Ka ndërruar jetë veprimtari dhe poeti ynë në mërgim Fehmi Korça

Analiza & Komente | Zef Prenka | 31.08.13 | 17:02

Kurbeti kjo bukë e hidhur,për shqiptarët mbetet dhimbja më e madhe kombëtare.Atdhetarët shqiptarë të përndjekur nga dhuna e hekurt pushtuese,qenë detyruar të braktisin trojet e tyre dhe të strehohen nëpër vende të ndryshme të Europës,por asnjëherë nuk e kanë rreshtur punën për ngritjen e vetdijës kombëtare.Ata edhe me pushkë edhe me penë kanë luftuar për të mirën e mëmëdheut.Jetë e hidhur në mërgim, atje ku njeriu dergjet me mallin për atdhe.

Shumë njerëz kanë vdekur me mallin e atdheut,në kohën kur kryevrasësi sërb nuk i linte as të vdekur të i bënin varr në tokat e tyre. Edhe pas çlirimit,shqiptarët e mërguar janë kthye në vendlindje,kanë shuar pak mallin,por malli për atdhe gjithnjë i gërryan mërgimtarët.Jetës nuk i dihet,ajo është si hije,sot për nesër. Njeriu sonte mund të bie në gjumë,nesër të mos zgjohet.

Jetës nuk i dihet,të vjetrit nga përvoja kanë thënë“Vdekjen e kemi më afër se këmishen në trup“,unë them se është më mirë që nuk e dijmë kur e kemi vdekjen.Vdekja sikur po ngatërron rendet nganjëherë,ajo po na i ha poetët,për pak kohë na i mori:Shkrelin,Podrimen,Ibrahim Ibishin,Adem Berishën,Ferit Ramadanin,na i mori në kohën më të mirë,i qajtëm nga dhimbja,i përkujtuam në shumë forma,kujtesën për ta nuk e shuam dhe për ne mbeten të pavdekshëm.

Dje morëm lajmin e dhimbshëm se në Gjermani vdiq bashkëvendasi im,veprimtari i shquar kombëtar,poeti jonë i madh Fehmi Korça.Thjesht e papritur,ishte i ri vetëm 43 vjeçar,i shëndoshë në vlugun e jetës,punës e aktiviteteve,por vdiq nga një sulm në zemër.Vdekja nuk pyet,njeriu është i pafuqishëm ndaj fenomenit të vdekjes.Ky lajm i kobshëm ishte bombë në zemrën time,qava sa munda,duhej të më dilnin lotët,ndryshe nuk mund i mbaja në thellësinë e shpirtit.

Njeriu rrugëton me vdekjen,por mërgimtarët vdesin dy herë,njëherë në kurbet,e së dyti kur i kthejnë të i varrosin ndër varret e të parëve.Kjo është dhimbje,e cila nuk do të na liroj kujtesën e pikëllimit për te.Fehmi Korça ishte mik i madh,i dashur,i urtër,poet i madh,bashkëpunonte me ne në LSHAKSH në Gjermani,e kanë dashur gjithë miqët,poetët,gjithë mërgimtarët.Sot shumë mërgimtarë,shumë poet,në faqe interneti shprehen ngushëllime për te,shumë telefonata me zëra të përvajshëm na shprehen ngushëllim qetësimi.

Nuk është në mundësinë tonë të bëjmë tjetër,do e qajmë,do e përkujtojmë,do të ia shfletojmë e botojmë veprat,do të mbetët gjithnjë i paharruar për ne,kurse e jona është për familjarët e tij të shprehim:

Ngushëllim

Shumë e nderuara familja Korça,Humbja e të dashurit tuaj Fehmiut është e madhe,por krenaria që lindët dhe rritët këtë veprimtarë,intelegjent dhe poet duhet të jetë më e madhe.Ne jemi të bindur se ju do të bëheni të fortë,dhimbjet të i ndajmë dhe përballojmë së bashku.

Unë personalisht,shoqëria e jonë e mërgimit,LSHAKSH në Gjermani,shprehim ngushëllimet nga zemra,juve familja e çmuar Korça,farefisit tuaj,shokëve,miqëve,mërgimtarëve që e njohën,letrarëve e poetëve,si dhe urojmë që nga gjiri i familjes suaj të dalin edhe qindra-mijëra djem,si ishte veprimtari,poeti e intelektuali Fehmi Korça.

I nderuar dhe i kujtuar për jetë do të mbetet emri i veprimtarit dhe poetit Fehmi Korça,në mërgatën shqiptare dhe kudo në trojet tona.

Fehmi-Korca

Fehmi Korça

Fehmi Korça i lindur më vitin 1969 në fshatin Gminëc Komuna e Dardanes (ish-Kamenica e Kosovës) Shkollën fillore dhe ate të mesmën e mbaroi në Gjilan,ish-Student i fakultetit filozofikë dega Gjuhë letërsi shqipe në Prishtinë në vitin 1989-1991. I emigruar në Gjermani në vitin 1991.Në Gjermani për pos që ndjeki kursin intensiv të gjuhës gjermane 1992-1993 ,është i kulifikuar ndërkombëtarisht në siguri të lart dhe punon në Bazën Amerikane.Për momentin është duke i ndjekur studimet në Kosovë dega drejtimi Juridik semestri i -IV-.I martuar babai i dy fëmijve.
Me shkrime mirret që nga bankat e shkollës fillore kurse më vitin 1996 në Gjermani shkroi dramën „Plisi në shtizë “ se cilës i bëri edhe regjin dhe u luajt në disa qytete të Gjermanisë . Më vitin 2011 në Tiranë botoi vëllimin poetik „Nuk jam larg“ nga muaji shtatorë i këti viti pritet të dalë për botim edhe vëllimi i dytë poetik në Tiranë.

 

1. Në ikje pa kthim

Diku u tret mendimi yt,
në ikjen pa kthim.
Vonesat i përqafove prore.

Mungesa në dasma
Aty, ku shtrohej buka e misrit.
… Aty, ku kërcehej vallja.
Aty, ku me gjogun tënd,
more gjithmonë “mahramen ”

Na harrove ?

Poret e jetës ishin degdisur.
Nuk i kuptove lajkat gjarpërore,
theve kristalet në galerinë tënde.

Ike,diku në harresën e kohës,
ku rritet cdo stinë pa shpresa.
Këpute lulen e blirit
dhe more me vete ëndrrën.

Shpresat le nën oxhakun e gjyshit,
trashëgim brezash.

Fyellin,armën e mallit
nën sqetull fute.
Lokja nuk të pa,do ta mbyste loti…

-Do t´i bie në pyllin e panjohur !-the
atje ku perëndon,jo vetëm dielli.
Atje, ku perëndon gjithcka
dhe lind malli.

2. Dua

Dua !
Dua këngë për Flamur.
Dua melodi.
Dua kohën që erdhi,
bashkimin me Ty.
Dua ëndrra të më ofrojnë,
atje ku këmba nuk shkel.
Të zgjasë në përjetësi
bashkimi me Ty.
Dua kohës t´i kthehen akrepat
Dua aromën pranverore
Dua të bredh kryeqytetit
Dua t´i përulem Gjergjit.
Dua bashkimin me Ty,
Mëma ime Shqipëri !

3. Plisi

Plisi në shtizë
skëterrë,bubullimë
Mjerë për ne,mjerë për Atdhe!
Të degdisur në gjashtë degë,
të poshtëruar nga të tjerë.
Njëri jam nga Lugina,
tjetri nga Janina,
nga Tivari e Tetova,
tjetri nga Kosova.
Nuk ndjejnë për fis,as për farë.
Sot shqipëtari është i përcarë.
Kënga e burrit është vaji.
Mjerë për ne mejrë për Atdhe !
Lëkura jonë është bërë gëzof,
shegertët e huaj presin si të duan.
Mjerë për ne,mjerë për Atdhe !
Njëri thotë kam terleme,
njëri kësulë e tjetri plis,
por të gjithë janë shqipëtar nga një fis.
Mjerë për ne,mjerë për Atdhe !
Ulërini e vajtoni !
Dje shqiptari i katandisur,
sot shqiptari i degdisur,
nesër shqiptari i copëtuar,
edhe gjuhën ka për ta harruar…
Mjerër për ne,mjerë për Atdhe !
Plisi në shtizë prapë ka mbetur !
Deri kur ?!

4. Lindja

Skalita fjalën e përbotshme
Rrënjët peshojnë më tepër
se cdo lis në mal.
Vdekjen mos e thirr !
Do vij sikur lindja.
Lindja ime ishte rastësi,apo dëshirë ?
Heshtje,predikim etik mbi moralin.
Kur më solli lejleku ishe e gëzuar,
apo thoshe:Ah,edhe kjo barrë !
Djall o punë si të flas ? Prapë heshtje ?
Nga të gjej të vërtetën,ku fshihet vallë ?!
Në sirtarin e ëndrrave të gjyshes sime,
koha plagët shëron.
Po kur plagët shtohen ?
Ikje në kortezhin e përmotshëm.
Ku mbetem unë,
tek fillimi apo fundi
i episodit jetë ?!
Më gjëmon fjala e nënës në shpirt:
Lindja ka kuptim vetëm në tokën e lirë,
në prag e në sofër,bir !

5. Poeti
(Poetit dhe dëshmorit të Kombit-Agim Ramadanit-Katana )

Ti që u rropate me hijen
pa ngjyrë pa shije,
i dhe ngjyra jetës
solle dhuratë
margaritarë,
lule zambaku
ujitur nga Drini i Bardhë.
Ti që shpalose histroinë,
palë më palë,
thure vargje,
nga ty mësuam fjalën:Nënë.
Ti,poet.
Ti që nuk e ndale penën
edhe kur të privuan.
Të anatemuan në cdo skutë
në dallgët dhe furtunat e jetës.
Ti që i këndove atdheut
me ndjesin e zemrës.
Ti, kandil i ndezur në horizont
Ti, pishtar në histori.
Atdhemëmëdheut i dhe shpirt !
6. Marsi i thyer

Rropollimë e ditve të thyera.
Katrahurë e netëve të errëta.
Katandisje aritmetike
Në mortin e marsit të thyer.

Zhurmë,shumë zhurmë,
Dritë ,shumë dritë
Errësir,sa shumë errësirë
në këtë hapësirë!

Kontrast monoton i koloriteve
në marsin e thyer.
Vërvitet koha e humbur,
rilind dhe prapë vdes shpresa,
kthehet kujetsa.
Ndero dhe kujto!

Mos rënko as në marsin e thyer !
Pranvera do të trokasë sërish.

7. Ndërgjegja

Gjarpri kafshon,lëndon,helmon.
Nga lëkura e tij më lirove,
të falem përjetë o mik!
Gjarpri befason,shokon,bishtron.
Nga lëkura e trashur përjtësisht
më lirove,të falem,or mik!

Gjarpri gëlltit,emër të trishtuar ka.
Të falem o Perëndi,më shpëtove
nga lëkura e gjarprit,
mbeta prapë NJERI!
Edhe gjuhën e helmuar largove
Të pacim për jetë,or mik!

Tik-taku i orës dymbëdhjetë pa pesë.
U kumtua lajmi se kryegjarpri vdiq.
Lum Lumi
a ke patur gëzim më të madh ?
Po,kur u Rilindem prapë
dhe hoqëm lëkurën e gjarprit.

Tani më lejo or mik,të lundroj,
në barkën e ndërgjegjes sime,
në ujëvarën e lotëve të popullit tim.
Të lutem,më lejo ta thërras kohën e humbur!
Do t´i pranoj edhe fyerjet.
E di dikujt nuk do t´i pëlqejë.
Të lutem,t´i hapi vetëm dosjen e X-it dhe Y-nit.

E di !Kundërmon erë e pistë,
e ndrydhur ndër shekuj.
Të lutem,të gjitha masat janë marrë,
nuk do të ketë epidemi apo virus!
Thonë se gjarpri shtatë lëkura ndërron,
dhe prapë gjarpër mbetet !

8. Vetëm ti

Ti je rreze dielli,
fllad pranveror.
Engjëll,
je flakadan me kurorë.
Je zemër,të kam xhan,
dua të të kem sa më pranë.

Je agimi i mëngjeseve
zjarri i dashurisë
që shuan furtunat
dimirit me acar.
Je Borëbardha e ëndrrave të mia,
të kam xhan!

Je romancë nën dritën e qirinjve,
kitara për ty thur melodi.
Rrugëtimi im i zemrës,
më je ti.
Në udhën e kurorave,
je oqean i pashtershëm
me plot dashuri!
9. Potreti

Kërkon hijen time lakuriq në potret.
Nuk dua paragjykime!
Lajthitjet e tua i dua,
kur fshehurazi më shikon
në potretin tim nudo.
Nuk je mëkatare.
Shijoje në qetësi!
Jam piktori e dashur!
Ngrihu nga ky ankth.
Potreti im është këtu
Kontrast koloritesh,ankthi,vepra-
Demonët fillojnë vallen,
mbeta farisht pa mbulojë.
Jeta rropatet hileqare,
djallëzit me ferexhe të zezë
Mëkatar i shekullit të ri jam unë apo ti ?
Potreti im ka shije
Potreti yt ka hije të dyfishtë.
Je zog në kafaz.
Je pranverë e vonuar në këtë botë.
Kalendar i vjetër ke mbetur.
Mos mallko të tjerët sikur veten…
Sikur jemi të bastarduar dhe jemi t´pafe.
Sikur bota të përmbyset,e sikur…
Ti do jesh xhelate e t´pafeve.
Kërko ndjesë!
Nëna në këtë botë,
nuk ta mbuloi as nurin,as lakuriqësin.
Mëkatare je,kur ndjell urrejtej
për të tjerët që mendojnë ndryshe nga ti.
Thuaj dhe shkruaj:
Bota paska dy hije,dy fytyra,dy ngjyra,
paska dy djallëzi,dy mëkatarë bardhezi.
Batica dhe zbatica-formula e jetës.
Këdoji së bukurës,shijoje,
kjo është vlera e Universit.
Preke realitetin lakuriq,jo lugatin e zi.
Mallkimi i gjyshes përjetësisht të mbolli zi
ferexhe dhe saf në kokë ?
Edhe ajo lindi lakuriq.
Lakuriq shkoi në amëshim…
Ndjesë pastë!Amin!

MOS MË TRAZO

Hyra këmbëzbathur në pafundësi ,
zgjata dorën ta shpëtoj,më refuzoi
ose kishte mëri djaloshare,
ose kishte vendosur fundin
katrahura jetësore.
Të lutem,mik!
Mos më trazo plagën
në metropolin e gjenezës sime,
më kurse, të paktën në këtë moment!
Mos kërko zanafillën e dhimbjes,
diku,në harresë të kohës është përvjedhur.
Mos!Thinjat e flokut tim nuk përcaktojnë kohën,moshën,as intelektin.
Mos!Mos më ngatrro me“Plakun dhe Detin“,jam enigmë në vete,jam ai që jam.
Do të mbetem kështu edhe nëse vdes.
Kështu si jam,me çmimin që do ta paguajmë të gjithë .
Mos me vete do t’i marr të gjitha nga kjo botë,
hidhërimet dhe gëzimet e pakta?
Nuk dua paragjykime,qofsha i harruar për jetë!
Hyra edhe atje,ku nuk dija ç’ka më priste,
rezunoja një pritje të pakuptimtë,për pos natës,dita sikur mungonte,
lugetërit vallën kishin filluar
dhe prtnin nuse pa dhëndërr
Hyra,po pse hyra?!
Të prek realitetin në palcë të njeriut.

Fehmi Korça
Poezi nga vëllimi poetik-Nuk kam larg-2011-Tiranë

 

AKREPI ECI
Akrepi përbiu heshtjen
Eci tik-tak…
Me ritmin e kohës
Ti erdhe me pelerin të mëndafsht
Zbrite në ëndrrën time të lodhur
Sa më rinove

Zbrite në ujvarën e trazuar
Erdhe,në natën ku yjet
dukeshin në horizont
Sa ëndërr e bukur është kjo

Erdhe,kur ndjesia ime ishte vyshkur
E ndjeva aromën tënde
e vetmja që nuk ndryshoi
Aromën e nuhata gjatë
Sa kam mallë

Erdhe,kur vitet po përpëliten
me akrepi e mbrapsht
E akrepi i pëshpëriti jetës:
Të ecim,tik-tak…
Koha nuk pret…!?

Kot e përsërit refrenin e këngës së vjetër
Refrenin fute në sirtar
le të mbetet kujtim i orëve të rinisë
Nëse ke mallë,më tha…!?

Tani kur erdhe,akrepi mbrapsht lëvizi
e vitet i përbiu heshtja
ëndrra na degëdisi pa fat
E akrepi ecë rënd,me tik-tak..

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen