Identiteti ynë europian dhe armiqtë e tij

Histori & Fakte | Zef Prenka | 13.02.15 | 10:13

Nga Gjon Keka

Faktet janë më të mira se mohimet; dhe per fat të mirë unë gjej mjaft prej tyre për qëllimin tim të hulumtimit dhe studimit. Po e filloj kështu për të treguar që në fillim se vetëm mbi fakte dhe të vërtetën duhet të mbështeten shkencëtarët, studiuesit, sepse historia është e etur për fakte,  për të vërtetën ajo ushqim të vetëm ka faktin,  argumentin, dokumentin arkivor, të vërtetën etj etj. Rjedhimisht edhe ne dhe të gjithë kanë nevoj edhe për më tepër qartësi,  për dritë edhe më të madhe ngasa është,  për njohje edhe më të thellë si të historisë së përgjithshëm të kombit tonë ashtu edhe historisë në tërësi, pra historisë botërore.

Sidoqoftë, kombi ynë ka patur periudha të helmuara, të errëta, por edhe periudha të gëzuara,  krenarie dhe drite. Po kështu edhe beteja të mëdha përgjatë historisë së tij, madje mund të themë me gjithë mendje se po ky komb ka patur një betejë të plotë dhe të përgjakshme për lirinë,  identitetin e tij europian, atdheun . besimin . gjuhën dhe ligjin e shpirtit të tij të lashtë.  Por edhe sot kjo betejë ende po vazhdon,  si për gjuhën e tij, identitetin e tij europian dhe kulturën ashtu edhe për unitetit e plotë të brendshëm dhe të jashtëm të tij si dhe të rrugës drejtë të ardhmes së sigurtë respektivisht rrugës së rikthimit në familjen europiane.

Eshtë i njohur fakti se si mbreti Pirro ashtu edhe vizionari dhe strategu Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe së fundi patrioti dhe heroi Adem Jashari dhe shumë të tjerë ishin mbështetur në doktrinën e lirisë dhe të ruajtjes së qenjes së kombit të tyre,  dhe tërë betetja e tyre e përgjakshme ishte për lirinë,  pavarësinë, identitetin kombëtare europian dhe të ardhmen e brezave.

Po ashtu edhe në anën tjetër kishte patriot dhe njerëz të urtë e vizionar si Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, Shtjefën Gjecovi, pastaj Ukshin Hoti, Ibrahim Rugova, Anton Cetta dhe shumë e shumë të tjerë që me dijen e tyre hynë në këtë betejë duke dhënë nga pjesa e tyre në këtë rruëgtim historik të kombit tonë. Disa nga ta nuk arritën të dalin në tokën e premtuar të lirisë të cilën e njohën dhe zbuluan, dhe për të cilën derdhën gjakun dhe djersën e tyre, pra ata e panë vetëm nga largë nuk hyrën në kufijt e kësaj toke të lirisë me këmbët e tyre. Megjithkëtë toka e premtuara e lirisë që ata panë nuk është realiteti i hidhur i gjendjes së sotme në trojet tona, i degjenerimit dhe mohimeve, i njollosjes dhe vëllazërisë më turq dhe pushtues tjerë, pra ata nuk derdhën gjakun dhe djersën për një tokë të tillë të mbuluar me zhgënjime, mohime, njollosje dhe vëllazërim me pushtues, por për një tokë të pastër, për një tokë të vërtetë të lirisë, për një tokë të tyre dhe paraardhësve të tyre, pra tokën e lashtë arbnore europiane, tokën e brezave arbnor europain.

Ndërkaq sic dihet arritja e lirisë dhe pavarësisë së një vendi është e shoqëruar me drejtësi dhe vizion. Prandaj edhe këto personalitete të kombit tonë kishinë drejtësine dhe vizionin dhe arritën të lërnin gjurmë në jetën e tyre dhe veprimtarinë e tyre patriotike, jetësore,  krijuese dhe të karakterve të ndryshme, por gjithnjë në shërbim të atdheut të tyre dhe të mirës së tij të përgjithshme.

Ata kishin idealin e njëjtë dhe dashurinë poashtu për atdheun, nisur nga kjo mund të them se dashuria dhe idealet nuk vdesinë kurrë dhe këtë e kemi mësuar nga ta dhe jeta e tyre shumë e frytshme.

Gjuha e paraardhësve

Gjuha shqipe apo thënë më mirë gjuha e lashtë e kontinentit europian e cila mbizotroj në këtë kontinent ende edhe sot është dhe do jetë gjithmonë misteri apo enigma e zgjidhjes së të gjitha nyjeve në këtë kontinent, sepse po këtë gjuhë folën Homeri, Aristoteli, Aleksandri i Madh, Konstantini i Madh, Pirro e Gjergj Kastrioti Skënderbeu etj. Apo sic nënvizohet tepër qartë në një libër studimi të vitit 1813 në lidhje me gjuhën shqipe,  se „sa për gjuhën e tanishme të shqiptarëve,  ne mund të supozojmë se ajo është, po ajo që folën më parë maqedonasit,  ilirët dhe epirotët.  Nga brigjet e Artës e deri në Shkodër ata flasin shqip. Uniformitetit i dialektit në vend largon cdo dyshim për ndryshim të plotë të gjuhës së tyre larg njëri-tjetërit.  Kur mbretëria e tyre ra,  u hodhën edhe qytetet e këtyre vendeve nën pushtime të ndryshme,  e megjithatë ata kanë ruajtur të njëjtën gjuhë gjerë në ditët e sotme.  Në qytetet më të vjetra ekzistuese të tyre ju ende mund të dëgjoni duke folur shqip(. . . )“

Kjo gjuhë e lashtë e këtij kontinenti ishte e ndaluar, luftohej me cdo mënyrë që mos të dalin në dritë e vërteta e kësaj gjuhe, që mos të mësohej, të mos fitohej dituri dhe edukim, dhe këtë luftë e bënin pushtuesit barbar si ai otoman e sllav apo serb. Osmanët barbarë e ndaluan gjuhë shqipe me dekret, ndërsa gjuhët tjera fliteshin pa asnjë pengesë. Dhe për ta vërtetuar këtë një revistë e vitit 1857 shkruan kështu, “The Turks have never allowed them to have schools,  so of course they cannot read or write. ”

Prandaj pushtuesi osman pati një politikë demoniake të turqizmit të trojeve shqiptare dhe mbjelljes së idelogjisë së tyre e cila më pas do t’i kushtoj shumë kombit si në identitetin ashtu edhe imazhin dhe kulturën e tij.

Poashtu edhe pushtuesi serb e ndaloj gjuhën shqipe dhe kjo sidomos pas pushtimit të Kosovës dhe pjesëve tjera të kombit shqiptar, ku ajo më pas zhvilloi një politik të serbizimit të Kosovës e cila zgjati gjerë në clirimin e saj nga miqtë ndërkombëtar dhe ata që sakrifikuan për lirinë e saj. Ndërsa gjuha shqipe dhe çdo veprimtari e pavarur politike dhe kulturore ishte e ndaluar me dekret njësoj si pushtuesit osman. Ndërkaq duhet nënvizuar se gjuha arbnore ishte më parë dhe është një nga gjuhët e të mësuarit.  Ashtu sic dihet që gjuha latine ishte gjuhë e shkencës .

Armiqtë si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm të gjuhës, flamurit por edhe të tër kombit shqiptar kanë për qëllim ta shkatërrojn atë,  tundojn dhe zhvlerësojn për para botës dhe se shihet mjaftë qartë sot se ky tundim është zgjeruar akoma më shumë dhe ka për qëllim të futë në humnerë dhe rrënim kombin. Por edhe kjo stuhi e errët do të kaloj dhe kombi ynë do të shpëtoj,  duke e ndërlidhur këtu edhe moton e kalorsit Georg I.  von Freundsberg “shumë armiq, nderë i madh për njerëz të guximshëm”. Te gjithe besoj e kemi te njohur paradigmen (Divide et Impera),  barbaret dhe mbetjete po e perdorine si karten e fundit kete, pas kesaj nuk kane me asnje karte tjetër, keshtu qe shqiptaret e ndergjegjshem duhet me qene te kujdesshem nga keto strategji demoniake te tyre. Sepse jo rastësisht shkruante Karl S. Zacharia, i cili thoshte “doni që një lidhje të disa njerëzve që qëndrojn së bashku ta zgjidhni apo të pakësoni,  atëherë zgjo interesimin tek njëri prej tyre që të tërhiqet nga lidhja. ”

Qëllimi i armiqëve të brendshëm dhe të jashtëm është përcarja aty ku shqiptarët janë të lidhur fortë njëri me tjetërin dhe për të mos lejuar shqiptarët duhet akoma më shumë të bashkohen të forcohen dhe të kuptojn se prej nga vijn, kusha janë dhe ku duan të shkojn, që të mishërojn dhe të kenë të veten vizionin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut vizion i unitetit,  vizion europian dhe i të ardhmes së mirë dhe të sigurtë të kombit.

Flamuri i Kastriotit

Flamuri me shqiponj dhe i kuq është një simbol, është një flamur,  një flamur që ne identifikohemi dhe jetojm si komb.  Dhe se ky simbol, pra ky flamur i Kastriotit është një simbol i gjallë,  nuk ka asgjë të vdekur në të, edhe pse ka patur tendenca dhe ka akoma edhe sot të zhytjes dhe njollosjes së këtij simboli, flamuri ynë do të jetë gjithmonë simbol i gjallë në zemrat,  jetën dhe mendjen tonë si komb. Një simbol i jetës,  i shpirtit,  i energjisë së kombit arbnor europian.

Eshtë ky simbol, pra flamuri i Kastriotit me shqiponjën në mes për të cilin ne kemi nevojë gjithmonë, por edhe sot ai është një flamuri i gjallë dhe si një simbol i unitetit tonë.  Ky është flamuri ynë rreth të cilit ne mblidhemi, betohemi,  përulemi, qajm dhe gëzohemi. Pikërisht në flamurin e Kastriotit,  ne gjejm atin dhe nën tonë ajo që ne duam që na ka ushqyer dhe na ushqen në gjoksin e saj dhe unë si një pjesë e këtij kombi personalisht kurrë nuk do të harroj dhe as brezat e mi që vijn sepse ky është identiteti ynë, është simboli i vizionarit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.  Unë qëndroj në flamurin e Kastriotit, flamurin e identitetit tonë europian dhe të unitetit tonë të gjallë si komb.  Kështu që ne të kuptojm këtë duhet ditur se në flamurin e Kastriotit,  është rrëfimi që ne e njohim, pra një rrëfim i madh i yni dhe i tërë historisë së kombit tonë arbnor europian. Por sic dihet rrëfimi është një gjë e madhe.  Ne për cdo ditë e kemi në gojë këtë simbol, por edhe në zemër,  dhe pastaj me jetën tonë të brendshëm si komb dhe se ky simboli i kuq dhe shqiponja janë garanca e jonë e identitetit tonë kastriotian dhe sigurisht se kjo është një gjë e madhe për ne, por edhe për kontinentin tonë dhe për familjen europiane.

Dhe krejt në fund shpresoj që një ditë koha e ringjalljes shpirtërore-kombëtare e qytetare do të vij dhe se kombi dhe populli ynë nuk do të humb këtë shans në jetën e tij që të marrë fatin e tij në duart e tij dhe t’i kthehet rrënjëve të lashta prej nga ka prejardhjen që nga fillimi si një komb me identitet dhe kulturë europiane. Dhe sic thoshte Leopold Graf Berchtold për kombi tonë se “Shqipëria e shqiptarëve (Albanien den Albanern)” dhe kjo është një vertëtë e madhe se po kjo shqipëri po ky komb i lashte europian duhet të kuptoj natyrën dhe karakterin e tij, kulturën dhe shpirtin e lashtë europian dhe se i takon rrënjesisht civilizimit të përbashkët të famlijes europiane. Prandaj në këtë kontekst duhet vënë re se fati ynë është i vendosur në duart tona; asnjë fuqi e jashtme nuk mund të na pengon dot për të përcaktuar atë dhe të ardhmen e brezave të kombit tonë. Si gjithnjë e di se do të kem kritikues, ofendues dhe ata që më shajn e hedhin gurë në shkrimet e mia,  por unë e di se gjithmonë ndaj pemëve pa fryte askush nuk hedhe gurë, por vetëm ndaj atyre që kanë fryte të shumëta. Po e përmbyll këtë shkrim me fjalët e një autori europian i cili shkruante për atdheun e arbnorëve në vitin 1862, se „atdheu i tyre i bukur e i pasur është aq i dashur dhe i çmuar sa që ata nuk mund të jetojnë të lumtur si të huaj,  dhe në luftërat e fundit ku ata luftuan për të rifituar lirinë e tyre,  ata dhanë prova të denja të trimërisë duke dëshmuar kështu edhe kohën më të bukur të të parëve të tyre,  megjithatë,  si dikur,  ata e kanë dobësuar veten nga mosmarrëveshjet

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen