Opinion nga Agron Shabani

Diaspora | Zef Prenka | 28.01.18 | 14:09

Agron Shabani,

E bukura në art, sipas Dr. Ibrahim Rugovës dhe estetëve ose kulturologëve të tjerë:

Dr. Ibrahim Rugova në shkrimet ose veprat e tij „E bukura si parim suprem i shoqërisë“ , „Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983” etj., pos tjerash ishte i mendimit se ‚çdo njeri, pavarësisht fahut ose profesioni që zgjedhë ose ushtron në jetë, duhet të ketë pakëz shpirtë, gjak, mendje dhe dorë artisti, në atë mënyrë që ai të ketë dellin (damarin), sensin, intuitën, sentimentin, emocionin, vullnetin dhe adhurimin e tij për të bukurën në domenin e njohur estetikë dhe metaestetikë. Duke e dashur, çmuar, krijuar, vlerësuar dhe lartësuar atë (të bukurën) në artin, punën (profesionin) si dhe në vet jetën e tij. Me fjalë tjera, sipas Dr. Rugovës: Estetika është shkenca ose disiplina e njohur shkencore ose filozofike e cila si qëllim ose mision të saj suprem ose ambivalent i ka identifikimin, enkodimin, detektimin (deshifrimin), artikulimin, shquarjen dhe fokusimin e asaj që është e bukur, e dashur, e çmuar ose me vlera të larta krijuese, intelektuale, profesionale ose artistike. Kjo në radhë të parë për faktin se ‚vet njeriu është një homo-esteticus‘ dhe se çdo njeri, është pakëz artist dhe arti është një dimension i lindur i njeriut që e përcjellë ose shoqëron si të thuash në të gjitha etapat ose periudhat e ndryshme të zhvillimit (evolucionit), holistikës dhe primatologjisë së tij. Se këndejmi, e bukura është madje edhe kriteri qenësor ose themelor i vendosjes dhe vlerësimit të marëdhënieve ose raporteve të njohura njerëzore, i dukurive, procesëve dhe fenomenëve të ndryshme jetësore, shoqërore, natyrore dhe mbinatyrore, i qenieve ose krijesave të larta njerëzore ose artistike dhe i krejt asaj që e rrethon njeriun, respektivisht, jetën, botën, natyrën dhe ambientin e tij.

Ne nuk njohim dhe nuk ka shtet dhe shoqëri pa arte dhe kulturë. Apo…?!

Ndaj, përderisa s’ka shtet dhe shoqëri pa arte dhe kulturë, atëherë pra, që nga Antika e largët dhe deri me sot, gjithëmonë ka pasur interesim, përjetim dhe krijim të artit. Respektivisht, të asaj që është e bukur si dhe me vlera të larta kulturore ose artistike.

Vlerat, parimet, premisat, përjetimet, krijimet, mbindërtimet ose nënndërtimet e njohura etike dhe estetike, nuk janë gjëra që maten, vlerësohen ose fiksohen në mënyrë strikte ose konkrete. Jo. Por, ato matën, testohen dhe vlerësohen mbi bazën ose kriterin e njohur të ‚rubikonit‘ ose ‚grafikonit‘ të inovacionit, kreativitetit ose pleshmërisë së lartë krijuese ose artistike. Shih për këtë, Aristoteli konsideronte se, estetika është jo shkenca mbi artin, por filozofiia e artit ku s’mund të ketë diçka më të saktë, sublime dhe relevante se sa kjo e fundit. Ndërkaq, esteti dhe kulturologu i shquar francez (frëng), Sharl Lalo, në kuader të veprës së tij me titull „Terme ose nocione të ndryshme të estetikës“, pos tjerash thotë se: „estetika është teoria mbi sensibilitetin dhe ndjeshmërinë.“ Përderisa, për mendimet dhe vlerësimet e njohura shkencore ose metodologjike të estetit ose filozofit të shquar gjerman, Aleksandër Gotlieb Baumgarten, estetika në radhë të parë është studim, analizë dhe një kritikë e hollë dhe tepër e thellë e shijes, formës, materies, strukturës (substancës), teknikës, teorisë dhe praktikës së njohur krijuese ose artistike….E strukturave, elitave ose superstrukturave të ndryshme sublime, konfidente ose relevante, e ritmëve, trendëve, levizjeve, tendencave dhe dinamikave të ndryshme linerare, lukrative, futuristike, atraktive, ataraktive, inkarnative, tredimensionale, matriksiale dhe të tjera.

Ndërkaq, sipas Frojdit, „natyrën dhe origjinën e të së bukurës së bashku me perceptimin, përjetimin dhe krijimin e saj, në formën ose mënyrën më të duhur, duhet kërkuar edhe të psikoanaliza.“

„Arti është fenomen kulturor, shpirtëror dhe emocional si dhe formë e përgjithshme e vetëdijes njerëzore.“ ( Zigmund Frojd, „Mbi Letërsinë dhe artet“).

Arti ka karakter edhe filozofik, edhe psikologjik. Arti dhe filozofia janë dy forma të njohjes në kuptimin e asaj se arti e trajton të veçantën, kurse filozofia e trajton të përgjithshmen (globalen) ose universalen.
Ndryshe nga kjo, edukata, kultura, emancipimi, disiplina, vetëdija dhe ndërgjegjja e njohur estetike, nënkuptojnë edhe ndërgjegjen e përgjithshme intelektuale, profesionale dhe humane ose njerëzore që është nevojë, parim, kriter, postulat dhe synim i çdo shteti dhe shoqërie të lartë qytetare ose politike.
Edhe sociopsikologët, janë të mendimit se, me art, edhe njerëzit më të ashpër ose më të vrazhdë, bëhen më të ndjeshëm, më të butë, më sensual, më human, më racional, më pak egoistë, më pak narcisoid dhe kështu me radhë.
Ndaj, mu për këtë, artin përveç si faktor që e nxitë, stimulon dhe shkakton kënaqësinë shpirtërore dhe emocionale, duhet shfrytëzuar edhe si mjet ose instrument të fuqishëm edukimi dhe emancipimi të gjithëmbarëshëm. Schopenhaueri në një rast thotë se „vetëm ndjenjat dhe shijet e njohura për të bukurën, mund t´i shtypin ose neutralizojnë veset, cemët dhe instiktet iracionale dhe negative të njerëzve“.

ASH

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen