Xhenc Bezhi – Shënjtërimi i Nënës Tereze

Analiza & Komente, Këndi poetik | Zef Prenka | 07.09.16 | 01:17

Xhenc  Bezhi

NANA JONË HYJNORE

Ti ma e madhja e shekullit,
me ujë burimesh njerëzore gatue,
Gonxhja e vogël e Kolë Bojaxhiut
gati të patën mohue.

Shtigjeve të botës bane emen;
me trefjalëshin e trasheguem;
bukë, krypë e zemër.

Imcake në trup, gjigante në shpirt,
me t’ pas lakmi!
Edhe gjanat ma të vogla i bane –
me ma të madhën dashuni.

Vështrimi Yt gjithë dritë
ngjall shpresat prore,
t‘ bashkojmë duart në lutje;
T’ lirohemi –
nga vorfënia shpirtnore.

Një herë me Nobel, e tash me Shejt’ni,
të madh e bane vendin tand të vogël,
me emnin Shqipni.

04. 09. 2016

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen