Pse nuk çmohen vlerat e luftës së UÇK-së!
Arkivi | Dedë Preqi | 11.06.11 | 21:21
Ka filluar java e tretë e grevistëve të veteranëve të UçK-së,të cilët janë vendosur me tenda pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.Po të shikohen këto tenda në prizmën e një largësie , i ngjanë një pikniku që bëhët para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës,por në realitet është diçka tjetër,jo një piknik i rëndomtë,por një piknik i dhimshëm,që këto ditë shiu me të reshura të pa ndërprera ua shtuan edhe më shumë hallet dhe kushtet e tyre.
Çëndrimet e tyre janë të thjeshta,por të drejta dhe sublime,që Institucionet e Kosovës ta miratojnë ligjin për vlerat e luftës së UçK-së,pa të cilët nuk mund të paramendohet liria dhe pavarësia e shtetit të Kosovës.Ky zbatim i ligjit pse të ngadalsohet apo të mos realizohet deri sot nga Qeverija e Kosovës,me ç’rast kaluan 12 vite pas luftës së tmershme,dhe shumica e veteranëve janë invalid të luftës së Uçk-së,të cilët i mbijetuan kësaj lufte dhe familjet e dëshmorëve nuk kanë përkujdesje institucionale , konsiderohen apo trajtohen vetëm me ndonjë asistencë sociale.Kjo mënyrë e grevës së këtyre veteranëve të luftës së UçK-së,paraqet kërkesat e veta për miratimin e ligjit për vlerat e luftës dhe asgjë më shumë,kërkesa shumë të drejta për vlerat e luftës,të cilët në ditët më të vështira që ishte vendi nën okopim,këta ishin të gatshëm dhe flijuan jetërat e tyre për lirinë të cilën e gëzon sot populli i Kosovës.Nuk mund të mendohet edhe krijimi i Qeverisë së Kosovës që kanë sot në dorë këto ligje,pa veteranët dhe dëshmorët e UçK-së,duke iu falenderuar dhe fuqisë së NATO-s,në krye me SHBA-të,të cilët na mundësuan të marrim frymë lirshëm. Duke mbrojtur me ligje këto vlera të luftës së UçK-së,mbrojmë të ardhmën dhe lirinë e Kosovës,si aspirata më sublime e popullit të Kosovës dhe e çdo populli në botë,që lufton për liri dhe demokraci.
E gjithë kjo gjendje jo e mirë e veteranëvë të luftës së UçK-së,të vendosur për kërkesat e tyre,paraqet fytyrën e Qeverisë së Kosovës para opinionit botëror,e cila për mos realizimin e kërkesave të tilla,mund të përshkallëzohet në një rrëmujë të pa këndshme,siq thotë edhe organizuesi i kësaj proteste apo greve,të veteranëve të luftës së UçK-së.Prandaj,çka pret Qeverija e Kosovës,që të ndërmerr hapa sa ma parë,të zbatoj kërkesat e tyre të ligjshme sikur që e kanë edhe vendet e rajonit,ligjin për mbrojtjen dhe të drejtat e veteranëve të luftës,njëherit edhe EULEX-si,të ndërpresë arrestimet dhe veprimet e pa ligjshme ndaj disa anëtarëve të pa fajshëm të UçK-së, sepse veprimët e tyre janë të pa drejta dhe pa argumente të vërteta,të bazuara në thashë e thënme.
Sigurisht që mungesa e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të Uçk-së,duke mos pasë veteranët e luftës imunitetin e vet i cili i mbronë të drejtat e tyre,ka ndikuar shumë keq te shumica e veteranëve të luftës,që janë arrestuar nga EULEX-si,edhe pa ndonjë argument,vetëm në bazë të shantazhimëve nga ana e shtetit serb.Lufta e UçK-së,ka qenë luftë e drejtë,e cila ka luftue për lirinë e popullit të vet,dhe çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.
Edhe diaspora shqiptare është e prekur nga kjo gjendje e veteranëve të luftës,e cila është pjesëmarrëse e denjë e kësaj lufte të lavdishme të UçK-së,dhe besojmë se Qeverija e Kosovës,do ta krijojë një atmosferë të re,e cila do të realizojë dhe mundësojë shumë shpejtë ligjin për mbrojtjen dhe të drejtat e veteranëve të UçK-së.Një gjendje e këtillë ligjore do të jetë baza e shtetit juridik ku sundon ligji i një shteti demokratik,dhe sheshet e kryeqytetit mos ti shohim përditë me protestues apo grevistë nga qytetarët e vendit,që kërkojnë të drejtat e tyre ligjore prej shtetit juridik dhe Qeverisë së Kosovës.
Komente