Berlini mesazh Thaçit: Dyert e mbyllura për të përfshirët në krim

Rrezore | Rrezore | 25.05.14 | 00:09

Anëtari i Parlamentit gjerman, Michael Brand pjese e partise se kancelares gjermane Angela Merkel, ka thënë se për Kosovën dyert drejt Evropës janë të mbyllura për ata që mbështesin korrupsionin dhe krimin. Michael Brand ka folur edhe për kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi dhe rrethin e tij për veprime të paligjshme, raporton sot “Zeri”.

Brand ka thënë në fjalën e tij para Bundestagut gjerman se pozicioni gjerman është i qartë si loti: dera për në Evropë është e mbyllur për ata që qëndrojnë prapa krimit dhe korrupsionit.

“Pozicioni gjerman është i qartë si loti: Dera për në Evropë është e mbyllur për ata që qëndrojnë pas krimit dhe korrupsionit. Kush e mbështet korrupsionin, nuk mund të llogarisë me mbështetjen tonë. Për BE-në dhe NATO-n vlen: Kush dëshiron të ndalojë përhapjen e mëtejme të strukturave kriminale, duhet të ketë kurs të qartë. Ne duhet dhe do ta mbrojmë veten dhe të tjerët nga kanceri politik i korrupsionit dhe krimit. Për mandatin e KFOR-it kjo do të thotë: kush dëshiron të mbrojë dhe forcojë të gjithë ata që duan të ndërtojnë një shtet vërtet ligjor, duhet të miratojnë zgjatjen e mandatit”- ka thene ai.

Të enjten në Parlamentin gjerman deputetët kanë diskutuar mbi vazhdimin e mandatit të trupave gjermane në Kosovë edhe këtë vit. Michael Brand javën e kaluar ka vizituar Kosovën bashkë me ministren e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. ZERI

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen