Ing.Dipl.Agim Dedaj- Koordinator i Rrjetit Intelektualëve Shqiptarë!

Analiza & Komente | Rrezore | 02.11.20 | 12:28

Njoftim lidhur me aktivitetin e RR.I.SH.

Rrjeti i Intelektualëve Shqiptarë

është në kërkim të vazhdueshëm të atyre intelektualëve të mirëfillt shqiptarë, të cilët do të gjëjnë vetën e tyre, me veprimtari dhe angazhim parasegjithash intelektual që do dijnë dhe dëshirojnë që vlerat kombëtare dhe politikën ditore, t’a kthejnë në dinjitetin e merituar.Të gjendën pranë qytetarit me projekte dhe plan-programe në të gjitha fushat e jetës shoqërore, politike, ekonomike, kulturore, shkencore etj.Pra, që intelektualët të shihën si shpëtimtarë, pas gjithë këtyre viteve me dështime të njëpasnjëshme politike, gjeopolitike, ekonomike, strategjike etj.
Prandaj, kemi mjaft intelektual të vërtetë dhe argatë të vullnetshëm të qështjes kombëtare që duhet, dhe duhen t’a marrin fatin e shtetit dhe të kombit në duart e veta dhe mos të lejojnë që, ky komb shqiptarë të nëpërkëmbet tutje.
Duke u nisur nga qindra e mijëra fakte që dëshmojnë për dështime të thella politiko- ekonomike dhe fushat tjera të jetës institucionale të shtetit- Kosova nuk duhet të mbetët pëng i dështakëve, (autoprofiterë), që me sjelljet e tyre,tash e 20 vite, shtetin e futën në qorrsokak nga i cili,vetëm dështim i kanë sjellë.
Sot, në mos është bërë vonë, të paktën të mos të dorëzohemi para defiçitit politiko strategjik që kemi në politikëbërjen ditore.
Dukuritë negative të shoqërisë së korruptuar dhe të inkriminuar, nuk zhdukën me lutje, as me opinione, por me veprimtari të përbashkët.
Kjo veprimtari e përbashkët sot, quhet RRJETI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË,

që do të dijë dhe apriori mundet t’a bëjë kthesën progresive dhe t’a kthejë besimin e humbur që,subjektet politike ekzistuese(radhë pas radhe) e keq-qeverisën dhe shantazhuan shtetin deri në falimentim.
Intelektualët sigurisht që dijnë dhe mundën të bëjnë mrekullitë edhe para disfatave politike etj.shtetrore.
Por, duhet vullnet dhe angazhim i përbashkët dhe guxim që intelekti i tyre ( së paku një orë në ditë), t’i dhurohet qështjes së pothuaj,ngulfatur kombëtare.
As veprat briliante të shkencëtarëve të sotëm që kemi, nuk po ndikojnë në vetdijësimin e masës së korruptuar dhe shantazhuar para veprave të shenjta kombëtare.Por që, këta shkencëtarë (që pa dyshim janë intelektual të mirëfillt), do duhej, bashkangjitur me veprat e tyre t’a ndihmojnë RR.I.SH. që, të kthejmë identitetin e nëpërkëmbur drejtë vlerave kombëtare,të cilat na bëjnë krenarë, për të kaluarën dhe do ndrisin të ardhmen, sepse e tashmja është tejet diskutabile…

Sot, duke u nisur nga vullneti, dëshira, suksesi dhe dija e intelektualit, para jush e prezantojmë

Ing. Dipl. zt. AGIM DEDAJ- Koordinatorin e RR.I.SH,

i cili do të, bashkrëndisë organizimin e Rrjetit Intelektualëve Shqiptarë dhe do, jetë urë lidhëse e tyre që, do të përkujdeset për formimin zyrtarë dhe pregaditjen e Platformes së Rr.I.Sh.
Prandaj, në bazë të konsultave që kemi patur me më se 200 anëtarëve tashmë të regjistruar, emri i zt.Agim Dedaj, është plotësisht i pranueshëm për Koordinator të përgjithshëm deri në konsolidimin dhe formimin zyrtarë të Rr.I.Sh.

Urime  dhe mbarësi zt.Agim Dedaj!

Nga Këshilli Nismëtarë i Rr.I.Sh.

Për Këshillin Nismëtarë të Rr.I.Sh.

Z.P.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen