Antologji për Shënjtërimin e Nënës Tereze

Diaspora, Rrezore | Zef Prenka | 12.10.16 | 23:23

Të dielën me 09.10.2016  QKSHSH,LKSHM dhe FKSH „Shën Nëna Tereze“ organizuan :

Orë Letrare në nderim të shënjtërimit të Nënës Tereze , transmeton rrezore.com.

Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtutgart,Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani, organizuan Orë Letrare dhe promovimin e 4 librave, njëra nga ato, Antologjia “ Vargje për Nënën“ si projekt i ideuar nga Kryetari dhe sekretari i LKSHM z.Hadan Qyqalla respektivisht z.Fran Tanushi.
Libri tjetër ishte i znj. Elena Përlaska-Kqira „Udhëtimi në Kohë“, pastaj „Çameria“ e bashkëautorëve , Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi dhe libri „Shkarpa‘ i poetit Fran Tanushi.

Manifestimit filimisht i parapriu mesha falenderuese në nderë e lavd të Shën Nënës Tereze, ku kjo meshë ishte pregaditur shumë mirë nga motra Terezina Palucaj dhe kori i kishës dhe don Alber Krista shkëlqeu ne celebimin briliant të kësah meshe.

Të pranishëm ishin tre konzuj të RK në Shtutgart z.Blerim Cenaj, Besnik Myftaraj ,Arjan Kashtanjeva dhe një numër i konsiderueshem i poetëve, atristëve, veprimtatësh, kryetar shoqatash dhe pjestar të misionit katolik.

Ja tani disa prononcime të pjesmarresve në ketë eveniment:

Poete e dalluar në mërgatë
znj. Gonxhe Letmi-Begisholli

Disa foto nga ora letrare që u mbajt sot në Stuttgart,kushtuar Shenjtores Nënë Terezës.
Në këtë eveniment të rëndësishëm,u fol shumë për jetën dhe veprën e të madhes Gonxhe Bojaxhiut,u lexuan poezi të shumta nga poetët pjesëmarrës,pastaj u promovuan edhe katër libra,ndër ta edhe Antologjia poetike „VARGJE PËR NËNËN“,botuar nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.
Jam shumë e lumtur,që jam pjesëmarrëse përmes një poezie, në këtë Antologji,dhe që sot pata rastin ta kem në dorë.Kjo Antologji do të botohet edhe në disa gjuhë të huaja.
Respekte pafund,për organizatorët e këtij takimi!

z.Anton Shala

„Ju përgëzoi Zef për këtë organizim kulturorë, por jo vetēm për këtë manifestim,por edhe shumë të tjera që keni bërë deri me tani. Zoti ju ndihmoftë në rrugen tuaj të shenjtë që bëni ju me shokë për gjuhen kulturen dhe traditën tonë kombëtare“

Engjëll I.Berisha

Zë i fuqishëm. Po e jetoni kulturën dhe identitetin e kombit, duke dhënë mësime për të tjerët. Përgëzime.

z.Ali Sylejmani

Edhe sot ishte nje dite e begatshme!
Ne nje Takim te perbashket te Qendres Katolike shqiptare dhe Lidhjes se krijuesve shqiptar te mergates qe u orguanizua ne Stuttgart.
Meshe falenderuese dhe ore letrare kushtuar Shenjtores(Nene) Tereze.

z.Xhafer Leci

Zef miku, Mirënjohjen time vëllazërore për organizimin shumë të mirë. Vërtet ju kanë shumë hije organizimet. Jeni të disciplinuar, kulturuar, e shumë mikëpritësa.Besoj se nuk ka pjesëmarrës që nuk është nda i kënaqur.Ju përshëndes dhe përgëzoj ju organizatorët, z.Vitor Spaqin, kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtuttgart, dhe gjithë stafin drejtues të QKSH-së.

Ka qenë një organizim i shkëlqyer. Respekte !

Sadije Kryeziu

Wow sa fantastike! Miq te nderuar po ju pergezoj per suksesin briliant me vargjet e shenjterise Nene Terezes: Gjej kohë të lexosh
Gjej kohë të jesh mik
Gjej kohë të punosh
Është burim mençurie
Është rruga e lumturisë
Është çmimi i suksesit.
Gjej kohë të bësh mirësi
Ështe çelësi i parajsës…
Edhe nje here ju lumte miq te nderuar Hasan Qyqalla, Fran Tanushi per iden e realizuar me shume madheshti,keshillin redaktues, recensentet dhe te gjithe ata qe kete liber e nxorren ne drite duke i japur jete, drite dhe shpirt vepres se Nenes tone te shenjte, kjo nene qe ndricoi boten me dashuri e miresi , shpresojm se edhe vargu poetik te ndricoj shpirtin e saj me lumturi! E bekuar qoft perjete! E une ndjehem e priviligjuar qe jam pjese e kesaj Antologjie te cilen do ta quaj sa te arte ashtu edhe te shenjte neper breza! Faleminderit shume dhe respekte per te gjithe.

 

Zef Prenka

Foto nga Ora e madhe Letrare dhe promvim të katër librave,njëri nga të cilet ishte Antologjia“Vargje për Nënën të (autorëve Fran Tanushi e Hasan Qyqalla), në Stutgard!

U recituan vargje nga poetët jo prezent:

Nga poeti Engjëll I. Berisha,Erenestina Gj.Halilaj
Halil Haxhocaj, Nilidon Pepushaj, dhe poezia e Xhenc Bezhit të gjitha kushtuar Nënë Tetezes!
Një eveniment i pa harruar!
Don Albert Krista, shkelqej me meshën falenderuese, si dhe me referimin për Shën Nënë Terezën!
„Udhëtimi në kohë“ nga Elena Përlaska-Kqira ,“Çameria“ e bashkëautorëve Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi, „Shkarpa“ nga Fran Tanushi ishin libra që u promovuan sot, në nderë të shenjterimit të Nënës Tereze!
Kryesia e QKSH në Shtutgart kishte organizuar mirë dhe në fund të pranishmëve i‘ u ofrua një kotej rasti!

imag0780

fb_img_1476306863091

fb_img_1476306575000

fb_img_1476306918687 fb_img_1476306557808

imag0783

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen