Kur bien(nin) gjethët

Këndi poetik | Zef Prenka | 02.11.20 | 23:42

Kur bien(nin) gjethët

Në ketë natë era pas dritareve fishkëllon
Pikat e rralla të shiut n’xham lotojnë
Rrugët e qytetit boshatisur fare
E unë vështroj gjethët e rëna n’pragdritare.

Seç tretëm n’kujtime të hershme
Të dalá mode e harruar nga unì
Shfaqën peisazhe fëmijërie të varfër
Unë me këpucë të vjetra e ajo zbathur fare.

Në grumbuj të dushkut rrokullisje  bënim
Aq butësi kishte si orto- dyshekë 7 zonëshe tani qe kemi
Fika dritën që të barazoja terrin e nostalgjisë
Pa pritur dritarja s’ishte aty më
Aq larg isha humbur të gjëja vetën time.

Sa filluam lojërat me shokë e shoqe me zënka e të shtyme
Befas zëri nënës më përshkoj tërë qënjen time.
I gëzuar u drodha të shihja atë fytyrë të dashur
Të nënës time që aq shumë e kam dashur.

Nga ajo lëvizje godita fort unë xhamin
Aq shpejt u ktheva në realitet dhe shtangur i dëshpëruar heshta.
As drita e ndezur nuk më ndaloj shqetësimin
As dritarja më, nuk dëboj hutimin.

Por i lumtur ndjehëm që dy gjëra ri- kujtova
Nga fletët në pragdritare tek dushku i malit aty ladroja
Dhe zërin e nënës e ndjeva,o sa me përmallim dhe shumë e dëshiroja.

Zef Prenka
Vjeshtë 2020
Stuttgart

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen