Luftëtarët e lirisë nuk vdesin, ata jetojnë në kujtesën e popullit

Diaspora | Dedë Preqi | 29.01.12 | 22:12

„Ata nuk vdesin kurrë,vetëm ndërrojnë jetë“,kështu do të nisja këtë rrëfim të një djaloshi,i cili ra në altarin e lirisë,që kurrë nuk do të harrohet në kujtesën e popullit tonë. Janarët gjithmonë janë të ftohtë,por për shqiptarë, janarët janë më të dalluar,jo vetëm për të ftohtë dhe acar,por me skena luftarake dhe të përgjakshme,që shkakëton armiku shekullor serb,i cili bënte çmos në popullatën shqiptare të pa mbrojtur.Ndër janarët e acartë ishte edhe i vitit 1999,i cili ua kërcëllënte dhëmbët shqiptarëve,të cilët i kalonin çastët më të tmershme të jetës së tyre,që donte ti përbinte barbarija serbe në tërë Kosovën. Ende ishte e fresktë tragjedia e Reqakut,e Rogovës së Hasit dhe shumë tragjedi të tjera ,që i shkakëtoi barbaria serbe ,e cila kurrë nuk ngopej me gjakun e shqiptarëve,ajo vazhdonte pa ndërpre edhe sulme të tjera mbi popullatën e pa fajshme shqiptare.

-Gaspëri në radhët e UçK-së-

Populli shqiptarë nuk mundi të rrijë duarkryq dhe të shikonte ngjarjet makabre ,që i bënte çmendurija e barbarisë serbe,por ata u organizuan dhe formuan formacionet e tyre luftarake dhe emergjente,për ta ndihmuar popullatën e vendit,kundër okupatorit të çfrenuar serb.Pothuaj se,në gjithë teritorin e Kosovës ishte zgjeruar iniciativa ,që  më çka është e mundur të luftohej armiku shekullor,i cili donte Kosovën ta asgjësoj,apo ta çfarosë popullin e saj shqiptarë deri në masë. Ashtu edhe Hasi,ku jetonte Gaspëri u themelue Shtabi Regjional i Hasit,ku ky djalosh më shumë shokë bënë betimin e parë ,në mars të vitit 1998,në fshatin Damjan. Sëcili prej shokëve që kishin urdhërat komanduese e kishin pseodonimin e vet ,që  e kërkonte lufta ,kështu që edhe Gaspëri e merr një emër të veqantë i ashtuquajtur“Habibi“,me të cilin emër ishte prezentue edhe kur ishte mërgimtar në Libi dhe Egjypt,të cilin emër e pëlqeu edhe në lufë .Ai shte ndër të parët që iu bashkua radhëve të formacionit të celulave të para të Ushtrisë çlirimtare,në regjionin e Hasit .Gaspëri me shumë shokë luftëtarë të Hasit dhe regjionëve të tjera,organizuan bartjen e armëve prej Shqipërije,dhe shpërndarjen e tyre deri te luftëtarët shqiptarë të lirisë.Ishte viti 1999,Gaspëri bënte përcjelljen e shumë ushtarëve të Hasit,deri në fshatin Reti,një vend në komunën e Rahovecit,ku këta ushtarë përgaditëshin me teknikën infomative dhe ushtarake ,për të luftuar kundra armikut serb.

Ushtrija,policija dhe paramilitarët serb i kishin zënë pothuaj se,të gjitha pozicionet kyqe të rrugëve kryesore në gjitha udhëkryqet e qytetëve dhe fshatrave të Kosovës ,ashtu dhe pozicionet ku vepronte Gaspëri me shokët e tij,ishin të përforcuara nga një pozicion i fortë i forcave serbe ,mu në Kodër të Gradishit,ku në një pusi ,në mes fshatit Bistrazhin dhe Ujëz, djaloshit shtatëgjatë ia marrin jetën,në acar të  janarit 1999,duke u kthyer gjatë një akcioni . Rënja e Gaspërit në altarin e lirisë ,e ka domëthënjen e vet, të një atdhetari të betuar dhe një pishtari të lirisë,i cili kurrë nuk u pajtue me robërinë dhe shtypjen nga armiku shekullor,por ai ,me shumë shokë nuk e kursyen as jetën,për lirinë dhe çlirimin e Koosvës,për të mos vdekë kurrë në zemrat dhe kujtesën e popullit.

-Gaspëri ishte mësues,pedagog,edukator dhe poet.

Gaspëri ishte mësues në shkollën e Bishtazhinit,ku përveq mësimit ,ai organizoi edhe shumë aktivitete tjera edukative,kulturore dhe sportive me nxënësit e shkollës dhe rininë e asaj treve hasjane.Gaspëri  së bashku me shokët Nexhat Goçajn dhe Besim Muhadri ,e  nxjerrin  gazetën  „Etja“,pikërisht ditën e flamurit më 28 Nëntor 1991,ku përmes kësaj gazete,çfaqëshin të gjitha preokupimet dhe organizimet e rinisë hasjane dhe të tjera. Gaspëri ,po sa ishte student në Prishtinë,muar pjesë pa ndarë në demostratat e studentëve të vitit 1981. Ai ishte edhe i burgosur politik. Ishte pjesëmarrës dhe organizator i pajtimëve të gjaqëve në trevat hasjane. Ishte një aktivist i dalluar dhe kryetar i degës së LDK-së,në Bistrazhin. Gaspëri ka lënë  një përmbledhje të poezive ,të cilat janë me motive të ndryshme,por shumica e tyre janë me motive atdhetare,duke ditur se ishte atdhetar dhe liridashës,të cilat i boton dhe i përgadit Besim Muhadri në vitin 2000,së bashku me një libër ,kushtuar jetës dhe vepres së luftëtarit të lirisë Gaspër Karaqi. E vërteta –se liria, ishte caku kryesor i Gaspërit dhe i shumë luftëtarëvë tjerë të lirisë,të cilën kohë ne sotë e shijojmë dhe përjetojmë.

 

LAVDI PËR TË GJITHË LUFTËTARËT E LIRISË,LAVDI POPULLIT HEROIK TË KOSOVËS.

Gasper Karaqi

Në përvjetorin e rënjës të dëshmorit Gaspër Karaqi, 1961-1999

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen