Nënës- Poezi kushtuar nënës time
Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 12.05.19 | 10:48
Sot në Ditën e Nënës, ( gjithmonë më 12 Maj) në shënjë respekti për të gjitha nënat 🌹
Nënës
A ka gjë në botë
me kaq bukuri
se sa emri nënë,
emri që ke ti?
Je më e mira në botë,
diell je ti për mua,
nëna ime dashur,
oh sa shumë të dua!
Edhe kur kam dhëmbje edhe kur kam vaj,
dora yte moj nënë,
është shërim i parë.
E kur un‘ mërzitem dhe kur kam gëzim tek ti moj nëna ime,unë gjëjë strehim
Më mësoj të ecë
për herën e parë,
kur u rr’xova aty ishe ti nënë,
në ndihmë më ke dalë!
Dashuria yte moj nënë
Është shërim për mua
ishe ti moj nënë
që më mësove se si duhej për të jetuar.
Z.P
Maj
2007
Komente