Nga veriu – Serbia dhe nga jugu -Greqia

Analiza & Komente | Zef Prenka | 27.12.20 | 10:28

Shqiptaria në rrezik përmanent.

Nga veriu rrezikohemi nga Serbia dhe nga jugu, rreziku vjen nga Greqia.

Duke analizuar gjitha ngjarjet e shekullit të kaluar( XX) ,shohim se, Serbia dhe Greqia nuk kanë të ndalur agresionin ndaj trojeve etnike shqiptare.

Ato tashmë kanë kaluar edhe në ofanzivë të drejtëpërdrejtë duke kërkuar që të okupojnë territore; nga veriu, Serbia do ndarjen e Kosoves ( edhe pse në luftën e fundit, ajo u ndëshkua lehtë nga NATO dhe UÇK), ndersa nga jugu, Greqia do ujrat detare thellë në detin Jon, edhe pse, ajo ka nën okupim ujdhesën e Korfuzit si dhe krahinen Çame.

Kjo situatë nuk ka se si spjegohet ndryshe, pos që politikat destruktive nga Shqiperia dhe Kosova( pas luftes) sidomos Qeveritë skandaloze, kanë quar uji në mullinjët serb e grekër…

Prandaj kemi një situatë të rëndë gjeostrategjike dhe politike- diplomatike,të cilën as që bëhet fjalë të zgjidhet pa ndikimin dhe ndihmen e drejtëpërdrejtë të SHBA,Britanisë së Madhe dhe  Gjermanisë.

Këtu në këto lojra politike duhet perjashtuar Francën, Hollanden ,Spanjen dhe shtetet e ballkanit përëndimor, të cilat sigurisht se janë kthyer në spektatatorë ambiciozë të viktimizimit të shqiptarisë.

Pra, situata i ngjanë (fig.) sikur luanjtë të pregaditen për të shqyer gjahun e tyre…!?

Andaj diplomacia e dy shteteve fillimisht do duhej të kërkojë ndihmë nga superfuqitë që akoma nuk na e kanë kthyer shpinën dhe së dyti, Kryeministrin Rama do duhej akuzuar për trathti kombëtare, pasi po bënē negociata, me serbinë për „Minishengen-in“ ndërsa me Greqinë për faljen e mëse 12 mijë Milje ujra detare nga veriu i detit Jon.

Por, e gjithë kjo nuk do mjaftonte prap ,nëse nuk do kemi një mobilizim gjithëpopullorë që t’i dilet Zot trojeve tona shekullore por shpesh herë të coptuara pa drejtësisht dhe sot, në vend që të flitet për rikthimin e atyre hapsirave të mëdha shqiptare, flitet për shitje, dorëzim etj. nga faktori politik i brëndshem, apo edhe okupim me forcën e diplomacisë nga këto dy shtete fqinjë të cilat s’janë gjë tjetër, pos agresorët e përbetuar të shqiptarisë.

Ne do të ia arrijmë t’i mbrojmë me sukses, vetëm nëse, do forcohëshim ushtarakisht dhe të kemi mbështetjen e Aleatëve që na pranojnë autoktoninë tonë në ketë pjesë të Europës dhe të Ballkanit Përëndimor.

Pra, rreziku është tepër serioz dhe do veçanerisht kujdesje nga institucionet relevante shqiptare dhe t’i thuhet JO, çdo tentative për okupim territoresh dhe armiqësisë shekullore ndaj shqiptarëve nga veriu – Serbia dhe nga jugu- Greqia.

Z.P.

27.Dhjetor 2020

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen