Në përkujtim të Dëshmorit Gaspër Karaqi

Analiza & Komente | Zef Prenka | 27.01.16 | 20:45

Është promovuar vepra “Gaspër Karaqi, shpirt i pavdekshëm lirie“ – 31 janar 2011

Autori Besim Muhadri ka thënë në promovim se “Gaspër Karaqi ishte njeriu, mësuesi, poeti, atdhetari dhe luftëtari i lirisë

Në Gjakovë është promovuar monografia e një krijuesi, mësuesi, luftëtari dhe dëshmori. Gaspër Karaqi që ka qenë motivi i librit më të ri të krijuesit dhe kritikut Besim Muhadri të titulluar “Gaspër Karaqi, shpirt i pavdekshëm lirie“. Për personazhin real jetësor, autori Besim Muhadri ka thënë në promovim se “Gaspër Karaqi ishte njeriu, mësuesi, poeti, atdhetari dhe luftëtari i lirisë që ndërroi jetë më 28 janar të vitit 1999, duke kurorëzuar kështu përpjekjet dhe synimet e tij për të mirën e atdheut. Ishte një kurorëzim madhështor, që i dha epitetin e të pavdekshmit, e të paharruarit dhe të nderuarit përgjithmonë nga ne dhe nga brezat që do të vijnë”.

Sipas autorit, qëllimi jetësor i Gaspër Karaqit, fillim e mbarim, ishte liria dhe flijimi për atdhe.”Pjesëmarrja dhe sakrifica e Gasprit në luftë për lirinë e atdheut janë të dinjitetshme, ashtu siç është me të vërtetë lufta për lirinë e atdheut dhe tokës suaj, të cilën e bëjnë vetëm ata që kanë forcë, guxim dhe dashuri” ka thënë Besim Muhadri.Për veprën e posadalur, Besim Muhadri tha se “
kur po bëhen dymbëdhjetë vjet nga rënia heroike e Gaspër Karaqit, po nxjerrim në dritë librin “Gaspër Karaqi shpirt i pavdekshëm lirie”, në të cilin libër, përveç analizës së veprës letrare të Gaspër Karaqit, jemi munduar të vëmë në spikamë edhe profilin e këtij atdhetari dhe krijuesi, por njëkohësisht edhe prezantimin e krijimeve e tij në fushën e poezisë, dramës, si edhe shënime të tjera të lëna në dorëshkrim nga Gaspri, disa prej të cilave po e shohin dritën e botimit për herë të parë”.Sipas fjalëve të mëtejme të Muhadrit, “me këtë libër, ndoshta jo në mënyrë shterruese, jemi munduar të japim kontributin tonë në ndriçimin dhe kompletimin e figurës së këtij atdhetari dhe krijuesi ndaj dhe . Lexuesi ynë i nderuar do të ketë rastin që, krahas analizave, të lexojë dhe të kontaktojë vetë me krijimtarinë e Gasprit dhe të bindet se rënia për lirinë e atdheut e këtij atdhetari dhe intelektuali nuk ishte e rastësishme”.

Krijuesi dhe kritiku Halil Haxhosaj për veprën që promovohej tha se “libri për Gaspër Karaqin është libër për dëshmorin e lirisë. Libër për atdhetarin, për njeriun, mësuesin, poetin dhe luftëtarin e lirisë. Jeta e Gaspër Karaqit ishte e bujshme, plot mundime, ëndrra, dëshira por edhe realizime. Shpirti i Gaspër Karaqit ishte një shpirt atdhetari që nuk pushoi asnjëherë së kënduari lirinë e popullit të tij”.Haxhosaj më tej për rëndësinë e librit ka konstatuar se “rëndësia e monografisë shtrihet gjerë e gjatë në shumdimensionalitetin letrar dhe artistik që ka për qëllim paraqitjen sa më dinjitoze, pse jo edhe reale të figurës së dëshmorit Gaspër Karaqit prej njeriu, vëllai, biri, bashkëshorti, mësuesi, patrioti, poeti, luftëtari, strategu, por edhe të njeriut të dashur, të afërt dhe me zemër e shpirt të mirë”.Për konstatimin e tillë, Halil Haxhosaj tha se konfirmohet brenda kopertinave të kësaj vepre, që në radhë të parë është monografi, dëshmohet nga të gjitha anët, flitet nga të gjitha pozitat dhe skalitet nga të gjitha këndet figura komplekse e Gaspër Karaqit. “Kjo figurë nuk rri e stagnuar, madje as e njëtrajtshme, por lëviz, ecën, vrapon, frymon, vizionon për lirinë, atdheun, diturinë, maturinë dhe gjithë të mirat e kombit dhe atdheut të tij Kosovës” theksoi Halil Haxhosaj.Kritiku dhe krijuesi tjetër Engjëll I. Berisha për veprën e Besim Muhadrit “Gaspër Karaqi, shpirt i pavdekshëm lirie” pohoi se opusi krijues i Gaspër Karaqit, i pëmbledhur aq mirë në një vepër nga miku i Gaspërit, krijuesi dhe u studiusi i letërsisë Besim Muhadri, mbetet një kontribut i lartë, madje më i larti nga miqtë e Gaspërit, mbetet i çmuar, madje më i çmuari nga trashëgimia e Gaspërit dhe mbetet materie e prekshme, sa shpirtërore dhe aq fizike për të jetuar edhe më tej me praninë e Gaspërit.Ky opus është shumë monumental, ngase bëhet faktografi historike, është shumë bazik, ngase bëhet komunikues për gjenerata të tjera.Në vlerësimet e tija të mëtejme mbi monografinë, Engjëll I. Berisha theksoi se “atë që duhet promovuar sot, është trinomi i lidhur, Gaspër, vepra e tij dhe puna e Besim Muhadrit. Pra është  jeta dhe flijimi i Gaspërit,  është vepra artistike e tij e lënë trashëgimi dhe është autori i përmbledhjes së këtij opusi  Besim Muhadri, pra një trinom i pa ndashëm”.Mbi veprën kanë folur edhe krijues dhe të pranishëm të tjerë ndërsa në emër të Kuvendit Komunal që ka mbështetur këtë vepër ka falënderuar Anton Shala, drejtor i Drejtorisë së Kulturës.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen