Vëllaznit Sirdani – III-

Histori & Fakte | admin | 10.12.10 | 08:24

Vëllaznit At Aleksandër e dhe At Marin Siridani (Pjesa e tretë)

 Gjovalin Luka :

………………………
Aktualisht ne kemi disa historianë klerikë katolikë, studiozë të dalluar, veçanërisht kemi një specialist talent. Ai shkruan për një statujë gruaje të vogël bronzi të shek VI p.K., që është gjetur në Shkodër; shkruan edhe për statuja guri me veshje ilire. (Marin Sirdani, “Hylli i Dritës”, “Kulturë e Arte në Shqipëri” nr. 2-3-4 prill 1944, f 21)

Ilir Logu Per me mújt me énd e me kuptue aq sa duhet kontributin e elementit katolik shqyptar në lám t’atdhetarís, duhet me pás parasysh gjendjen e kombit tón, si në pikpamje politike, ashtu edhe në pikpamje fetare qysh nder kóhët e para të kristjanizmit e deri nder kóhët tona. Lypet nji traktim i atíll sepse çeshtja komtare shqyptare, si ka me u pa, ka qén perhér në ma të madhen lidhni me çeshtjen fetare-katolike. Sikur flirtja e vjeter, thót Shuflai, kje si nji kufi në pikpamje besimi. Këtu kufizóhen sot katolicizmi, ortodoksizmi e islamizmi“. Âsht pra kjo nji çeshtje jo vetem e dobishme por edhe e nevojshme me u skjarue mbi veprën që zhvilluen në favor të komit pjestarët e njanës nder tri besimet e respekëtueme prej Statutit të Mbretnis Són.

Po në nji peshim kohe aq të gját, ku duhen zhvillue jo vetem ndodhít e rrethanat, por ndonjihér edhe situata e vendit, per mos me shkue teper gját, kemi me pershkrue vetem pikat që víjn me qít në shesh aktivitetin e katolikut shqyptar në lám t‘ atdhetarís per rreth të sa shekujve, deri në kohen e Turqve të Ri. Prej asáj kohe deri nder ditët e sodit kemi me e vijue në nji numer tjeter të ksáj riviste.

Do dijt se qysh nder kóh të para të kristjanizmit edhe nji numer i mirë shqyptarësh e mori mbrapa ket besim. Ky numer shkoi gjithnji tuj u shtue, kshtuqi në shekujt e parë të ktij besimi nder shum gjytete kjenë ngrehë seli ipeshkvnore si per tregim, – n‘ Amante (ngjat• Vlone) në vjetë 344; në Shkoder, 392; në Matje, 392; në Durëc, 424; n‘ Apolonje, 431; në Bylis, 431; në Djokle, 451; në Vlonë, 458; në Skampa, 458; në Prezrend, 458; në Shurdha Sarda, 592,18. Mbas rregullimit politikuer në shekullrr të IV e të V, Salona e ba metropolija e Dalmacis, Shkodra / per krahinen Prevalis, e Durrci per krahinen e Epirit të Ri. Ipeshkvij e lliris e t‘ Epirit duken shpesh në historin e shtatë shekujve të parë të kristjanizmit, e sidomos në historin e Koncileve, si antarë të fortë të fes katolike kundra crezive

Gjytetet prej Arbe (Rab) e deri në Vlonë ishin mje në të VII shekull nen influencen kryesore të Prendimit. Në ket pikpamje nuk shkaktoi farë shrregullimi e damja e Perandoris Romake (395), mbas së cilës Dalmacija mbeti nen Prendim në sa Prevalitanja e Epiri me Lindje. As fakti, se në vjetin 535 ipeshkvijt e prevalitanjes ran nen metropolin e Justinjanës së Parë, e prandej nen influencen greke, nuk shkaktoi ndonji pengim.

Nder të gjitha ato vende, ku qysh motit ishin nen influencen e Prendimit, krishtenimi mbajti nji karakter latin. E mbajti ket edhe atëherë, kur cari Leon Izauriku (732) dau Epirin e Ri e Prevalitanjen bashkë me Italin e Jugut prej kishës rromake, e i shtroi nen patriarkatin e Konstandinopolit. E mbajti edhe atëherë kur u themelue kisha serbe autoçefale (1219). Ipeshkvijt e Dalmacis së Jugut e të Shqypnis së Veriut u ban pshtetje kryesore të Papës në luften e madhe kundra ortodoksizmit në Ballkan në kohen turke

Kjo lidhni kaq e vijueshme mbrrijti n‘ apogjen e vet me Balshajt e me Gjergj Kastriotin, e shqyptarët nuk e dijten vedin kurr per ma Qysh nder kóht e para të kristjanizmit u perdorote në vendin t ‚onë, si gjuhë zyrtare, shtetnore e kishtare, ku latinishtja e ku greqishtja: në Shqypnin e Veriut e në të mjesmen latinishtja me ndonji perjashtim; greqishtja në të jugut. Si ishin dy gjuhë zyrtare të kishës, ashtu ishin edhe dy rrite, ase menyrë se si me krye zyret fetare: rriti grek e rriti latin, por besimi ishte i njinjishem n’anekand Shqypnin.

Të damit e parë fetar në Shqypni ndodhi në shekullin e XI kur per shkak të skizmes s‘ orjentit, që dau kishen greke prej asáj të Romës fiset toske pergjithsisht iu pshteten kishës bizantine, në sa fiset gege i ndejen besnikë kishës së romës. Kjo dasi i shkaktoi nji dam të madh vendit tonë jo vetem kahë feja por edhe kahë kombsija, perse me ket dasi perfituen të huejt me luejt politiken e vet per dam të komit shqyptar. Me pasë nji ide të kjartë mbi çashtjen në fjalë do kthye mendimi te situata politike e Shqypnis qysh do shekuj perpara skizmes.

Si dihet, kahë mjedisi i shekullit të VII, Herakliu i I, perandori i Bizantit, nziti serbët, që ene ishin në Rumenin e sotshme, me u lshue në shpinë arave e me i qitë prej Ballkanit. Ktyne, si e çuen në vend dishirin e atij perandori, u kjenë lshue në shperblim, posë vendit që prej tyne pat emnin Serbi, edhe Bosnja, nji pjesë e Dalmacjes e do vende në Prevalitanje. Prej këndej shkuen ma vonë tuj u shperda neper vende tjera të Ballkanit, e trajtuen disa qandra nen kryesi të do krenve të quejtun prej tyne Zhupana. Deri në shekullin e XI kta zhupana u sundojshin krejt më veti, po atëherë njifarë Stefan Dobroslaw fitoi njifarë të drejte mbi të tjerë, e i biri i tij Mikaeli (1050-80), mori titullin Kral, titull i cili ikje njoftë prej Papës Gregorit të VII. Në ket kóh edhe Shqypnija e Veriut me nji pjesë të Malit të Zi kishin nji zhupan të vetin, i cili njofti sypranin e Mikaelit.

Mirëpo as në Shqypnin e mesme e të jugut nuk vonoi e u furë nji popull i ri, Bullgarët (861), të cilët mbas do kohe, si edhe Serbët, mueren sundimin e vendit, por, në Shqypni, u mbet Serbve, te e mbramja.

Me kto dominacjone elementi shqyptar shkoi tuj bjerrë per herë e ma fort, tuj u slavizue, e me gjith kryengritje, që ban disa heresh per me u dalë doret, u duelen zakonisht të pa dobi. Por me gjith mni që kishte njani element me tjetrin ishte dishka që deri diku i avitetë: besimi i perbashkët. Serbët, që qysh me të VII shekull ishin nen ndigjesë të Kishës Latine, në vjetë 1288 iu pshteten Kishës Greke. Ktij ndrrimit Shqyptarët që gjindeshin nen reje të tyne nuk iu perkrahen pergjithsisht e kta vlefti per me e mbajtë ma të gjallë dasin me ta.

Papët e Romës, per me i vu nji pendë rrymës së bizantinizmit e slavizmit, e mos me e lanë me ba krejt të veten kudra kishës shqyptare, u kujdesen qysh me kóh me çue nierz të zotët sidomos me kryesue selit krye-ipeshkvore të Tivarit e të Durrcit e me ngrehë qandrra mungarësh sa ma shum në vendin t‘ onë.

Në tjeter anë edhe kryetarët e kishës greke, të perkrahun prej sundimtarve të Bizantit e të Serbis, me qandrra Ohrin e Pejen shkuen tuj shkputë prej kishës katolike ku njanin e ku tjetrin djeçez

„Në metropolln e Durrcit (Shqypni e mjesmedhe e jugut), në të XIII e të XIV shekull, hypja e zbritja e inf1uencës katolike, anasjelltas ortodokse, shko te paralel me ndryshimin e auktoriteteve politikore. Ndermjet Lindjes e Prendimit ndrrojshin mendim nierzt e mdhej civila, ashtu edhe ndrroheshin• ipeshkvijt e njenit e të tjetrit besim. Me gjith ket, lufta e gját e Papatit me Bizantin mbi vendin shqyptar, nuk muer kurr formë të këqia. Per fanatizem fetar nuk bahej aspak fjalë: perkundrasi gjinden sheje, që këto rise nuk i kanë rrejtë kurr pengimet fetare. Ka sheje të qarta të simbjozës së paster ndermjet katolicizmit e ortodoksizmit.

„Bujarët e mëdhej shqyptarë përgjatë bregut t‘ Adriatikut ishin katolikë. Por permbrenda, kahë ana e Ohrit, ashtu edhe vetem në Krue, deri në t‘ ardhun t‘ Anxhovince (1272), sundojnë influenca• greke. – Dekretet e Papës së vjetit 1…19 të

drejtueme, me rasë të kryengritjes së madhe kundra Serbve, kryetarve të familjeve princore të Muzakejve, të Matarangut, t‘ Arjanitve, të Blinishtve, të Jonimve, i quejnë „dilecti filii“ edhe „viri catholici6.

Intelekëtualt shqyptarë t‘ asáj kohe, pa se popujt kufitarë tuj perzie iden „Religion“ me iden „Shtet“ po ishin jo vetem anmiqt e katolicizmit në Shqypni, por edhe të kombit shqyptar, pse me ndjekë skizmen atëherë ishte rrezik evident me mohue edhe kombsin e me pranue kombsin serbe, greke a bullgare, i vune per ball kishen shqyptare, e me ket mjet luftuen e dikur duelen ngallnyesa. Shofim prandej se aty e mbrapa çashtja shqyptare e çashtja katolike shkojnë ngjitas, e mprojsat e kreshnikët e katolicizmit janë njiherit edhe mprojsat e kreshnikët e kombit fonë. vazhdon….

Ilir Logu Nji nder ma të parët mprojtsa të ksajë ide kje françaskani, Gjoni de Plano Carpino, krye ipeshkev i Tivarit (1248-1252), i cili sajoi „me perba me Shqyptarë nji qanderr të fortë të katoliçizmit në tokë shqyptare“. Me ket program i doli ktij prelati me kthye në prehen të Kishës Katolike në vjetë 1250 disa djeçeze të Shqypnis qandrore.

Sigurue vogjlija se nuk ishin lshue doret. filluen me u marrë vesht njani me tjetrin, e nen prisi të disa krenve e të klerit, shkuen tuj u ba reakcjon mbas reakcjonit anmiqve të fes e të kombit. Me gjithkta mbretent e Serbis që kishin qitë çeken me ba çmos e me shdukë çfardo pengimit që muejtte me u ndalue slavizimin e nenshtetasve të vet, mbasi në vjetë 1282-1356 shtruen mbarë Shqypnin, shkuen tuj i randue perherë e ma fort Shqyptarët në fe e zakone deri sa në vjeten 1318 Uroshi i II me qellim me shkimë kombsin shqyptare dha urdhen me ndjekë të gjithë [shqiptaret] ortodoksin. Shqyptarët atëherë u mblodhe n per rreth Andre Muzhakës, shqyptarit ma zemrakut e ma me randsi n‘ at kóh, e mbasi lidhen besë me Filipin e Tarantit, që zotnojte Durrcin, me Karl Abertin d‘ Anjou mbretin e Maxharris, me Mladin banin e Boznjes, e ngushtuen mbretin e naltpermendun në vjetë 1320 me u njoftë të drejtat e mos me i trazue ma në fe e zakone.

Në kjoftë se n‘ at kóh aq kritike per kombin t’onë u ruejten nalt ndiesit komtare i duhet dijtun fort edhe klerit katolik i cilli s’i u da popullit shqyptar në kurrnji rasë po me te mjeroi, me te luftoi, me te gzoi. Dy albanolog, nder ma kompetentat në ket landë thonë se …. në popullin shqyptar Barit e Kishës Katolike të ktij populli, para historije, ruejten nalt ndiesit komtare, ndersa ordokst mbeten ma fort indiferenta në pikpamje nacionale. „Ata që i ban ball furis greko-serbe¬ortodokse,- shkruen Dr. Milan v. Sufflay – kjenë veterant e Kishës Katolike, Benediktint, të cilët, tuj ndertue kuvendet e veta j ashta gjyteteve e në zemer të popullit shqyptar nder male pshtuen Shqypnin prej ortodoksizmit, si ma vonë Françeskajt e pshtuen prej islamizmit.

Ket të vertetë të patrandshme të veprimit të klerit katolik, din Zoti dhe e dishmoi në ndonji rasë edhe shtypi jonë Fletorja e Tiranës „Vullneti i populli“ (v. I. Perjudhë e II, n. 2 (36). fq. 2, v. 1930) „Veprimet e klerit katolik per atddhe janë aqë të vjetra sa âsht robnija e kombit fonë deri në diten e Indipendecës“ – e nji tjeter e të njajtit gjytet (Ora. n. 30) dishmote se: … shkronjësi i këtyne radhve ësht i bindur dhe fort i gëzuar që të shpallë an-e kand qe Kisha Katholike është e vetmjaia organizatë fetare në Shqipëri e cilla ka permbqjtur gjithnje të gjalla traditat shqiptare edhe pasë roberimit të Shqipëris!“

Levizjet shqyptare per me u emançipue prej Serbve deri me deken e Car Stefan Dushanit duelen pa fryt e vetem vjeften per me mbajtë gjallë ndiesit komtare, por me deken e tij (1355), qeveritarët e krenët e vendit që kishin pasë sundue n’emen të tij u dek1aruen princa e dukë në veti. Nji nder kta Zotn që i dha ma të madhin të trandun perandoris serbjane kje nji kryetar shqyptar i Balesit. Ky, porsa diq perandori i naltpermendun ban per veti Lekët e Malícis e msyni Shkodren, e mbasi qiti prej atij gjyteti Serbët e antarët e tyne, mori qeverimin e vendit e u çfaq dukë në veti. Per me shkputë çdo lidhni me Serb e per me bashkue Shqyptarët jo vetem politikisht por edhe fetarisht, si edhe per me fitue simpatin e popujve katolikë t‘ Europës, Dukë Balsha i I me të bijt, që ishin ortodoks, në vjetë 1368 i derguen Papës urbanit të V, ipeshkvin e Shasit, per me e lajmue se kishin kthye në prehen të Kishës Katolike me nji shumsi populli. Shqyptarët të dishruem per liri, mzi që priten e u bashkuen me at Dukë, e si në protestë të zotnimit të Serbve ata që paten marrë ortodoksin kthyen në katoliçizem. I biri i tij, Gjergj Ba1sha i I, tuj ndjekë programin e t‘ et, mbrrijte jo vetem Gegnin e Tosknin, posë çameris, por edhe krejt Malin e Zi, nji pjesë të Dalmacis, deri në Selenik e Trau, e nji pjesë të madhe të Maçedonis. Me fjalë tjera ky ngjalli perandorin ilirjane të dikurshme, e mprojti Shqypnin prej të huejve, tuj vu perpara Serbët, Boshnjakët, Napolitanët, Bullgarët e Turqit.

Qysh me kot kóh e deri që kje pushtue dheu i jonë prej Turkut, e edhe atëherë shumica deri me 1640 Shqyptarët të thuesh mbarë, ishin katolikë ku me rritim latin e ku me rritin grek, e vetem në Dibren e Siperme ishin edhe Bullgarë ortodoksa e Shqyptarë perzietas. Biemmi, tuj folë per Svetigradin thonë: „Mirrte mbrapa ky popull besimin e kristenë, por të prishun prej erezive, e jo mbas dogmave të Kishës Romane, që ishin besue prej Shqyptarve. Ky persuazjon, se Shqyptarët mbarë janë katolikë, ase kisha e Shqyptarit âsht kisha katolike, i mbetun prej atyne kohve neper Slav ngjati deri vonë. Emzot Pjeter Bogdani në në vjetë 1685 (Cuneus Prophetarum) në parathanje shkruen se Shkiet, per antonomazi fes katolike i thonë “Arbanaska vera“.

„Ipeshkvijt e Krues e Krye-ipeshkvijt e Tivarit luejten nji rroI të madh në gjysen e•parë të XIV qindvjetë si nder perpjekjet per bashkimin me kishen serbe, ashtu edhe nder kundershtimet e hapuna ndermjet të mbretenve serb e të papës e nder projektet per luften e Kryqtarvet.

Por të huejët, që nuk e shifshin ’në sy të mirë nji perparim aq të madh të Shqyptarve, u lidhen ndershej vedit e ban çmos deri që u duel me e shpartallue at perandori. Kshtuqi me deken e Balshës së III, 1422, mund të thohet se ajo perandori mbaroi, e vendet që pershijte ajo u dan ndermjet të feudalve shqyptarë.

Dobit që i rrodhen Shqypnis prej familjes balshjane kshtu i permbledhë Fan Noli në historin e vet: „Përkundër, se jo vetem i dha Shqiperisë dy çliraryes të shkelqyer, si Balshen I dhe Gjergjin e I, qe zgjuan në zemer të kombit spirten e indipendencës, me ndjenjen e forcës së bashkimit dhe shijen e liris kombëtare, po i lanë si trashigim dhe Kishen Katholike, e cila i solli mprojtjen e Papës dhe perkrahjen e fuqive Katholike të Prendimit, mbi të dilat u pshtet me vonë Skanderbeu per të nisun fushaten e tij të paharruarshme. “

Mbas pak kohe që u tokoi Shqyptarve me e shijue lirin komtare, pse u shduk rreziku i slavizmit e i bizantinizmit, iu pertrij nji rrezik i ri e shum ma i damshem. Ky rrezik u vijte prej Turqve Osmanli, të cilët në ket kóh ishin tuj u furë aty-këtu neper dhena të Balkanit. Kahë mbarimi i të XIV shekull (1389), Turqit u shtrijn kah ana e Serbis, edhe në nji luftë të madhe në fushen e Kosovës, afer Prishtinës, luftuen me Serb, të citët ndimoheshin edhe prej njaj ushtrije shqyptare nen Balshen e II. Mbas ksajë lufte Balsha i II u kthye me Shqyptarë në vendin e vet, po edhe atje e ndoqen Turqit e i moren Kosturin, Beratin, Shkodern e Drishtin. Këtu e mbrapa gjytetet shqyptare shkuen tuj ndrrue zot shpesh e shpesh, e levizjet u ban gja ezakonshme.

Të trembun prej ktij rreziku të ri feudalët shqyptarë tuj mos i pa gjasen me i ba ball veças, u ngushtuen njani mbas tjetri me kerkue perkrahjen e Republikës Venete, e cilla ishte atëherë e vetmja që dukej se muejte me u matë me Turk. Kjo republikë u epte gajret e i nzitëte shpesh princat shqyptarë me i ba ball Turkut, por ndonji herë kur s‘ i shif te gjasen e qindresës e kshillote me ba pagjë me ta. Më sa tjera herë as në ket shteg kleri nuk u struk më nji rrezik kaq të madh, por ku me princa. e ku me popull i qiten pengim mbas pengimit zgjanimit të Turkut. Meritimin ma të madhin që u bashkuen Koja, duka i Dajës, e Dimiter Jonima, kundra Turkut në vjetë 140l e pat françeskani Magister „Nicolaus de Scutaro; i në vjetë 1405 shkasin ma të madhin me e qitë ushtrin turke prej Shkodre e dha nji françeskan tjeter „Frater Franciscus de Scutaro.

Nen kercnimin turk as ndima e Venedikut n‘ at kóh nuk vjefti aq perse në vjeten 1410 prej friget mos të bjerrin tregun u lidh me te me i dhanë nji tribut prej vendet që kishte në Shqypni. Princat shqyptarë atëherë s‘ ipaan pshtim vetit veç me njoftë sypranin e Sulltanit. e per siguri se do t‘ i rrijshin besnikë e do t‘ i paguejshin tributin me rregull, pranuen me lanë neper kshtjelle të veta ushtarë turq, per ndryshej mbetshin të lirë me qeverisë mbas kanunit e zakonit të vendit. Me gjithkta, populli, e disa herë edhe princat vetë, që s’muejshin me pa ushtrin turke nder vende të veta, u bashkuen e i qiten jashtë, e kshtu u shkakëtuen lufta të paprashme ndermjet Shqyptarve e Turqve, e si dishmon Gjon Muzhaka (Muzaka, Iiopt, fq. 274), s‘ kishin mbetun vetem pleqt, se të rijtë ishin vra të thuesh të gjith nder lufta kundra Turkut.

Kshta ishte gjeja e Shqypnis kur në vjeten 1443 Skanderbeu prej robnije kthehej në vendlemje. Ky „Defensor fidei“ e „Athleta Christi“, i bazuem në programin „Fe e Atdhe“ permblodhi edhe nji herë, si parandej Balshajt, Shqyptarët më nji, kren e vogjli.

Skandarbegu, thót Baldacci, tuj i dalë zot fes së të Parve të vet, kje ma i pari që i bani Shqypnân me u njoftë prej botës mbarë, në mënyrë që çashtja komtare-shqyptare âsht në mq të madhen lidhni me çashtjen fetare“. E njimend nen prisi të tij, per njizet e kater vjet, katoliku shqytar e bani deken si me le tuj u per1a me ushtri të panjehuna të Turkut, të prime prej generalave ma të mirve e deri prej Sulltanave: ma teper, vuni perpara njiheni dy shtet ma të mdhat e asáj kohe, Turkun e Venedikun. Kshtu, si shprehet Barleti, u dukshin të perstrijme edhe nji herë kóht e lumnueshme të Burrit e të Lekës.

Historjakët e vjeter të Shqypnis e pershkruejn me kto fjalë entuzjazmin e popullit shqyptar t‘ athershem: „Shprehje gzimi e shendri‘ u ndieshin anekand, e ishte nji entuzjazem aq i madh sa mzi që pritshin me ra në luftë kundra turkut per me provue trimnm e besnikin e u dote ma ba çmos per me i ndalue që mos t‘ u shtyshin nder viset e turkut, pa pasë urdhen. Kur ndiejshin se po kthete Skanderbegu prej lufte, kahdo kalote, populli mbarë i dilte para edhe u pergzote me te: kangë, valle, gjimimi i topave, i trompetave e i kumonve, zotnoshin ajrin prej brohorije.

Nji ndimë të madhe, morale e materiale, e pat Skanderbegu edhe prej klerit katolik. Kta e ndreqen dy heresh me Dukagjinin: i ndejen perbri per me iu gjetë në çëfardo nevojet: u suellen neper dhena të krishtena per me i bashkue pare e ushtarë; mbajten nalt moralin e popullit; e prej mbarë krishtenimit t’Europës. Nder tjerë Pal Egjllorin, Anden de Meul, Gjergj Kuken, Eugjen Sumen, Gjonin de Albania, Barletin, Tivaradije të madhe per sherbime që i ban atdheut n‘ at kóh.

Me fjalë tjera, po t‘ i kishte mungue perkrahja e sinçertë e klerit katolik, Skanderbegu, me gjith ato cillsi të jashtzakonshme që pat, nuk kishte muejtë me mbajtë nalt moralin e popullit, nder kóh aq kritike, as zani i tij nuk kishte ba aq bujë n‘ Europen mbarë.

Sa me pa ma kjartas se katoliku shqyptar i asaje kóh nuk kje vetem fetar por edhe atdhetar i vertetë, po çekim ndonji tregim. Në mbledhjen e parë të pergjithtë që u ba në Lezhe me 2 Marc 1444, mbasi njaj zani princat e krenët shqyptarë e zgodhen Skanderbegun per „Kryetar të pergjithtë t‘ ushtrive aleate“, Pal Dukagjini, nji nder princa ma në shej t‘ asáj kohe, kshtu shprehet: „Ishte ajo nji rasë e bukur, me e diftue seicili zellin per të miren e fes e t‘ atdheut, tuj mbledhë mbarë nierz të zot per armë, me ia viu perball Thrkut, e ashtu edhe me numer me muejtë me u matë me te.” Në luften mandej që i tokoi Skanderbegut kundra Venedikut, posë Lekë Dukagjinit që ishte shkaktari, e Pjeter Shpanit e Lekë Dushmanit, që ishte rrejtë se Skanderbegu kishte pasë gisht në vrasen e Lek Xakaris, princat e krenët tjerë jo vetem u mbajten me Skanderbegun, por edhe e nxiten me i deklarue luftë asáj republike, per me ia mbushë menden kujdo se princat shqyptarë nuk bajshin ma me u shkelë vendet e tyne prej të huejve si kishte ndodhë gjashtë vjetë perpara me të ngratin Kont Shtjefnin, Zotnin e Ulqinit, të cilit i kje rrembye zotnimi i të, parve. Nji shembull atdhetarijet kundrohet edhe në testamendin e Lekë Xakaris, princit të Dejës, e Koronës, princit të Beratit, që i lanë vendet e veta Skanderbegut në trashigim.

Por, mjerisht, kjo kóh e lume per vendin tonë nuk ngjati, pse me deken e Kreshnikut tonë, 1468, mbas njaj mbretnimi prej 24 vjetsh, të kalueme në luftë kundra turkut, per lirin e Shqypnis e mprojtjen e Europës, tuj u vorrue në dhé trupi i tij, bashkë me te u shti në dhe edhe Shqypnija e lirë. vazhdon….

Ilir Logu   Me deken e Skanderbegut, Shqypnija mbet pa at pris, i cili jo vetem i pat dhanë shpi të mdha me nji numer të vogël luftarësh. Pal Egjllori, i cili mbas fjalës së mbretit të dekun kishte marrë rejen e sundimit në vend të trashigimtarit ene foshnje, ishte i zoti i fjalës, i kshillit e i pendës, por jo i armës. Po të kishte pasë Shqypnija fatin me pasë nji gjeneral të zotin me bashkue e me organizue vendin në ket kóh kur Sulltan Mehmeti i II ishte i xanun me lufta në Persi, e s‘ i dilte me e msy dhen tonë me nji ushtri teper të madhe, patjeter se Shqypnija muejte me qindrue edhe per nji kóh të gját si shtet i lirë. Por tuj i mungue nji nieri i atill me i marrë kamen Skanderbegut, çdo shpresë per nji fitim te fundshem ishte e kotë. Me gjithka Shqypnija e ligshtueme prej lufte, e vorfnueme prej atij farë burri, e lanë mbas dore prei Europe, muejti me perkrahje të Venedikut me qindrue kundra kolosit turk edhe per njimdhetë vjet rresht.

Dy herë në vjetë, në kóh të korres e të vjeles, në prendverë e vjeshtë, vishin ushtri turke rregullisht perpara Krueje, Durrci, Lezhje e Shkodre, e në qandra tjera, tuj shkretnue vendin me zjarm e hekur, per me i ngushtue ashtu me iu dorzue, por frymzimi i heroizmit të Skanderbegut ishte ene aq i gjall nder zemra të shqyptarve sa s‘ i lshuen nji pllambë dhe per pa e la perpara mirë me gjak. Deri tuba vajzash shqyptare, mblidheshin rregullisht krye tetë ditve mbi kshtjellet ku ky kishte mbretnue, e në mjedis t‘ ushtimit të topave e të nierzve të vram kndoshin në valle këngë trimnijet mbi Skanderbegun, per me u dhanë gajret të vetve me luftue e me dekë si burrat, njashtu si paten luftue e dekë të parët e tyne.

Nder të gjitha kta të msyme na kanë mbetë të pershkrueme vetem dy rrethimet e Shkoders (1474, 1479) e aj i Krues (1477). Në vjeten 1474 nji ushtri e madhe turke nen komanden e Sylejman Pashës hini në Shqypni edhe mbrrijti drejt në Shkoder, e e rrethoi në të gjitha anët. Po Shkodra, megjithse nuk i erdhi ndihmë prej kurrkahi, qindroi aq trimnisht, sa mbasi Sulejman Pasha bori pjesen ma të madhe t‘ ushtris, u bajtë prej Shqypnije.

Shi në ket vjetë, 1474, Princ Gjon Kastrioti i III, trashigimtari i fronit të Kastriotve, nuk dihet se per ç‘ arsye lanë nen mprojtje të Venedikut shtetin e vet, me konditë me i a lshue kur do ta shif te me udhë me kthye, vojti me t’amen në trani (Itali). Kshtu nji pjesë e Shqypnis hini nen mprojtje të Venedikut, e shka ishte e pushtueshme prej Turkut u vu nen qeverim të njaj nipi, prej motre, të Skanderbegut i bamun muhamedan.

Tuj iu dukë Sulltan Mehmetit të II turp e marre me zatetë para nji vendit aq të vogel të Ballkanit, në sa Europa mbarë dridhej prej tmerrit ushtris së tij, me 1477 u nis vetë me nji ushtri 150.000 vetësh edhe mbrrijti afer Kruje. Fitimet e para u dukshin kahë shqyptarët, por mbas tremdhetë muejsh rrethim, mprojsat e atij gjyteti tuj mos shpresue ndimë prej kurrkahi iu dorzuen me 15 Qershuer 1478, me konditë me i lanë të lirë me dalë me armë e me plaçka. Sulltani i pranoi konditat, porse, marrë dorzimin e fortesës, bani me ther burrnimin, e grat e fmit kjenë çue rob nder dhena të Turkut.

Prej kndej Sulltan Mehmeti i II, lshohet me urdi tuj djegë e tuj shkretnue vendin kundra të vetmit baluard që krishtenimit i kishte mbetë në Shqypni, kundra Shkoders. Ky gjytet ket herë ruhej vetem prej njaj ushtrije të vogel 1600 vetësh. Turqit me të msyme të padame u rreken me marrë muret e gjytetit, por të rrethuemt kundershtuen sulmet turke me trimni të pashoqe. Bahej nji luftë që deri m‘ at herë s‘ i ishte pa shoqja: nierz të dishpruem luftojshin kundra njaj ushtrfje që turrej me dishprim me u rrasë në gjytet. Të msymet e bame me 22 e 27 Qershuer kjenë per të dyja lagjet ma të mndershmet: tuj kapercye mbi trupen të shokve të dekun, mbrrijten ushtrit anmike me shti në dorë nji copë të murit ku ngrehen flamurin e Turkis. Romanin (Storia documentata di Venezia, vol. IV, fq. 382) dishmon se me 27 Kallnduer t‘ asáj vjete kishte pasë ardhë në ndimë të Krues edhe Princ Gjon Kastrioti. Në mjes të mprojsave të gjytetit të rrethuem ishin edhe dy rregulltar, Domenikani, Pater Bartolomeu e sidomos Françeskani Pater Pali, prej Matit, të cilit me fjalë të zjarrta e me tregim ndizshin zemrat e luftarve, perkurret aq me hov kundra të parit që ishte tuj ngulë flamurin, sa ia rrmen prej dore, çon „jeniçerin“ shul perpjetë edhe e plandosë dekun në fund të murit të kalas. Mbas tregimit të tij mprojsat e kshtjellës ran si bisha n’anmik e u duel me la lesh me ta; kaq, sa, posë të varruemve mbeten dekun 12 000 Turq, në të rrethuem vetem 400. Per me ligshtue fatosat e Shkoders nuk i vjefti Sulltanit as ngushllimi që pat në muejin e Gushtit tuj shti në dorë Drishtin. Mprojsat e ktij gjyteti mbasi paten qindrue si burrat tuj pague mirë vedin, mbeten dekun deri ma i mbrami tuj u perla me turq. Krent e tyne u bajten në shpata e heshta rreth mureve të Shkoders per me demoralizue të rrethuemt, por nuk i lshoi zemra e vijuen në qindresë edhe do muej të mirë, e shka deri grat që si luanesha luftojshin perbri të vetve.

Te mbramja, Shkodra, ngushtue prej ujet, me 25 Kal1ënduer 1479, mbas njaj rrethimi pesëmdhetë muejsh edhe mbas njaj mprojtje heroike, kapitulloi me konditen që garnizoni edhe banorët të dilshin lirisht me armë edhe me plaçka të veta. E kur çeta fatose – katerqind e pesdhetë luftarë mbetë gjallë prej 1600 vetve sa ishin kenë kur u ndrynë per me qindrue, e 150 nder gra, fmi e pleq – duel prej kshtjelli, me armë, municjon e plaçka, duelen edhe dy rregulltarët, e nji nder ta ba palë, barte nen sjetull flamurin nen hije të cilit, ata që kishin mprojtë Shkodern, kishin pasë luftue me aq trimni. Sulltan Mehmetit, ket herë nuk i duel me hanger fjalen, pse komandari venecjan Antonio da Lezio kerkoi edhe mori prej atij disa vetë, si peng besnikijet. Shkodranët riskgjat, me perkrahjen e Republikës, u venduen nder dhena të Venedikut. Rrethimet e Shkoders e të Drishit i ban me bjerrë Turkut 45000 vetë. Me t’marrmit dorzimin e Shkoders, Sulltani e plotsoi mposhtmin e Shqypnis, pse edhe ato skele që mbeten edhe do kóh nen Venedik, Durrëc, Ulqin, Tivar e Vlonë, nuk kjenë të zojat me i ba nji reaksjon të qindrueshem. Amirali, Ahmet Gjedik Pasha, me fis shqyptar, me një flotë me 1480, ky gjytet iu dorzue. Autoriteti i Apulis atëherë per më i shporrë andej sa ma parë bani nji kundersulmim mbi Vlonë, Kaninë e Himarë. Veprimet ushtarake i drejtote „Constatino Musaehi Carli“, nipi i Skanderbegut (fratello consobrino del figlio di Scanderbecco). Fiset shqyptare të Himarës e tjera ishin grumbullue mbas tij. Në nji ndeshje me ushtri turke i vuni perpara (prapoi) tuj mbytë 1600 turq e 1005 xunë rob. Edhe i biri Skanderbegut, Princ Gjon Kastrioti i III, i thirrun prej shqyptarve kishte ardhë në ket shteg prej Italijet në Shqypni, edhe me ndimen e himatjotve theu nji ushtri turke që u dergue kundra tij, e shtiu në dorë nji pjesë të madhe të mbretnis atnore. Kryengritja u perhap në Veri e në Jug edhe mëzi u fashit ubas disa vjetësh, edhe atëherë ky u ngre e me nji popull të madh vojti n‘ Itali. Mbas tregimit të Princ Gjon Kastriotit të II, edhe familje tjera të para të Shqypnis merguen nder dhena të krishtena e me ta nji numer fort i madh vogjlije, sa gjytetet e katundet mbeten shqimit të shkretnueme, pse edhe ato që nuk merguen mueren malin per mos me ra në dorë të Turkut, e çdo shej gjytetnije u zhduk. Gjon Muzhaka (Hopf. fq. 276), mbasi dijton hikjen e vet, thót se “…dosi aneo quell‘ altri Signori d‘ Albania chi fuggi e chi si fe Tureo; il tutto ando in roina“.

Gjendjen e mjerë të shqyptarve t‘ asáj kohe kshtu ia kjan Shejti At Papë, Pali i II, Filipit, Dukës së Borgonjes: „Shqyptarët disa janë mbetun në luftë dekun, disa rrethue gjithkahë prej mjerimesh. Gjytetet që parandejshin per ne nji murojë kundra turkut ran nder duer të tyne. Popujt e aferm, që banojne bregun e Adriatikut, tuj pase parasysh rrenimin e plote, dridhen. Gjithkund frigë, gjithkund vajë, gjithkund dekë e robni kemi parasysh. Âsht mjerim me ndie, se si âsht çatrafilue gjithshkahja. Nuk mund t’i shofin nieri pa derdhë lot lundrat e ketye refugjatve që msyjnë limanet e Italise, familje të zhguluna prej votrave të veta, tuj ndejë buzës së bregut të detit, çojnë duert kah qiella, e mbushin dhën me vajë e ankime.”

Qysh me ket kóh, që u zhduk të thuesh faret aristokracija e naltë, influenca e kishës u ba shum e madhe. „Priftent e ipeshkvijt vetë atëherë ishin luftarë të rrebët, që iu pershtatshin çarkut të vet. Prej maleve të Zetës deri ne Oher e në Himarë shifen prova të shformimit të fiseve të organizueme në fuqi hjerarkore shtetnore”.

Kjo influencë e klerit vijoi per gjith kohen që mbretnoi Turku nder ne. Edhe në kohen e mbrame të ktij regjimi per çdo punë me randsi në Malsin e Madhe u lypte perkrahja e Emzot Serreqit; per Dukagjin e Imzot Shllakut, e per Mirditë e Emzot Doçit. Vetem fjala e Emzot Shllakut bani që në vjetë 1921, t’u shpartallote aty per aty lidhja e Dukagjinit, me Serbi, e Marka Bozhit, nenprefektit të Gucis, iu desht, per me pshtue kryet, me dalë jashta kufinit, me gjith agjentat e vet, mbrenda 24 orve .

Po me gjith kta mjerime shqyptarët nuk ia dan luften turkut, sidomos Mirdita, Dukagjini e Malet e Mdha në Gegni, e Himara në Toskni i qiten aq trazime sa te e mbramja e ngushtue Sulltani me ra në padi me ta me kto kondita:

1. liri të mbrendshme fetare e qeveritare pa kurrnji nderhymje të zyrtarve a t’ushtris turke;

2. në shej se njifshin sypranin e Sulltanit, ka njiqind pare per tym krye vjeti,

3. në rasë lufte me të huej, do t’i dergojshin ka nji sojmend per shpi, me kryetar e flamur të vet.

Kto të drejta të naltpermendura u ruejten deri diten që u bajtë Turku prej Shqypnije.

Me kondita t‘ atilla shqyptarët filluen disi me u perpjekë me Turk, e tuj kenë gjytetet e katundet e pabanueme, nepermjet të disa krenve që kishin marrë islamizmin, u venduen kokrra kokrra familje të krishtena, me konditë mos me i trazue në fe e zakone.

N‘ e parë qeveria turke e sundoi vendin me qeveritarë turq, e kishin garnizone në se cilen qander. Banorët e ri të gjyteteve, me të perpjekun me ushtri, e sidomos per me pshtue prej mnis së tyne nder rasa që kishin ngatrresa e lufta me të krishtenë, filluen aty-këtu me marrë besimin e tyne.

Perpjekjet e lidhjet e shqyptarve me turk ishin atëher sa per faqe, pse s’muejshin me e hjekë mendjet amelsin e njaj atmes së lirë. U bajshin mbledhje, u mirrshin vendime, u sajoshin plane per me i dalë doret. Lidhja shkoi tuj marrë aq të hapët sa në vjetin 1593 pershite krejt elementin kristjan të Ballkanit. Papa edhe disa Fuqi të Mdhaja të Prendimit ishin të perzieme n’at lidhje. Zjarrmi kryesuer i levizjes ishte Shqypnija e kryeqandra Lezha. Në krye të krejt levizjes ishin princat kishtarë: metropoliti i Ohrit, ipeshkvi i Lezhes, patriarku i Pejës e ipeshkvi i Korculës, e Kshilli i pleqve ishte dora e djathtë (ndima ma e madhja) e tyne. Në kshillet e fiseve bashkpunojshin pranë kryetarve, edhe kleri, i nalti e i ulti (1602 due vescovi, il ministro e frati Osservanti, preti vecchi et primati di questo regno d’Albania).

Edhe per vendimet e mavonshme, shum ma të randsishme, e mueren nisjativen prelatët; ktyne ua ngarkuen edhe zbatimin.

Kulmi i këtyne lidhjeve mbrrijti në vjetin 1620. N‘ at vjetë (me 11të Nanduerit) u bashkuen, se do të paguejshin teloznen, në Beograd mbi Tunen, vojvodët e Likës, të Poljicës, të Malit të Zi; mandej u bashkuen edhe krytarët e Kuçit, të Dukagjinit e të Kelmendit, që do të vendojshin per lirimin e të gjitha viseve të pushtueme, me ndihmen e Hispanasve e të Papës.

Rrolin kryesuer, sikur pa1ci i athershem i shqyptarve katolikë, e luejten kelmendasit në fundin e të XVII qindvjet kur ushtrija austriake (1689) kishte hym thell në Ballkan. Atherë me fitimin e shqyptarve kundra turqve, meritimet ma të mdhajat i pat françeskani Toma Rospasari; edhe drejtuesi i kryengritsve serb kje patriarku i Pejës Arseni i III. Nen drejtimin e tij u krye levizja e madhe e serbve.

„Nuk mund të jet pra dyshim, se influenca e kishës, perveç mnis kundra turkut, kishte per qellim, që ksenofobija edhe çashtja e pa fre e njisivet të vogla bujare, të muejte me u kapë edhe në qellime ma të nalta. U krijuen edhe lidhje të mdhaja, të cillat të perkujtojn lidhjen gadi të njikohshme t‘ Irokezve (1560) n’Ameriken e Veriut, që u kënduen prej Longfellovit në „Song of Hiawatha“ në za.

Nepermjet lidhjeve që u mbajten në kambë per sa shekuj, të kryesueme gadi perherë prej pjestarve të klerit katolik, shqyptarët bane ma se njizet kryengritje të mdha në vendin tonë, verte se u la vendi me gjak, e s‘ u muejtë kurr me i dalë qellimit në skaj, gjithnji vjeften per me mbajtë gjallë në popull per gját sa shekujve dishirin e liris komtare. Nder të gjitha ato kryengritje këtu po permendim vetem tri të cillat paten perfundime ma të mdha per Shqypni. E para kryengritje e madhe u ba në vjeten 1571. Shqyptarët me shpresë se do të kishin ndimen e popujve t’Europës, porsa ndien se turqit ishin mujtun në nji luftë të madhe prej austriakve, u çuen kundra tyne. Por, tuj mos pasë ndimë prej s’jashtmi u struken persri me dishprim. Nësa vjeten mbrapa, 1572, nuk ishte shue shqimit ajo kryengritje, katolikë e muhamedan të krahinës së Shkoders, tuj mos iu ba me durue nji qeveritar turk mbi veti u çuen peshë kundra ushtris turke. Ky gjytet, si edhe gjytetet tjera atëherë, mzi që kishin fillue me marrë hije gjyteti, e Shkodra s‘ njehte ma se katerqind tyme, por e lidhme me male e katunde katolike, permblodhi njizetmi luftarë, të cillt nen komanden e Brahim Beg Begollit, thyen ushtrin anmike të primun prej Pasvan Agollit. Mbas ksajë lufte të madhe iu mbush mendja Sulltanit se Shqypnija do të qeverisej me kryetarë të vendit, prandej tuj lanë nji ushtri turke me komandar turk në seieillen qander, shenjoi ka nji shqyptar muhamedan me qeverisë gjytetet e krahinat e Shqypnis. Po per siguri ma të madhe, Sulltani i la shqyptarët të daheshin, si ishin kenë edhe ma para, në principata të vogla edhe s’prate me shtij fitme e grisa per me ngatrrue njanin me tjetrin, kshtuqi Shqypnija s‘ u ba tjeter veç nji lâm lufte ku njani beg luftoj te me tjetrin. Kto lufta të mbrendshme i mbajten në kambë per gjith at kóh të gját që zotnoi Turku në Shqypni. Disa nder kta kryetar shqyptarë per me fitue simpatin e Turqve e të Sulltanit u ban mashë e verbët e tyne, e ngatrruen muhamedan e kristj n, prishen e rrenuen çdo shej kulture e perparimi. Nji kryengritje tjeter kje ajo e vjetës 1689. Mbasi Gjon Sobieski, mbreti i Polonis, i thei Turqit per rreth Vienet, ushtrija e krishtenë i vuni gjithkund perpara turqit, e shkoi tuj ndjekë deri mbrenda disa viseve shqyptare. Krishtenimi i Shqypnis atëherë iu perkrah Austris, por ushtri të reja turke me Zherajin që kishte me vedi 100.000 Tartarë ia mbrrijten në ndimë të tyne e i dbuen Austriakët prej Shqypnije. Nenshkrue traktati i paqës ndërmjet të Turkut e t‘ Austris (1683) në Carlovitz, Zheraji i ra kryq e terthuer me ushtri tartare Shqypnis mbarë tuj rroposë që me themel çdo shej krishtenimi. Kje ndjekë kleri. ndalue veprimet fetare e deri ku mbrrijti me u shty turri i tij kjenë shtergue të krishtent me marrë muhamedanizmin a me sharrue. Në ket rasë u zhduk gadi shqimit katolicizmi në Gash. Krasniqe, Lumë, Has, Mat, Diber, Bendë e Shpat. Gaspari (1671) ndifton neper kto vende gra të krishtena. – Marin Bizzi, 32 katunde prej Lezhje e n‘ Elbasan të krishtena. Nder këto vende kjenë ba edhe shum muhamedan per me pshtue prej teloznes.  vazhdon…

fot

At Marin Sirdani

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen