Reportazh nga vizita e mërgimtarëve nga Gjermania në Letnicë

Diaspora, Reportazhe | Zef Prenka | 26.08.17 | 16:29

Shkruan: Lekë Preçi
Fotografitë: Bekim Përvorfi

E dhe kësaj vere, si çdo tjetër , viteve të fundit, mërgimtarët edhe pse në pushime verore, ishin mjaft aktiv në çdo aktivitet. Ditët e tyre të pushimeve janë mjaft të ngjeshura me lloj-lloj aktivitete qofshin ato familjare apo shoqërore. Dhe, nuk po mjaftojnë dy-tri javë për ti përmbushur të gjitha.
Mërgimtarët nga Gjermani, të organizuar rreth Famullisë Katolike Shqiptare e Shejta Nëna Tereze në Stuttgart, planifikuan para fillimit të pushimeve , që me 3 gusht 2017, ta bëjnë një vizitë një ditore Kishës së Letnicës, përkatësisht Zojës së Karadakut të Shkupit ose siq njihët në popull Zojës Cerna Gore. Në këtë Famulli, tash shërbën Pater Marjan Lorenci i cili para se të jetë famullitar i kësaj Famullie, ka shërby për 10 vite, në Misionin Katolik Shqiptar në Stuttgart- Gjermani. Në shejë nderi dhe respekti, për punën e mirë meshtarake , organizative, shoqërore e kulturore, të Pater Marjanit, këta mërgimtarë, rreth 40-50, deshtën që me rastin e kësaj vizite, të planifikuar dhe të organizuar, ti shprehin mirënjohje dhe falëmnederim. Don Albert Krista, famullitari i tashëm në Stuttgart dhe Këshilli i Famullisë në krye me Lon Karricën ishin ideatorët dhe organizatorët e këti pelegrinazhi.


Një sqarim: Edhe pse Pater Marjani, për shkaqe objektive dhe të njohura, ka ndrruar rendin kishtar nga franqeskan në dominikan , mërgimtarët përseri e thërrasin Pater Marjan gjë që nuk ka asnjë vërejtje. Besimtarët janë mësuar ta thërrasin kështu ma se 10 vite shërbim.
Takimi ishte planifikuar nga ora 10.30 në oborrin e Kishës së Zojës në fshatin Letnicë komuna e Vitisë. Një takim i përzemërt me pyetje e përgjigje të ndryshme se si kanë udhëtuar mërgimtarët në vendlindje në forma e mënyra të ndryshme, vështërsitë, pritjët e gjata nëpër kufi e deri te plaqkitja nga ana e Qeverisë së Kosovës që ua bënë mërgimtarëve që në takimin e parë në kufi të Shtetit të Kosovës. Në orën 11 u mbajt një Meshë e përbashkët të cilën e celebroj Pater Marjani bashk me Don Albert Kristën dhe Don Ndue Ballabanin.

Është për çdo lavdatë dreka e organizuar nga Pater Marjani, në një ambient shumë të mirë, një teracë e freskët, në ato ditë përclluese të gushtit. Dreka e përbashkët me të gjitha të mirat, me specialitete të lloj-llojshme, të gjitha vendore, specialitete të ndryshme nga mishi, bukë pogaqe, raki shumë të mirë , origjinal e shtëpisë, birra të ftofta, verë në kuqe e të bardhë, sallata të ndryshme. Në një kësi ambienti të hareshëm, të këndëshëm, nuk ka se si të mos jehoi edhe kënga nga rapsodi tashmë i njohur Gaspër Nreca.

Pas drekës, ashtu të organizuar dhe bashkarisht, të prirë nga Don Alberti, i bëmë një vizitë fashatit Stubëll. Ç’të thuhët për këtë fshat shumë të bukur dhe interesant në çdo aspekt. I strukur, por krenar , në mes të maleve të Karadakut të Shkupit, i ndërtuar dhe me shtëpi të bukura që rrallë shihën në Kosovë. Në Stubëll gjëjmë gjurmët e arsimit shekullor Europian, gjëjmë qëndresën dhe heroizmin e pa shëmbullt të vlerave kombëtare , kulturore e fetare. Stublla është një fortesë e pa thyeshme në mbrojtjën, afirmimin dhe kultivimin e vlerave kombëtare shqiptare në të kaluarën dhe sot.

Vizituam objektin e Shkollës së parë Shqipe në Kosovë dhe Monimentin e Martirëve të Stubllës. Këtu takohësh me historinë e lavdishme të njerëzve të kësaj ane. Histori kjo , që kur lexon literaturën për këto ngjarje dhe për këta njerëz, është rrënqethëse, tronditëse, por edhe krenare. Çka kanë vuajt këta njerëz nënë sundimin pushtues të Përandorisë Osmane !!!

Vizituam ndërtesën e vjetër që ka shërby si Kishë por edhe Shkollë Shqipe, tash e renovuar e cila daton që nga viti 1896. Famillitar ka qenë Don Mikel Tarabulluzi i cili ka merita shumë të veqanta rreth organizimit të jetës pastorale dhe arsimore e kulturore në Stubëll dhe rrethinë sepse Don Mikeli ka vizitu edhe fshatrat për rreth për spjegimin e fjalës së Zotit në gjuhën shqipe dhe motivimin e banorëve që ti dërgojnë fëmijtë e tyre në Shkollën Shqipe. Për nderë të punës dhe veprës së tij, për çdo vit mbahët manifestimi shkencor, historiko-kulturor “Takimët e Don Mikelit” në Stubëll.
Në të njëjtin vënd qëndron krenar Monumenti i Martirëve Shqiptarë të Stubllës me rrethinë. Kjo është një histori rrënqethëse, tragjike, me plot vuajtje. Thënë shkurt, sundimi i egër osmano-turk, i përfaqësuar nga begu i Gjilanit Maliq beg Gjinolli, në vitin 1846 , i mbledh kryefamiljarët shqiptarë katolik të Stubllës , Binqës, për ti bind që ta pranojnë sundimin dhe pushtimin osman. Ata nuk pranuan dhe për këtë shkak u internuan në shkretirat e Anadollit. Pas vuajtjeve në burg të këtyre kryefamiljarëve, bashk me familjët e tyre, u unternuan 115 vetë. Një pjesë e madhe vdiq në shkretirat e anadollit të Turqisë, vuajtën por qëndruan heroikisht duke mos iu nënshtruar pushtuesit. Një pjesë e tyre , me ndihmën e disa shteteve tjera, u kthyen në vendlindje. Kjo është një histori e dhimshme por krenare. I preferoj lexuesit që ti lexoj librat : Gjergj Gashi: Martirët Shqiptarë Gjatë Viteve 1846-1848 dhe Monografinë : Stublla.

Vizituam edhe Kishën e madhe të Shën Jozefit në Stubëll e cila për nga sipërfaqja ishte kisha ma e madhe në Kosovë. Një familje e vyeshme , në Stubëll, mirrej me një veprimtari artizanale të pjekjës së rakisë. Ja bëmë një vizitë të cilët na pritën dhe përcollën me nga një gotë raki rrushi e kumbulle origjinale të shtëpisë.

Kjo vizitë përfundoj me një freskim në restaurantin e madh të fshatit Stubëll me nga një pije, bisedë dhe kuvendim shumë të këndëshëm. Në tërë këtë vizitë na përcolli Don Albert Krista duke na dhënë spjegime të hollsishme për çdo ngjarje, objekt të tashëm dhe të kaluar. Don Alberti propozoi që data 3 gusht , të jetë tradicionale për ti bërë një vizitë Zojës së Letnicës. Ky propozim u mirpritë dhe u aprovua nga të pranishmit. Patëm edhe një vizitë në Kishën e Binqës por të gjithë mërgimtarët kishin termine për në dasma !

Mirë u pafshim në vitin e ardhshëm.
Stuttgart,
Gusht 2017

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen