Anton Kolaj-Dardani ku je?

Diaspora, Këndi poetik | Rrezore | 13.09.16 | 22:40

Dardani, ku je

Revolte me rastin e atakimit( korigjimit) te Planprogrameve mesimore qe
Ministria e Republikes te Kosoves i beri ne lenden e histories kombetare

Qenkan qu do kalemgji
Than, kuadra n`Ministri
Turkoshak, munafiki
Me fshise n`dore, turr n`histori
Rrokin fshisen e bab`s Sulltan
Historise ja bane nje gjame
Filluat „trimit“ me mendu
Do fjale, dojme, than, me i ndryshu
Se bab` Sulltani , ish idhnu.

Po si me i than babes tradhtar
Si me thane derr e gomar
Si me i thane mizor i zi
Ai s`vrau shume, veq qindra mij
Pleq e gra,me shume femije.

Rroke pra, ket laps me ngjyre
Se na s`ndijme, per komb, as fytyre
Se, sic ka thane ai”Lala Kros”
Ne e shkrujme,Turku vulos.

Sulltanati, shume u gezu
Per keto ndryshime qe i kane vu
Qoj selamin, me shpejtesi
Aferim, argatet e mij.

Dhe nji selam tjeter, e qoj
Arrnautet i „bekoj“
Arrnaut, milet edepsuz
Hundet do tua thejm me topuz
Me topuz, zi e ma zi,
Leni Europen, kthehuni n`Azi
Kthehni pra, te baba Sulltan
Ta gezojm, vellaun Erdogan.lidhja e prizrenit

Abdyl Frasheri ish trishtu
Per kete turp , kur kish ndegju
Sylejman Vokshit i qoj fjale
N`Prizeren, n`mujsh me dal
Thirri burrat ne Kuvend
Se jam merzite, kam mbete pa mend
Se po thojn, do turkoshak
Historise, prap po i bajn lak.

Syla, trimi, ish shterngu
Thirri shoket me udhetu
Ndegjoj Mici i Malsise
Ndera e zani i Shqiptarise.
Dhe prap, burrat ne Kuvend
Rreth Abdylit , rend me rend
Te merzitun, te pikelluem
Cfar tradhtije, na mbaruen.

Po, pse mizor, a nuk i thojne
Kush atedheun ta shkatrron
Po, pse per mik, duhet me e prite
Kush t`vjen ne shtepi, me t`korite
Po anmik, a si thone atij
Qe t`vret pleq, gra e femij
Por, pushtues, more, kujt i thojne
Po ai, qe atdheun ta rrenon.

Po a nuk ish ky, ai osmanli
Qe t` gjithe te zezat i bani ne Shqiptari

Dhe tash, do munafik
Histori, dojkan me shpik
Me shkru rrena te Anadollise
Turpi e marrja e ardhmenise.

Po a ka sot, n`Dardani
Historjan dhe Rini
Aman burra, aman gra
Hapni syt, a jeni t`u pa
Ndaljani turrin, osmanilise
Mbeturinave te Azise
Per ftyre dhe nder te Shqiptarise.

Anton Kolaj
13 shtator 2016

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen