Shqiptaria dhe rinia e saj

OP-ED | Zef Prenka | 17.09.20 | 00:38

(Kosova dhe rinia e saj).

Sokrati për rininë do thoshte:

Të rinjtë e sotëm e duan luksin, kanë sjellje të keqe dhe përçmojnë autoritetin. Ata kundërshtojnë prindërit e tyre, kryqëzojnë këmbët dhe ngacmojnë mësuesit e tyre. (Sokrati, 470-399 para Krishtit).

Stereotipi „Po shkon drejt greminës“ – dhe gjithmonë e ka bërë

„Para Greqisë së lashtë ishte Egjipti i lashtë, e më para ishte Mesopotamia antike. Ka prova të këtij stereotipi të të rinjve të parespektueshëm nga shumë kultura antike“, thotë historiani antik britanik Matthew Shipton.

Ai hulumtoi grindjen midis brezave në Athinën e lashtë,ku thoshte:
„Ju mund të gjeni shumë tipe nga kjo ide që, ne e dimë edhe sot: Gjithçka po përkeqësohet, jetoni në kohërat më të këqija dhe fëmijët nuk i respektojnë më prindërit e tyre.“ Kjo gjeneratë më në fund po shkon drejt greminës,kështu mendon çdo brez – dhe padyshim që e ka bërë këtë për sa kohë që dikujt mund t’i kujtohet.

David Finkelhor doli me një koment për Juvenoia. Kjo përmban pjestarët e mitur dhe duket si paranojë – që përfaqëson frikën e të rinjve dhe në të njëjtën kohë edhe frikën për të rinjtë.

„Bëhet fjalë për shqetësimin e ekzagjeruar në lidhje me efektin që ndryshimi shoqëror ka tek fëmijët“, shpjegon sociologu, i cili ishte deklaruar për mbrojtjen e të rinjve në Universitetin Amerikan të New Hampshire për dekada me radhë.

„Ne na pëlqen të nxjerrim përfundimin se fëmijët tanë janë në një mënyrë të keqe dhe kjo nga ana tjetër do të dëmtojë shoqërinë tonë.“

☆☆☆☆☆☆

Solla këto shënime që shkëputa enkas për temën dhe titullin e lartë shënuar!

Unë, megjithatë konsideroj se: rinia e sotme sidomos shqiptare, nuk meriton këto vlerësime(si më lartë), por, rinisë tonë, i është mohuar, jeta me aventura dhe jeta e tyre “ rinore“.
Çdo qeveri deri më sot, kanë bërë aq pak dhe pothuaj asgjë për rininë shqiptare.
Ata, janë lënë anash nga proceset dhe nuk është menduar që të rrisim, zhvillojmë dhe të edukojmë një rini atdhedashëse!?
Rinia, jonë nga mungesa e përkujdesjes institucionale( pa projekte, pa organizime kulturo- edukative, pa çasje në institucione( edhe pse ekzistojnë forumet rinore, sidomos nëpër subjekte politike), por që, ata janë shfrytëzuar për vota dhe kaq, asgjë më shumë.Aty – këtu, kanë punësuar ndonjë në baza nepotike, por, ata që, vërtetë kanë nevojë punësimi, tashmë e kanë „zgjidhur problemin“ dhe kanë marrë botën n’sy…

Duke e braktisur vëndlindjen, rininë e kemi humbur dhe ajo nuk kthehet si bleta në zgjojen e vet, porse, rinia e braktisur, fillon jetën e re, aty ku i gjënë mundësitë e ekzistencës dhe sigurisht ku jeta rinore ka më tepër kuptim për ta.Edhe pse, në mërgim( ku shumica kanë vajtur për të punuar e më pak për t’u shkolluar, e që është edhe një minus tjetër shtesë), ata po eksploatohen me „dëshirë“, sepse, u mungon ndjenja e atdhe dashurisë dhe si të tillë ata, mendojnë “ vetëm me dal“…
Në pyetjen që ua parashtrova një grupi të rinjësh(studentësh) që kanë shfrytëzuar mundësinë e punës gjatë pushimeve semestrale: Çka do të bëni pas mbarimit të studimeve?
Përgjigja ishte e tmerrshme:
“ valla bac, veç mos mujshim, se nëpër Europë e kemi mendjen, se s‘ ka gjë te na“.

Nuk thuhet kot se ardhmeria e një kombi është pa dyshim -rinia…

Po mirë e atdheun kujt do ia lini, kur të zbrazet nga ju?

“ Valla bac, shkoni ju pleqt atje dhe merruni vesht me politikanet se na nuk kemi mundur…“!?

Sa ironike, aq cinike dhe më shumë dëshpëruese kjo situatë.
Prandaj, thënja e Sokratit mund të vlejë për rininë autoktone Europiane, por, jo edhe për rininë shqiptare, sepse ata po luftojnë për të siguruar ardhmerinë e vet, pasi shteti amë i la në mëshirën e fatit…!!

Stuttgart
Shtator 2020
Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen