Në Perëndim asgjë të re….!

Analiza & Komente | Agron Shabani | 10.02.21 | 22:11

 

Agron Shabani

Në Perëndim asgjë të re….!
Në vepren e njohur „Në natyrë“ të Heraklitit, nga 13O fragmentët e famshme mbi jetën, botën, natyrën, qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën, në fund prap Zoti (Hyji) e merr rolin e merituar ose kryesorë. Përderisa, Talesi (Tali), Kalimahu, Ksenofani, Anaksimanderi, Anaksimedi ose Anaksimesi, kanë dilema dhe ndodhën të preokupuar me hilozoizmin ose animacionin e natyrës dhe gjithësisë ku uji, ajri, zjarri, drita dhe terri e kanë rolin kyç. „Nën ujë dhe nën diell, asgjë nuk është e pamundur dhe e pandryshueshme.“, tha dikur Pitagora.
Sidoqoftë, „me i vjetri, me i moçmi ose me i moshuari nga të gjithë ne është Zoti (Hyji) i cili nuk ka lindur, sepse është i përjetshëm dhe nuk vdes kurrë.“,do shtonin në vazhdim Herakliti dhe Demokriti.
U mor vesh se Perënditë e Olimpit, asnjëherë nuk patën frikë Zeusët e Greqisë. Jo.
Por,Talin (Talesin) në atdheun ose vendlindjen e tij (në Milet) e quanin të huaj, ndërsa në Egjipt dhe gjithandej e quanin turist ose ardhacak.
Se këndejmi, shpirti i njeriut, sipas Talesit, në instancë të fundit ka forcë dhe përmbajtje gravitative ose magnetike në kuptimin e asaj se forcat ose trupat e ndryshme magnetike me gravitacionin ose magnetizmin e tyre, i tërheqin pas vetës trupat tjerë si shpirti trupin e njeriut etj. Prandaj magneti ka shpirtë, ashtu siç ka edhe shpirti magnet i cili sipas Talesit, e ushqen trurin nè ngritjen ose prodhimin e ideve ose teorive të ndryshme shkencore (akademike), logjike, racionale, metodologjike, spekulative, diabolike, parabolike, anarkoteorike, utopike, imagjinare, fiktive, animative, hilozoiste etj.
„Mendja (koshienca) ose logjika na çojnë prej A-s në B.., ndërsa imagjinata ose fantazia, gjithëkah e gjithandej!“ (Albert Einstein)
Politika dhe diplomacia shqiptare ose kosovare, me tepër i marin ose kuptojnë gjërat ose çështjet e larta politike, ushtarake, strategjike, diplomatike, gjeopolitike, konjukturale, manufakturale dhe të tjera, me zemër dhe me shpirtë, se sa me tru ose logjikë, kështu që saherë t’i kruhet ose gicilohet Amerikës (SHBA-s), Izraelit, apo dikujt tjetër, shqiptarëve (kosovarëve) të shkretë u shkon gjak hundëve!
Prandaj: „nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak.“- do thoshte Talësi.
Politika dhe shkenca…
Politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe tè tjera nè kuptimin aksiologjik („axios“- diçka me vlera dhe parime tè larta, si dhe me kuptim ekzaltimi ose mrekullie tè pèrgjitjshme), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) tè monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, tè anès njerèzore ose antropologjike nga ana jonjerèzore ose antropomorfologjike etj.
Gjuha është kyçi ose boshti kurrizor i shkencës, edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, moralit dhe disiplinës së lartë intelektuale, kulturore, qytetare, profesionale, politike, diplomatike etj. Apo, si thuhet, elementi ose instrumenti më i rëndësishëm ose kryesor i dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur intelektual, kulturor, qytetar, politik, diplomatik etj. Sepse, me gjuhë nënkuptojmë luftën dhe paqën, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjën, fillimin dhe mbarimin etj.
Politikanët dhe diplomatët e mençur, intelektual, profesional ose intelegjent, flasin të matur dhe në distancë mbi luftën ose konfliktin, duke shkruar, hartuar ose formuluar faqe ose kronika të shkëlqyera mbi paqën, pajtimin, dialogun, konsenzusin, kompromisin etj. Sytë e tyre shohin dikund largë ose tepër thellë, dhe brenda algjebres ose alfabetit të tyre e kanë të bukurën, të dashuren, të mençuren, tè zgjuaren, sublimën, madhështorën, racionalen etj. Ata flasin ose komunikojnë me gjuhë të zgjedhur ose elokuente, si dhe me rropatje ose „përplasje indiferente“ qerpikësh që mezi i presin fundin e ngjarjes ose ndodhjes, duke i parë, njohur, lëxuar dhe kuptuar mesazhet, simnolet, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e kohës dhe botës ku jetojnë, veprojnë, penetrojnë dhe interferojnë.
Apo, „mëse lehti është të këshillosh, mësosh, qortosh, akuzosh ose kritikosh të tjerët, ndërkaq mëse vështiri është të njohësh, këshillosh, mësosh, qortosh, kritikosh dhe pranosh vetvetën tënde ashtu siç je.“, prap Talesi, duke shtuar në vazhdim se „forma ose menyra me e lehtë për t’i përballuar dhe tejkaluar dhembjet, situatat ose fatkeqsitë e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përseritni gabimët ose mëkatët e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobtë ose më të mjerë se ju.“ Nese…!
Siç dihet, nga 5OO kompanitë më të fuqishme finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 2OO prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetët e Bashkuara të Amerikës (SHBA-s).
Ndërkaq, kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale ose universale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi (mbi 48 %). Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera.
Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2OO4, ishin 38O miliard dollar amerikan, ndërsa në vitin 2OO5 dhe 2OO6 e tejkaluan shifrën e 5OO ose 7OO miliardëve. E sidomos me rastin e luftës së Irakut dhe kështu me radhë.
Se këndejmi, firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliardëve dollar amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose bisnese dhe afro 2 milion punètor nè SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.
Ndonëse, SHBA-s deri në fund të shekullit XX (2O) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21) ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në atë satelitore ose teleskopike, industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj.
Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh e i fuqishëm. Sidomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos, në Bankën botërore  me 16. 4 %, gjithashtu. Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarëshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, finansiar ose ekonomik të SHBA-s në OKB-s dhe organizata tjera relevante ndërkombtare.
Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, materiale, teknike, logjistike dhe të tjera të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarèshme tè globit, kanè shtrirje dhe njè dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral.
Në një shtet dhe shoqëri të avancuar ekonomike, industriale dhe teknologjike si SHBA-s, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike i bashkangjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, e bën të mundur integrimin e edukatës dhe kulturës së lartë politike dhe diplomatike në kuader të një shoqërie të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese , birokratike, teknokratike etj. Në këtë kontekst, u mor vesh se misioni ose detyra kryesore e një lideri ose politikani të lartë si Presidenti Amerikan (Biden etj.), nuk është vetëm performansa, rezonansa ose celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të njeriut, popullit (kombit) dhe shtetit nga administrimi, të kulturës nga qytetrimi, etatizmi, egalitarizmi ose paternalizmi etj. Jo, por detyra ose misioni i tij konsistojnë për më tepër në instalimin ose funksionalizimin e energjisë kritike në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës së lartë shtetrore, nacionale, institucioale dhe konstitucionale në funksion të kauzalitetit, stabilitetit dhe paqës së brendshme dhe të jashtme.
Për me tepër ndërkaq, ia vlen të cekët ose rikujtohët në vazhdim fakti i njohur sipas të të cilit: Në fillim të mandatit të tij, ish Presidenti Trump e gjeti ose e mori Amerikën (SHBA-s)  më një deficit të madh tregtar ose ekonomik në raport me Kinën, Rusinë, UE-s dhe vendët tjera, prej me tepër se 9OO miliard dollarësh sa ishte nën Administratën e Presidentit Bush ose dyfishë më shumë nën Administratën e Presidentit Obama.
Borxhi i jashtëm i SHBA-s në vitin 2OO6, ishte 1O4O miliard dollar, ndërkaq nën Administratën e Presidentit Obama, akoma më i madh. Shkalla e papunësisë në shkallë vendi ishte tepër e larte (afro 1O %) për rrethanat e njohura amerikane. Inflacioni mbi 3.3 % etj. Ndërkaq, me ardhjen e Presidentit Trump në krye të SHBA-s, asokohe jo vetëm që u ulë (zbriti) shkalla e lartë e papunësisë, por u shtua në me tepër se 15.OOO miliard dollar brutoprodhimi i përgjithshëm shtetror dhe nacional. Standardi ose kualiteti i jetës arriti në me tepër se 5O.OOO dollar në vit për frymë banori ose për kokë të qytetarit amerikan. SHBA-s, asokohe, sikur iu rikthye shpresa, imazhi dhe epiteti i njohur i fuqisë (superfuqisë) së vetme dhe kryesore të globit.
Ndryshe nga kjo, në kuader të progresit ose lulëzimit të njohur finansiar, tregtar, ekonomik, ushtarak, industrial dhe teknologjik të SHBA-s, duhet cekur ose veçuar edhe faktin e njohur sipas të cilit: SHBA-s dhe disa fuqit (superfuqi) tjera botërore, si duket e kanë të pamundur tè jetojnë ose veprojnë pa luftëra ose konflikte të ndryshme ushtarake, si dhe pa luftëra të ndryshme tregtare, ekonomike, kabinetike, strategjike, industriale, teknoogjike, konjukturale, manufakturale dhe të tjera.
E kemi cekur shpesh se: nga „bota e dikurshme bipolare ose dypolare: bota e sotme postbllokiste ose neobashkohore, sikur është futur ose ka kaluar në një“ botë të re“ multipolare, gjegjësisht trepolare ose katërpolare ku SHBA-s, Kina, Rusia dhe Gjermania do e kenë fjalën kyesore në ‚masivin e madh‘ të politikës dhe sigurisë globale: SHBA-s si fuqia ose superfuqia më e madhe ushtarake, ekonomike, industriale dhe teknologjike e globit, Kina si shteti më i madh i botës për nga numri i banorëve dhe ekonomia e dytë e globita pas SHBA-s, Rusia si shteti më i madh i globit me sipërfaqe tokësore ose gjeografike, si fuqi madhe nukleare ose atomike, apo si trashegimtare e njohur ushtarake dhe politike e BRSS-s dhe „Traktatit të Varshavës“ nga koha e ish luftës së ftohtë dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe Republika Federale e Gjermania si lokomotiva ose fuqia (superfuqia) kryesore UE-s (BE-s) dhe njëra prej katër fuqive kryesore të globit.
Kështë që në vend të një bote të dikushme bipolare ose dybllokiste, me SHBA-s dhe ish BRSS-s si fuqi (supërfuqi) të njohura ushtarake ose nuklerare ose atomike: Sot e kemi një situatë tjetër, ku rolin e rivaleve ose kundërshtareve kryesore të SHBA-s në politikën dhe sigurinë globale, vazhdojnë të lozin Kina dhe Rusia si fuqi të njohura industriale, ekonomike dhe nuklerare ose atomike. Duke e bërë në ndërkohë aditive ose imediate kyçjen ose angazhimin aktivë, multilateral ose kolateral të UE-s (BE-s) dhe Gjermanisë si fuqia e saj kryesore, në politikën dhe sigurinë globale ose planetare. Sidomos në marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme kontinentale dhe interkontinentale, e me theks të posaçëm në Kosovë, Shqipëri ose Ballkanin Perëndimorë ku shteti dhe kombi i madh gjerman, kanë dhënë një kontribut kolosal, epokal ose titanik. Liria dhe pavarësia shtetrore, nacionale dhe politike, pos licensë së njohur anglo-amerikane, e kanë të gdhendur ose skalitur përjetësisht edhe emblemën, vulën dhe formulën e njohur gjermane. Pa pjesëmarrjen, këshillimin dhe vendimin paraprak të Gjermanisë, nuk mund të këtë zgjidhje fatlume, konstruktuve ose afatgjatë të problemit të Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. Pikë! Me afro 83 milion banorë, me mbi 45 milion të punësuar në punë manuale, mekanike, inovatore, shkencore, industriale ose teknologjike, me prezencën e saj ushtarake, logjistike, sanitare, karitative, preventive, finansiare dhe ekonomike në Kosovë (Ballkan) si dhe në pothuajse të gjitha rajonet ose meridianet e globit: Gjermania e meriton statusin e jashtëzakonshèm dhe historik nè ‚parketin‘ botërorë ose ndërkombtar. Për Kosovën dhe shqiptarët-sidomos.
Se këndejmi, politoogjia dhe filozofia politike ose analitike na mësojnë dhe udhërrefejnë vazhdimisht se shëmbja e ish ‚murit‘ famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe „Traktatit të Varshavës“, si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës,Turqisè, Iranit ose dikujt tjetër për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e „formulave“ ose „doktrinave të reja“ politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish „lufta e ftohtë“ dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ’subllokiste‘ të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish „lufta e ftohtë“ dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.
Ndaj, edhe në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda „filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste“, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës“, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë moderne ose bashkkohore. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura politologjike ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore që çmohen aq shumë në Perëndim.
Sipas politologjisë dhe filozofisë së njohur amerikane ose perëndimore: Identiteti i një kombi dhe shtetit të tërë, janë identiteti dhe uniteti i tyre polemik ose aksiologjik, uniteti i të cilit konsiston në debatin ose dialogun ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe puçen, bashkohen, ravijezohen, konturohen, sintetizohen, pajtohen, integrohen dhe postulohen preferencat, referencat dhe interferencat e ndryshme konceptuale, ideologjike, politike, partiake, fetare, kulturore, morale dhe të tjera, të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe një shteti emrin, vlerën, identitetin, ekskluzivitetin dhe fizionominë e tyre. Kombinimi, unifikimii ose konvencionalizimi i emocionalizmit ose spiritualizmit me idealizmin dhe materializmin politik dhe dialektik. Respektivisht, interferimi i anës refleksive (reflektive) ose teorike në anën ekzekutive dhe praktike. Duke e bërë në mënyrë sintetike dhe metodologjike edhe integrimin e shumë elementëve të tjera brenda paradigmave të njohura shtetore, nacionale, qeveritare ose politike.
Ndërkaq, centrifuga ose boshti kurrizor i etikës shtetrore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike mbështetën tek aftësia ose zgjuarsia e njohut intelektuale dhe profesionale për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave, parimeve, idealeve dhe vizioneve të njohura shkencore dhe humaniste, respektivisht, kombtare ose patriotike etj. Për të patur një karakter dhe shtrirje të përgjithshme (globale), etika e lartë shtetrore dhe nacionale, duhet të jetë universale. Ngritja, projeksioni dhe ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste. Domethënë, një gjakim i ri për virtytin dhe idealin- përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale, ku sa më precize dhe racionale të jenë marrëveshjet e ndryshme ose deklaratat, aq më të prirura dhe më të qarta janë ato për t´i identifikuar, interpretuar dhe definuar në mënyrë konkrete dhe pragmatiko-pozitiviste të gjitha ato qè (çfarë) i duhen shtetit, pushtetit dhe rregullimit të gjithëmbarëshem shoqëror, qytetar ose poitik në kohë dhe hapësirë.
Ndonëse, për të nxjerrur ose mësuar diçka nga skena, panorama ose mozaiku i përgjithëshem shqiptar ose kosovar, në këtë veçanti ose specifikë shkencore ose metodologjike, do i kisha futur edhe dallimet esenciale ose substanciale në mes analizave të njohura shkencore, politike, strategjike ose gjeopolitike dhe interesave të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera.
Me fjalë tjera, Kosovës dhe shqiptarëve, nuk iu nevojitën „politika ose diplomaci“ spekulative, ataviste, anarkoindividualiste, anarkoteorike, paradoksale, reaksionare, anakronike, unilaterale ose monologjike (bla-bla-bla), por një politikë dhe diplomaci profesionale, konsistente, konsekuente, koherente, intelektuale, intelegjente, integrale, multilaterale dhe multidimenzionale me emra, mbiemra dhe figura të trasha, robuste dhe korpulente si përgjigjie konkrete dhe pragmatike ndaj strukturave, konjukturave, proviniencave ose reminishencave të ndryshme nga vendi dhe bota.

A Sh

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen