A i duhen Kosovës dy parti të forta konstitucionale dhe institucionale…?

Analiza & Komente, Diaspora | Zef Prenka | 12.01.18 | 22:45

Nga Agron Shabani

Ndërkohë që qarqe dhe medie të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në vendin tonë, ka kohë që vazhdojnë të flasin dhe prognozojnë mbi ngritjen dhe

Agron Shabani

formimin e pashmangshëm („ultima ratio“) të „gjykatës speciale“ si dhe mbi ratifikimin e domosdoshëm („sine quano non“) të „demarkacionit“ dhe „asociacionit“ nga ana e kuvendit (parlamentit) kosovarë si pasojë e marrëveshjeve ose ‚traktatëve‘ të mehershme unilaterale ose monologjike („urbi et orbi“) të Vjenës dhe Brukselit! Ajo që të bie në sy gjatë tërë zhvillimeve dhe proceseve të gjertanishme poroze, fragjile, turbulente, heterogjene, hektike, fluide, furioze, inkompakte dhe tepër eklektike në Kosovë: Përveç mungesës së hetueshme të dialogut, kompromisit dhe konsenzusit të gjithëmbarshëm shtetëror dhe nacional në njerën anë, si dhe të ideve, teorive, programëve, vizioneve dhe konceptëve esenciale ose substanciale në jetën e gjithëmbarshme institucionale dhe politike dhe politike në anën tjetër. Është si të thuash mungesa e pafalshme dhe e pajustifikueshme e dy partive të fuqishme konstitucionale dhe institucionale, gjegjësisht, shtetërore dhe nacionale në Kosovë. Si Partia Demokrate dhe Republikane në SHBA-së si për shembull, apo, si Unioni CDU-CSU-së dhe SPD- së ne Gjermani, Laburistët dhe Konservatorët në Britani të Madhe, Socialistët dhe Konservatorët (De Golistët) në Francë dhe kështu me radhë.
Kjo për faktin se në vendin tonë, ka si të thuash tepricë ose një inflacion të madh partishë ose subjektësh të ndryshme parlamentare, qeveritare, joqeveritare, joparlamentare (jashtëparlamentare) dhe të tjera të cilat të dukën të tepërta dhe shumë të kushtueshme (inflatore dhe inflamatore) për kushtët dhe rrethanat e njohura pushtetërore (qeveritare), nacionale, politike, historike, finansiare, sociale, ekonomike dhe të të tjera nepër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova. Ndaj, ngritja, konstituimi dhe profilizimi i dy të të ashtuquajturave partive ose subjekteve të fuqishme konstitucionale ,institucionale, nacionale dhe politike, pos tjerash do t´u bënte mirë pothuajse të të gjitha procesëve ose zhvillimëve të përgjithshme në Republikën e Kosovës në një periudhë të rëndësishme dhe tepër sublime të shtetformimit, konsolidimit të gjithëmbarshëm dhe tranzicionit.

Modeli i njohur Amerikan:

Se këndejmi, pavarësisht asaj nëse „populistët“, „bull moosët“, „dixiecratët“, të „gjelberit“ ose „watchdogs-ët“ tjerë si „parti të treta“ ose sporadike në SHBA-së, i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore dhe metodologjike si pjesë të rëndësishme ose substanciale të jetës së përgjithshme konstitucionale, institucionale, ligjore, qytetare dhe demokratike në Shtetët e Bashkuara: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar roli dhe pozicioni i pazëvendësuar historik ,konstitucional, institucional dhe politikë i The Grand Old Party ( Partisë Republikane të themeluar në vitin 1854 ) dhe të Party of the People (Partisë Demokrate të SHBA-së, të themeluar në vitin 1793) në jetën e përgjithshme shtetërore, nacionale , politike dhe partiake të popullit (kombit) dhe shtetit të madh amerikan.
Për me tepër ndërkaq, në Shtetët e Bashkuara, si në çdo vend tjetër të ngritur, projektuar dhe konstituuar nga revolucioni, respektivisht nga lufta e njohur për lirinë dhe pavarësinë e njohur amerikane nga „kurora mbretërore“ agleze ose britanike etj. Sipas Konventës së njohur konstitucionale dhe juridike të SHBA-së „Checks and Balances“ („Rregullat dhe Kontrolli“) të miratuar në Philadelphia të vitit të largët 1787-si reagim ose përgjigje konkrete dhe pragmatike ndaj „Kongresit kontinental“ të vitit 1774 po në Philadelphia të SHBA-së : Jeta e gjithëmbarshme politike dhe partiake ka filluar nga i ashtuquajturi sistemi njohur njëpartiak. Respektivisht, nga instruktori dhe arkitekti kryesor i luftës dhe pavarësisë së njohur amerikane ,Gjorgj Uashingtoni (George Washington). Për t´u pasuar nga John Adamsi,Thomas Jeffersoni dhe kështu me radhë.
Biles, John Adamsi në stilin dhe cilësinë e njohur të njerit prej akterëve dhe protagonistëve me të rëndësishëm ose kryesor të Deklaratës së mesipërme Amerikane të Pavarësise dhe Presidenti i dytë me radhë në historinë e përgjithshme të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, pas George Washingtonit: Atëbotë do shprehej se:“ askujt nuk i frikësohej me shumë se sa ndarjes së Shtetit ose Republikës Amerikane në dy blloqe ose parti të mëdha politike- rivale dhe antagonisteme njëra tjetrën. Duke pleduar asokohe në antagonizmat, aversionet, divergjencat , disonancat dhe diskrepancat e ndryshme konceptuale dhe ideologjike në mes „federalistëve demokrat“ dhe „antifederalistëve centralist“ në SHBA-së gjatë asaj periudhe revolucionare ose post-revolucionare. Dhe, kjo gjer me firmosjen e Konventës se lartëpërmendur konstitucionale dhe juridike“Checks and Balances“(Lëxo:Rregullat dhe kontrolli) në Philadelphia gjatë vitit të lartepermendur 1787.
Ndryshe nga kjo, edhe përkunder faktit se kishte edhe të atillë ( si toristët) që ende vazhdonin të simpatizonin mbretin Gjorgj dhe sundimin anglez ose britanik në SHBA-së dhe të tjerët (viganët) që i njihnin dhe përkrahnin administraten dhe institucionët e reja dhe legjitime amerikane: Ligji dhe kushtetuta e re e SHBA-së, do u ofronin si të thuash të të gjitha palëve barazi dhe të drejta të plota politike, kushtetuese dhe juridike.
Kjo gjithnjë duke menduar në rolin dhe ndikimin e fuqishëm politik dhe historik të Dy Partive të Mëdha (Partisë Demokrate dhe Partisë Republikane) në jetën e përgjithshme institucionale dhe konstitucionale të SHBA-së. Madje, madje edhe përkunder asaj se „federalistët amerikan“, atëbotë ishin ithtarë ose simpatizant të mbretit (Lujit të XVI- të) dhe aristokracisë së atëhershme franceze. Ndërsa,“antifederalistët amerikan“, e simpatizonin dhe admironin Napoleon Bonapartën dhe „frytët“ e njohura të Revolucionit të Madh në Francë.
Shih për këtë, „antifederalistët demokrat“ nga „federalistët republikan“ në Shtetët e Bashkuara, asokohe do njihen dhe do quhen si „demokrat radikalist“ etj. Kjo për shkak të natyrës dhe karakterit të njohur revolucionar dhe radikalist të Revolucionit të lartëpërmendur në Francë . Përkatësisht, për shkak të mbeshtetjes ose admirimit të tyre ndaj “ metodave revolucionare“ te „apostujve të lirisë“ ne France që asokohe po vazhdonin të admiroheshin nga taborri i „antifederalistëve demokrat“ në SHBA-së. Dhe, jo vetëm në Amerikë.
Sidoqoftë, Partia Republikane ( Partia e Abraham Lincolnit, Rooseveltit, Eisenhowerit, Ronald Reganit etj.) dhe Partia Demokrate (Partia e Thomas Jeffersonit,Franklin Rooseveltit, Xh. F. Kenedyt, Bill Clintonit etj.): Për mendimet dhe vlerësimet e njohura të shumë politologëve, historianëve, sociologëve, filozofëve ose studiuesve dhe analistëve të njohur të fushave dhe disiplinave të ndryshme shkencore ose metodologjike. Paraqesin Ato „Dy kokat krenare dhe kryengritese“ të shtetit dhe kombit të madh amerikan. Pa i harruar në këtë sfond edhe pragmatizmin dhe patriotizmin tradicional amerikan së bashku me etikën dhe estetikën e njohur institucionale dhe konstitucionale në SHBA-së. Respektivisht, regullat, ligjet dhe kontrollin se bashku me disajnin, strukturën, arkitekturën, filosofinë, rezonansën, identitetin, individualitetin, eklskluzivitetin, sovranitetin, integritetin dhe performansen e njohur shtetëtërore, nacionale, partiake, politike dhe të tjera në Shtetët e Bashkuara si Demokracia me e zhvilluar dhe me përparimtare e globit në kontekstin e njohur global dhe universal .
Në instancë të fundit, morali i njohur njerëzorë ose qytetar së bashku me etikën ,edukatën, kulturën, emancipimin, disiplinën, traditën, përvojen dhe higjienën e përgjithshme shpirtërore, intelektuale dhe profesionale të lidershpit të njohur shtetërorë, nacional ose politik, paraqesin bazamentët ose fundamentët kryesore dhe substanciale të demokracisë së njohur qytetare, parlamentare dhe politike.
Mbase, gjithnjë fjala mbi profilizimin e gjithëmbarëshëm dhe përfundimtar të spektrit politik ose partiak në Kosovë, respektivisht, mbi ngritjen dhe konstituimin e dy partive të fuqishme institucionale dhe konstitucionale në Republikën e Kosovës. Si për shëmbull, shkrijen e PDK-së , AAK-së dhe Nismës në Një Parti ose Unionit të Përbashkët Politik ose Partiak në Aleancë të përheshme qeveritare, parlamentare dhe politike me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK-së) që do përbenin së bashku krahun republikan ose djathtistë në Republikën e Kosovës në raoprt me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK-së), Vetvendosjen, AKR-së dhe partitë tjera që do përbenin krahun demokrat ose majtisto-centrist në vendin tonë./ASH

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen