Poezi nga Ëngjëll I. Berisha

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 26.11.15 | 13:33

LËKURA IME

Shkruan: Engjëll I. BERISHA

Nën lëkurën time flenë frika
epshi i trupit me dridhmë
idealet, zhgënjimet, iluzionet, diku si larg shpresa
shijet e tyre ngopje e tmerrshme
ja ku jam i përsëritshëm
bashkë me heronjtë e mendimit heronjtë e mi

Nga Zoti frikohen adhuruesit
të tjerët janë frika vetë
Zoti i dashurisë nuk është letër nga pushteti
Pushteti, njeriu, e ndërgjegjja nuk e di ku takohen.

Lëkura ime, testamenti tatuazh i vizatuar
fjalët mi vodhi melodia e heshtjes
sa shpesh era trishtueshëm
e shpie historinë rrugë me disa kahe
me hekurat e fortë të spirales ngjitur trupit të shpluar.

Kush qanë kokën për lëkurën time
lëkurë daulle e tam-tameve
as për luftërat as për pësimet as për librat porosi
autori biografi si qiriri që s’digjet
kohë e ikur thonë është
kanë mbetur vetëm veglat raritet
edhe ato kujtime në portret
lufta bëhet edhe për një felë nganjëherë
e bën mëria e jo dashuria.

Po lëre tash luftën më thotë poezia
shiko hartën e bukur
prej andej ku pinte verë e hante peshk Teuta
nga mllefi ishte dehur vetë Fishta
shikoje fytyrën tënde në vezullimën e kupës
Zotin dhe frikën

A nuk e sheh padronin e verdhë
kurrë nuk më lë të bëjë shtëpi
sa herë mërzia i bëhet etje
e shkarravitë racën nga trishtimi.

Prapë në shënjestër koka ime
në mes të turmës
andej si përherë kah më zinte nata
me vargje këndimi
hëna më mbulonte
prisja gjithnjë i ri kah Perëndimi.

Kujt ti japë llogari
ironia e fatit
më djeg.
Nëntor, 2015.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen