Malltretimet e RTK- së ndaj mërgimtarëve!

Analiza & Komente, Diaspora | Zef Prenka | 09.03.17 | 00:21

RTK “ burim“ informacioni-

„Prit Gomar, kur del bar..“

Ka disa herë që, jo vetëm një ngjarje me rëndësi për mërgatën, por edhe për vëndlindjen tonë – Kosovën, Shqiperinë etj.RTK-ja nuk i realizon video inçizimet që bëhen enkas për ketë Televizion “ publik“?!
Ani pse, ka aktivitete të ndryeshme si: Akademi Përkujtimore, festa kombëtare, Shkolla plotësuese shqipe,koncerte me tematikë artistike kulturore etj.të cilat inçizohen me kamera të RTK- së dhe bëhen pagesa shtesë për t’a senzibilizu opinionin e gjerë shqiptar ( në mërgatë e vëndlindje) për të vetmin qëllim; ruajtjen e vlerave kombëtare, të kulturës, gjuhës shqipe, traditave shqiptare dhe ajo që është më esenciale pra, raujtja e lidhjes së mërgimtarëve me atëdheun tonë të shtrenjtë dhe mos asimilimi në baza kombëtare!!
Aq më keq kur, RTK- ja bënë dallime ndaj dëshmorëve të kombit, edhe më keq kur, ky medium informativ shtetror ( që pretendon të jetë publik), ti dallon mërgimtarët edhe në baza fetare dhe rajonale ( që ne këtu në Shtutgart e as kund nuk e kemi ketë ndasi)!?
Pra, gazetaret ( në mërgatë)po e kryejnë detyrën e tyre, ndërsa RTK, i malltreton shikuesit duke, japë termine të rrejshme, të pa sakta etj.duke lënë kështu bashkatdhetarët me orë të tëra para ekraneve, duke pritur edhe nga dy – tri ditë, të shfaqet emisioni, në rastin tonë Akademia Përkujtimore për dëshmorët e kombit Gaspër Karaqi dhe Pal Paluca, të cilët ishin pjesë e kësaj mërgate dhe i lanë të gjitha të mirat që kishin, u kthyen për t‘ i dalë përballë armikut dhe ranë e u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, liri kjo që, mjerisht, po keqpërdoret nga institucionet shterore në veqanti nga RTK-ja!?
Dëshmorët ( që për rajonin ku ata vepruan dhe luftuan nga Hasi, ishin Heronjë), Gaspër Karaqi dhe Pal Paluca nuk ishin më pak, luftëtar se sa bashkluftetaret tjerë që, shteti disa po i favorizon për interesa klanore dhe partiake e disa tjerë ( si keta dy të lartë cekur) i le në pluhurin e harresës dhe RTK- ja, jo vetëm që nuk përfillë misionin e mediumit informativ, por, merr pjesë drejtë për drejtë në të ashtu quajturën „bojkot informativ“ për qëllime të caktuara dhe të cekura më lartë!!
Apelojmë me urgjencë dhe vendosmeri që, të merrën në konsideratë ankesat tona si komunitet shqiptar në mërgim dhe që jemi të shkëputur nga çdo lidhje me pushtetin aktual në Kosovë, jo për fajin tonë, por për mos përfaqësim të merituar në institucione…që të mos bëhen dallime,politike fetare dhe as rajonale të mërgimtarëve e posaqerisht të dëshmorëve!!!
Mos na malltretoni me pritje të kota…!
Mos bani dallime!
Mos kërkoni të ju njohim si medium informativ publik, kur në fakt nuk jeni!!!

Shtutgart-Meshë dhe Akademi për Pavarësi të Kosoves!

Rrezore.com

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen