Djegia e flamurit turk nuk do shumë fjalë, është porosi për të përçarë !

OP-ED | Dedë Preqi | 03.08.18 | 23:41

Dedë Preqi

Shqiptarët nuk duhet të imitojnë, apo kopjojnë njerëzit e koncepteve mesjetare dhe monopoleve të dominimit e robërisë e njerëzore.

Është shumë lehtë të dallojmë se cila është përshtypja e botës së qytetëruar, duke zëne në gojë shumë vende të zhvilluara dhe të avansuara, që ushqehen me aspiratat përparimtare, duke larguar nga skena e jetës urrejtjet racore, fetare dhe nacionale.

Duke marrë parasysh ndryshimet e botës së vendeve të zhvilluara, edhe konceptet tona politike dhe ekonomike si dhe format e mendimit tonë njerëzor do vijojnë nga kjo lini e drejtë, në një ambient ku synimet e të ardhmës do rrotullohen vetëm rreth një pike qëndrore, që do quhet « paqë e prosperitet njerëzor », duke krijuar një klimë që do afrojë gjitha nacionalitetet me njëri-tjetrin në një Kosovë të përbashkët.

Ne besojmë se, vetëm një atmosferë e tillë paqësore e demokratike në Kosovë, pa dallime etnike, politike dhe fetare, do ia dalim të fitojmë dhe të çlirohemi nga barrat e rënda dhe të vjetra, që rënduan mbi supet tona nga e kaluara e hidhur e okopimëve dhe robërive shekullore.

Kosova dhe populli i saj, vetëm në këtë mënyrë do të bëhët vendi i njerëzve të lirë dhe tolerant, ndërsa dallimet nacionale, fetare dhe ideologjike do ta humbin peshen e tyre, që sot po tentohet ta përçajnë këtë vend.

Djegia e famurit turk, që ndodhi këto ditë në një kënd të Kosovës, apo djegia e çfarëdo flamuri të ndonjë nacioliteti në këtë vend, paraqet një akt të shëmtuar, i cili nuk do të përkrahet dhe tolerohet në praninë dhe jetën e qytetarëve të këtij vendi, sepse modelet e tilla janë « shesheliane », që nuk i përkasin mentalitetit dhe lëvizjeve përparimtare.

Njerëzit e tillë, që e hedhin këtë mentalitet në shesh, duke djegur flamurin, apo simbolin e një nacionaliteti që lind, punon dhe jeton në Kosovë, është një përpjekje qëllimkeqe, e cila ka prapavija të rrezikshme të përçarjes dhe kundër përafrimit ndërmjet popujve dhe kundër stabilitetit të këtij vendi.

Dhe do të gabojmë shumë rënde, se përsonat e tillë që dogjën flamurin turk, do të ishin kundërshtarë të presidentit të Turqisë, z. Erdogan dhe urrejtës të popullatës turke në Kosovë.

Njerëzit e tillë nuk do të ishin as përkrahës të z.Gjergj Dedaj, të cilin kohën e fundit po e shantazhojnë në një mënyrë, duke ia përgaditur që të zhytët në ndonjë kurthë, por kjo dorë e shëmtuar është e porositur nga kundërshtarët e këtij populli, që nuk ia don të mirën dhe stabilitetin e këtij vendi.

Shteti i Kosovës dhe populli i saj, nuk duhet të hargjojë kohë dhe të merret me problemet e historisë otomane dhe pushtimet e tyre shekuj më parë, sepse historia është faktike e bazike e të gjitha ngjarjeve e përmbajtjeve të tyre, duke i ruajtur në arkivat e veta.

Populli i Kosovës, ka aq shumë punë për të bërë, sa do duhej ta dyfishonte kohën normale, për të arritur qëllimet e saj dhe për të krijuar modelin më të mirë të jetës e harmonisë paqësore në mes popujve të vet dhe të ardhmës së tyre.

Kosova dhe shteti i saj, duhet ti ruaj miqtë e vet, poashtu edhe Turqinë, si edhe shumë vende tjera mike të këtij populli, sepse e kaluara çfarëdoqoftë do mbetët në histori, ndërsa e ardhmja duhet të ndërtohet largë urrejtjes, konflkteve dhe luftrave kundra njerëzore.

Hapi më i rëndësishëm i Kosovës, është ruajtja e një atmosfere mirëkuptimi dhe mirësjellje ndëretnike dhe kjo atmosferë do i merrte parasysh ndjenjat e të gjithë kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend, që do krijonte një model edhe te kombet tjera në Evropë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen