Njohja e Kosovës nga Vatikani…

OP-ED | Dedë Preqi | 10.03.18 | 10:21

Dedë Preqi

NJOHJA E SHTETIT TË KOSOVËS NGA VATIKANI NUK PARAQET LOJË, POR NJË PESHOJË!!!

Pohimi i Papa Franqeskut, prisit fetar katolik nga shteti i Vatikanit, për njohjen e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, ka rëndësi të madhe, jo vetëm si një njohje e thjeshtë e një prisi fetar, por njohja nga Ati i shenjtë dhe bekimi i tij, e mbështet më fuqishëm rrjedhën e njohjeve të Kosovës edhe nga vendet tjera. Në këtë mozaik të njohjeve të Kosovës, një njohje e tillë e kompleton shtetin në fjalë, duke u përfaqësuar në rrjedhat dhe Institucionet e nevojshme e të domosdoshme ndërkombëtare, përveq tjerash, Kosova pret edhe njohje tjera të reja, ku mund të arrihet edhe efekti më i madh i këtij shteti.

Ne, nuk mund ti njohim në detale rrethanat e shkëlqësisë të Papa Franqesku, por siq thuhet, diçka në këtë rrjedhë ndoshta mund të ndikoj edhe fronti ekumenik dhe marrëdhëniet me kishën Ortodokse, (besojmë se nuk është e saktë), por marrëdhëniet e mira në mes këtij vendi dhe Kosovës, ishin gjithnjë të shkëlqyera, sidomos në vitët e Presidentit Ibrahim Rugova, i cili po të jetonte deri në këtë kohë, me siguri punët do të ishin ndryshe, jo që ky vend papnor bënë dallime në mes njerëzve, por konceptet filozofike dhe politike të dr.Rugovës, ishin ato, të cilat i dispononin rrethanat, që gjërat të thuhen në çastin dhe kohën e duhur.

Megjithatë, Serbia me manovrimet dhe dhelpërinë e saj kundër njohjeve të Kosovës, është e gatshme natë ditë të bëjë dhe të pamundurën, ku pasojat e momentit janë të dukshme, por një lëvizje e tillë e Papa Franqeskut, ia mundëson Kosovës, pozitën e saj shtetërore më të fuqishme dhe disponimin e atyre vendeve, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani, siq janë Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia.

Në këtë mënyrë, duke e lënë një boshllëk, apo duke e lënë në peshojë njohjen e Kosovës nga Papa Franqesku, deri në këto momente, fjala e shkëqesisë së tij pritët nga një moment në tjetrin, duke u liruar nga kufizimet e ngurosura dhe rrethanat e caktuara, edhe pse efektet ekspresive, euforike, emocionale e sentimentale, për shkëlqësinë papnore janë shprehje të pa natyrshme, por është diçka shumë e rëndësishme dhe shpresëdhënëse për Kosovën, sepse kjo njohje do e plotësonte një shërbim dhe element shumë të rëndësishëm edhe në favor të konfesioneve të këtij populli, duke e ditur se ky vend është shtet sekular, me një përqindje të madhe muslimane dhe të tjerë, por një pjesë e këtij populli përbëhët edhe nga konfesioni katolik shqiptar.

Edhe vizita e krytarit Hashim Thaçi, që ia bëri këto ditë Papa Franqeskut, të cilin e ftoi edhe për një vizitë të ndërsjellë Atin e shenjtë, është një lëvizje brenda rrëfimit të vet dhe ka peshë në marrëdhëniet e ndërsjella e të drejtpërdrejta, apo diç më shumë se komunikimi i rëndomtë, përmes letrave të shkruara, apo përmes përfaqësive diplomatike në këtë vend, që e përfaqëson edhe Republika e Kosovës.

Njohja e shtetit të Kosovës, nuk paraqet rrezik për asnjë popull dhe vend të rajonit, dhe as per shtetin e Serbisë, që zhurmohet e trumbetohet aq shumë nga propagandat e saj, por përkundrazi qasja e shtetit të ri të Kosovës, bazuar në ligjin e të drejtave njerëzore për liri, paqë dhe demokraci, do i rregullon marrëdhëniet e acaruara në mes dy popujve, me ç’rast është mbyllë një kaptinë historike e mitëve të vjetra serbe, që kanë dominuar pa të drejtë mbi truallin e dardanëve të lashtë dhe tokën e shqiptarëve të sotëm, si çështje e pa zgjidhur historike, që shkakëtuan konflikte dhe luftëra të përgjakshme shekullore në mes këtyre dy popujve.

Prandaj, njohja e shtetit të Kosovës nga shteti i Vatikanit dhe shkëlqësia e Papa Franqeskut, do të heqte një brengë dhe një të ashtuquajtur «kursim» të kohës, duke sinjalizuar lëvizjen dhe përspektivën e një populli, i cili është popull i paqës dhe krenar me historinë e vet të bujshme dhe kulturën e lashtë iliro-dardane, si edhe me figurat e mëdhaja historike e kombëtare dhe me renome ndërkombëtare, që linden nga gjiri i këtij populli.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen