Derisa t’ju korrim, duke mbjelle liri…!

OP-ED | Zef Prenka | 02.11.16 | 21:02

Media e kapur!
Sa e njëtrajtshme është politika në Shqipëri! Padyshim është e veshtirë të jetohet në një shtet që të mohohet fjala e lirë dhe parimet baze të të drejtave të njeriut.
Të mjerë ata të punësuar që s’kanë shans të lëvizin në këmbim të një kothereje buke, as për të treguar dhunën që u serviret duke filluar nga ajo morale, psikologjike dhe fizike! Dhimbjet e këtyre vuajtjeve s’janë asgjë përpos dhimbjes së mosfjales për ta treguar atë. Ky është sistemi në Shqipëri, një sistem që të përvetëson përdhuni deri në vetëmohim të vetvetes apo në një nxjerrje buke më pak të ndershme se punëtorët e seksit.
Sepse fjala e lirë e mohuar është kthim mbrapa të paktën 100 vite, por puna në skllavëri, përbuzje dhe mosdinjitet të ul aq poshtë saqë më të lumtur do të të bente një asistencë papunësie!
Dallimi i anëve politike në Shqipëri është pothuajse 0. Kujtoj më 21 janar kur Fatos Mahmutaj, i plagosur nga një plumb qeveritar u ndalua të raportonte atë që i kishte ndodhur, për shkak të lidhjeve klienteliste qeveri-TV. Ndjej keqardhje për ne popullin e thjeshtë, që na serviren lojra teatrale dhe genjeshtra nga mengjesi ne darke. Politikanet e dy kraheve janë me të njëjtë se kurrë!
Ndjekin te njejten politike trushperlarjeje, media totalisht te kapura prej tyre, që kanë per detyrë te desinformojnë popullin duke i lënë ne errësirë totale.
Jam i mendimit që Shqipëria ka arritur në këtë derexhe nga mediat e kapura të pushtetit! Nëse e mendojmë sadopak ndikimin e medias ndaj nesh vërejmë dhe dalim në përfundimin se gjithmonë kemi ecur ne rrugën që ata kanë shtruar per ne!
Marr shkas nga intervistat e njëpasnjëshme të Kryeministrit të Shqipërisë me të ashtuquajturit gazetarët politikë më të arrirë në vendin tonë. Përveçse i zhgënjyer ndjej neveri, të vjella, demoralizim, ndjenjë për reagim dhe mbi të gjitha mosndjenjë për argëtim( që në fakt është qëllimi i vërtetë).
Mënyra e aktrimit është shumë e ulët. Akuza dhe zhurmë të pabazuara në fakte që në fund prodhohet zhurmë është skenari i kësaj radhe. Pyetje që kurrë s’bëhen, aq më pak të marrin përgjigje janë gjithmonë në skenar! Por, a është kaq e vështirë të ushtrohet detyra e gazetarit në Shqipëri? A vjen kjo nga paaftësia apo interesa të ngushtë? Si është e mundur që në kushtet e një vendi të rrënuar, gazetari i lejon Kryeministrit të nënqeshet, tallet, zgërdhihet, gënjeje, mashtrojë popullin e tij? Si është e mundur që nuk i bëhen pyetje të thjeshta, që populli mund t’i bënte?
P.s
Si e justifikoni pasurinë tuaj dhe të vartësve tuaj? Si i justifikoni veshjet dhe aksesoret mijëra euro? Si e justifikoni borxhin e rritur me 10% për tre vite e gjysmë? Si e justifikoni që s’keni bërë asnjë vepër madhore me gjithë këto reforma që u kanë gjeneruar kursimet e dhimbshme të popullit? A i gjete përgjegjësit për mosrealizimin e pritur të të ardhurave me miliona euro? Nëse s’ka përgjegjës, arsyet pse ka ardhur kjo? ( me siguri është nga mosdija e pasojave që kanë sjelle të ashtuquajturat reforma).
Po pse more aman nuk e pyesni, pse konsumi bazik i shoqërisë ka rënë 30 %, dhe njerëzit nuk mund të ushqehen me propagandën e tmerrshme që po zhvillon rilindja? Pse nuk i shpjegove që plehrat do vrasin shqiptarët dhe pa shqiptare ju nuk do të rrini në krye! T’i thoje që hashashi është 10-fishuar që kur erdhe ti dhe mjaft më këtë egoizëm, përbuzje e tallje. T’i thoje që ke nivel nen 0 në ekonomi përderisa plehrave u thua lëndë e parë dhe nëse merr vesh akoma më rëndë që kërkon të tallesh me këtë popull kaq haptazi. Pse nuk ia shpjegon popullit se nuk quhet punëtor i ri një që kalon nga e zeza në të bardhë?
Po sikur të gjitha familjet shqiptare kanë pasur të paktën një të punësuar në të zezë dhe sot nuk i kanë më?! Këto familje ca do hanë, reforma, propagande anëtarësimesh servile, apo te thënit e bërjes shtet?
Dmth vendet e punës janë ulur more zotni!
Këto pyetje duhet të bëni more „gazetarucë“ dhe të mos i lini të livadhisin nga njëri cep në tjetrin! T’i thoni që populli këto kërkon të dijë dhe nëse nuk do të përgjigjet të mos pranosh të vazhdosh emisionin teatral! Por ju kërkoni audiencën dhe jo të mirën tonë, kërkoni gallatën dhe këtë keni vite që e bëni. E kam kuptuar që ju jeni njësh me interesin dhe po ashtu aq përgjegjës për gjendjen ku ne ndodhemi.
Të jesh gazetar i mirë s’do të thotë të vishesh bukur, apo të mbash dy ora në një kohë. Misioni i gazetarit është të ndihmoje popullin të kuptojë fytyrën e vërtetë të përgjegjësve për shkatërrimin tonë dhe jo të na trushpërlajë ne! Po ju s’jeni gazetarë, kurrë s’keni qenë dhe s’do të jeni,sepse materja ka me teper vlere per ju sesa e ardhmja e vendit!
Gjithsesi kështu vazhdoni sepse ne u mbollëm, ne u korrëm! Fatkeqësisht prapë u mbollëm!
Po presim t’ju korrim, por s’kemi ç’bëjmë, laj, thaj ju u kemi për fare, derisa popullit ti soset durimi!

Aktivist ShqipON

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen