Mërgimtarët Gjakovarë do mbështesin z.Ardian Gjini për Kryetar të KK .

Analiza & Komente | Zef Prenka | 12.11.17 | 23:31

Demokristianet e Gjakovës nga Mërgata do ishin përcaktuesit e fitores për kryetar të Komunës .

Siç jeni në dijeni vetëm për 4 vota nuk u liçensua edhe asambleisti i katërt nga radhët e PSHDK-së në Gjakovë.Kryetari i BD të PSHDK-së në Gjakovë z.Anton Shala ka ushtruar ankesë pranë KQZ-së, për së paku 5 raste që votuesit nuk janë gjendur në listën e votimit në vëndvotimin përkatës dhe për dyshime në matematikën e KQZ lidhur me ndarjen e pragut për PSHDK- në, bëjnë të ditur burime nga rrezore.com.
„Vetë përsonalisht dorëzova ankesat pranë KQZ- së dhe kemi argumente faktike për humbjen e së paku 5 votave dhe shpresojmë që KQZ duhet ti merr në kondideratë …“ citohet të ketë thënë z A.Shala .

Pra, edhe në balotazh në mes të z.Ardian Gjini nga AAK- ja dhe znj.Mimoza Kusari – Lila, PSHDK në Gjakovë janë përcaktuar për z.Ardian Gjini, pasi ai dha mundësi më të mëdha për bashkqeverisjen 4 vjeqare.
Që të jetësohet ky projekt i përbashkët me AAK- në, duhet që jo vetëm demokristianët nga komuna e Gjakovës, pir edhe mërgimtarët të udhëtojnë për të votuar dhe mbështetur kandidatin e përbashkët z Ardian Gjini.
Në ketë muaj pra, 19.Nëntor ditën e votimit oër balotazh, do ishte një fitore e pa kontestueshme e z.Ardian Gjini po të udhëtonin së paku një Aeroplan nga Zürich (300p) për votime.
Pse e themi ketë?
Nëse jemi dëshmitar të një mungese të vetëm 4 votave që PSHDK- ja ta fitonte edhe kandidatin e katërt, atëherë kësaj radhe nuk duhet të kursehemi, por tëshkojmë për të votuar…,që për 4 vitet e ardhshme të jemi në bashkëqeverisje me AAK- në dhe t’i ofrojmë elektoratit demokristian një pjesmarrje aktive në vëndimarrje.Komuna e Gjakovës ka shumë projekte që duhet të zbatohën dhe ti përmbushin kërkesat e qytetarëve të këtij lokaliteti.
Prandaj, po të prekim në ndërgjegje me interes për njerzit tanë që jetojnë në vëndlindje, pos remitencave ne do duhej edhe votën tonë të ua falim !
Pa sakrificë nuk ka shpërblim!? Fluturimi për vëndlindje ne 17,18 Nëntor që me 19.Nëntor të votojmë ka edhe më shumë përparësi.Vizite familjare, blerja e postermit për dimër, kujdesi për ngrohje e shumë gjëra tjera…
Pra, do duhej ti mobilizonte ndërgjegja anëtarësinë për mbështetje me votë kandidatin që do të bashkëqeverisë me PSHDK-në,pra z.Ardian Gjini për kryetar Komune në Gjakovë për katër vitet e ardhshme ku zv.Kryetari apo Kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe disa drejtori do të jenë nga Pshdk-ja !

Zef Prenka

STUTTGART

Nëntor 2017.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen