Bill Klinton – njeriu që kosovën e rilindi

Diaspora | Dedë Preqi | 28.03.12 | 14:55

Bill Clinton ne KosoveMirëpo, gjatë periudhave të ndryshme historike dhe luftrave të gjata qëndrese, populli shqiptarë shumë pak dhe rralë ka gjetë mbështitjen e ndonjë aleati, edhe ata që e mbështetën, kishin interesat e tyre politike dhe strategjike, dhe jo mbështetjen e  miqësisë apo të fqinjësisë. Politika serbo-sllave dhe aletët e saj përqarës ndaj shqiptarëve, ishte e planifikuar edhe më herët se në vitin 1913, kur tri të katërtat e hapësirës shqiptare duke përfshirë edhe Kosovën, e lanë jashtë teritorit të Shqipërisë, nën mëshirën e egër sllave. Dhe gjatë kësaj periudhe shekullore të këtij sundimi  të egër serb, popullata shqiptare e Kosovës, i përjetoj të gjitha torturat,dëbimet, masakrat dhe metodat më përfide e fyshizoide të shtypjes , duke planifikuar  dhe zhdukjen masive  nga faqja e dheut në vitin 1999.

bill Clinton,nenshkrimi per sulme mbi serbine

Por ,Presidenti i 42-të,i SHBA-ve,Bill Klinton, ishte njeriu i cili e kuptoi thellë në shpirt gjendjen e popullit shqiptarë, pa interesa politike,dhe as  tjera, por së bashku me popullin e vet amerikan treguan gjestin më human njerëzor, të cilët  reaguan para opinionit të vet dhe para botës, se populli shqiptarë gjindet në krizë humanitare, prandaj duhet ta nxjerrim nga kjo krizë dhe ta shpëtojmë prej barbarisë serbe,përndryshe tha Klinton, ky popull mund të mos ekzistoj më në trojet e veta si popull autokton. Në bazë të këtyre rrethanave dhe dëshmive të përditshme dhe ngjarjeve të tmershme për popullatën e Kosovës,që ushtronte regjimi serb, NATO, në krye me SHBA-të, e përdorën forcën e saj ,duke goditur caqet kryesore dhe damarët më funkcional serb në Kosovë dhe Beograd, më 24 mars 1999, që zgjatën 78 ditë bambardime. Kjo ishte dhurata më e shtrenjtë në jetë që i jepët një populli ,për të shpëtuar nga një plan asgjësimi, të cilin e kishte programuar regjimi millosheviqëan.

Bill Clinton me Plis

Bill Klinton, ky njeri human dhe politikan i guximshëm i popullit amerikan, bëri një gjest madhështor në historinë e kombeve të botës, njëherit dhe kombit tonë shqiptarë ia ktheu identitetin e tij, dhe ia realizoj të drejtën e këtij kombi të imagjinuar para 100 vjetëve, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pas çlirimit të Kosovës dhe më pavarësinë e saj, Presidenti i SHBA-ve,Bill Klinton, e zbuloi haptas arsyen e vërtetë se ç’farë ishte motivi që e shtyri në vitin 1999, për të bërë trysni mbi Aleancën Veri-Atlantike, për të sulmuar Serbinë, sepse vonesa për të marrë një aksion të tillë, do të kishte pasoja të mëdha fatale te populli shqiptarë , duke u bazuar edhe nga praktikat e më hershme sikur në Bosnje dhe Ruandë. E vërteta tjetër ishte se, edhe miqësija me Presidentin Rugova dhe porositë e Nënë Trezëz,për popullin shqiptarë ishin ngulitur shumë thellë në qenjën time,e përsëriste shumë herë ish Presidenti Klinton! Edhe në vizitat e pastajme të Klintonit në Kosovë ,këshillat e tij ishin të vazhdueshme dhe të një rëndësije të veqantë, me çrast porositi që ti kushtojmë kujdes të ardhmës, duke mos u marrë shumë me  të kaluarën , edhe pse situata është e rëndë ,dhe ka ende ka kufoma të pagjetura  shqiptarësh, që i mbanë peng Serbija. Fjalëve të Klintonit duhet besuar shumë, dhe çka do të ndodhte sikur ky njeri mos të kishte dhënë urdhër për t’a ndëshkuar agresorin serb, çka do të kishte ndodhë me shqiptarët e pafajshëm ???. Apo ,Kosova pa shqiptarë ,çfarë do të ishte ?. Kosova dhe populli shqiptarë nuk do ti harroj edhe miqtë tjerë dhe shumë të mëdhenj siq ishin: Toni Bler,Xhorxh Bush,Papa Gjon Pali ll-të, Shroder,Ollbrajd,Klark,Xhimi Shea,Uliam Ueker e tjerë ,të cilët ishin dhe miqtë e dashur të Presidentit Ibrahim Rugova. Ky njeri i madh i kombit amerikan ,bëri shumë për kombin shqiptarë, Ai u bë hero i Kosovës, Ai e Rilindi Kosovën.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen