Kisha e Laçit

Reportazhe | admin | 16.06.12 | 10:56

… për t’i ardhur kishës tri herë qark, për të ndezur qirinj për shpirtrat e atyre që nuk janë më, për mbarësinë e të dashurve të zemrës, apo për të “gjetur derman” për problemet e ndryshme që ka në jetë. Por sa të tjerë nuk dinë asgjë për këtë destinacion fetar të famëshëm?

Në gjuhën letrare, do të thuhej Kisha e Shën Antonit, ose e shkurtuar letrarisht, Shën Ndout. Të gjithë veriorët, banorët e zonës, e kushdo që lëviz nëpër botë, origjinar i Laçit apo zonave përreth e që beson në shenjtërinë e saj, thotë: “Shna Nou ju ndihmoftë”.

Pelegrinazhi i Shna Nout zë fill 13 të marta para të martës së fundit, e cila përfshihet në triditëshin e pelegrinazhit, i cili fillon me 13 qershor. Me mijëra njerëz nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e vendeve të tjera, si dhe shqiptarëve në emigrim, vijnë të marrin pjesë në këtë pelegrinazh, duke shpresuar se ndezja e një qiriri, lutja në shpellën e shenjtit, rrotullimi tre herë rreth kishës, apo fjetja një natë pranë saj,  do t’u përcjellë një copëz të shenjtërisë. Madje disa prej tyre marrin me vete edhe një grusht dhe, ose gurë të vegjël nga pjesa e jashtme e shpellës.

Shpella e Shënavlashit ndodhet në lindje të Laçit,  250 m mbi nivelin e detit e gjatë disa metra, e lartë 2-3 m, e gjerë 1-4 m. Legjenda e lidh me shenjtin e Shën Ndout, i cili ka jetuar në mesjetën e hershme rreth viteve 1200. Njihet në historinë e krishtërimit si Shën Antoni i Padovës, ndërkohë që në Shqipëri shqiptimi i emrit të tij mer atributet e zonës ku jetoi, që i përket malësive të Kurbinit. Ai jetoi pikërisht në shpellën që sot mban emrin e tij e ku ndodhet edhe kisha rreth të cilës zhvillohet edhe pelgrinazhi

Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Kisha e Laçit - ku të gjithë kërkojnë prehje shpirtërore

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen