Kur heshtja godet

Analiza & Komente | Zef Prenka | 29.06.17 | 23:00

Prend Gjergjaj

Luftëtarit të paepur

E dij se të dhemb. Me të drejtë ndjen dhimbje. Ke shkrirë sh’net e dije për të sotmen. T’i dij të gjitha dhimbjet. Të njoh. Të njoh, or mik! Të njoh prej ditëve të para. Prej bangave të shkollës e sallave dhe amfiteatrove të fakultetit. T’i dij përpëlitjet tua intelektuale e sakrificat njerëzore për të lëvizë fatin tonë historik drejt të sotmes e drejt një të ardhmeje më të ndritur. Të njoh edhe sot, sikurse edhe dje. Dikur moti, i përndjekur e në ekzil e sot mërgimtar i përvëluar. Ta dij gjakun që të vlon në gji, o shoq! E dij poashtu se je edhe tejet i brengosur. Për rrugën e rrugëtimin që po kalon Vendi. Nuk është lehtë, e kuptoj. Lirinë, e bashkë me të edhe demokracinë i kishim kuptuar pak më ndryshe seç duken sot. I kishim menduar në plotkuptimësinë e fjalës. Pa mashtrime, pa përbuzje, pa plaçkitje. Hmm! E sot hesapi na del krejt ndryshe. Liri i thonë kësaj?! Ekzistencë e dinjitetshme (për luftëtarin e qytetarin) është kjo?! Jo, pasha bacën! Por, mbaju ti luftëtarja e luftëtari im, i paepur. Mbaju edhe atëherë kur akoma -qoftë edhe kotësisht- përpiqesh të krijosh e shkrish nga vetja edhe ndonjë atom të pashfrytëzuar (e, mos u merakos se sot nga „zulmi i bashkëkohorëve“ për ty s’ka vend). Mbaju edhe ateherë kur -sa për sy e faqe- të ftojnë në skenë për ndonjë lëvdatë a mirënjohje, e ti ende pa i këthyer shpinën publikut veç se ndjehesh i përbuzur (sepse ngjitja e tjetrit në skenë fill pas teje, këtë e dëshmon). Mbaju edhe atëherë kur ti me mirësi e plot brengë tenton të rrëfesh për kahjen dhe rrugën që duhet ndjekur për të mirën e Vendit, e ty s’ta varin në vesh fare (por, të „udhëzojnë“ të hidhesh në ringun politik, nëse ta mban!). Dhe ti, luftëtarja e luftëtari i paepur, mirë e din se ç’i ngjau të preferuarit tënd, kur nuk deshi t’i besojë realitetit para hundës së vet, por … eh, … kështu e kishte menduar qëndresën edhe më i dëshpëruari i të gjitha kohërave, Don Kishoti i i Mançes. Mendoi ai, dhe i ftoi në „dyluftime të llahtarshme“ fisnikë e princër, por fisnikët kishin tretë qëmoti, e ai luftën s’e ndalte. I gjori, s’pati me kënd të luftojë. Ndaj edhe me përbuzje ia hedhin se luftoi kundër erërave, kundër frymës. Po, po. Kundër frymës së ligë e të mbrapshtë, luftoi ai. Pusho së imituari Don Kishotin, luftëtari im. -Bën të të propozoj diçka? -Posi! -Të propozoj heshtjen. Krejt çfarë ke thënë dhe krejt çfarë do të thoje -tashmë dihet. Hesht, pra! Heshtja do të jetë arma jote. -Don të thuash që ta provoj? -Natyrisht! -Nuk dij a do t’ja arrij të përmbahem! Sa herë shoh apo dëgjoj të keqen (si dukuri), më del përpara armiku. Dhe kur shoh surratin e tij, unë jam në luftë (qoftë edhe don kishotiane), leshërat më çohen përpjetë. -Megjithatë, provoje, luftëtari im. -Po të premtoj, do të përpiqem. -Ashtu, pra! Paç pleqëri të lehtë e të thellë, luftëtari im, i paepur!

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen