ndonjë arsye e qartë, duhet kërkuar te mëlçia, e në veçanti te një lloj sulfati, që ndodhet në shumë zona të organizmit, mes të cilave dhe në mëlçi. Kjo ka për “detyrë” mes të tjerash të lëvizë yndyrat nga gjaku dhe të favorizojë prodhimin e kolesterolit LDL.

Studiuesit amerikanë kanë provokuar te minjtë një mutacion të këtij sulfati të pranishëm në mëlçi dhe kanë parë se kjo dukuri ka favorizuar një përqendrim të lartë të triglicerideve në gjak.

“Më tepër se dyzetë gjene janë të përfshirë në prodhimin e këtij lloj sulfati dhe në këtë mënyrë hipnotizojmë se një mutacion apo anomali në një prej këtyre gjeneve është përgjegjës për defektin apo të akumulimit të triglicerideve në gjak”, ka shpjeguar përgjegjësi i eksperimentit, Jeffrey D. Esko që ka lajmëruar se do të kryhen studime të tjera më specifikë, për të kuptuar se cili gjen është përfshirë dhe si ndërhyn farmakologjikisht.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen