Përkujtim dinjitoz i dëshmorëve dhe martirëve nga Hereqi

Arkivi | admin | 27.04.11 | 16:34

 
 
 
 
SHKRUAN : Lekë Preçi
 
Të shtunën e kaluar, në Ludwigsburg të Gjermanisë, organizuar nga   
Shoqata humanitare”Hereqi” dhe Klubi Shqiptar “Bardhosh
Gërvalla” në Ludwigsburg, u mbajt një manifestim dinjitoz për
përkujtimin e dëshmorëve dhe martirëve nga ky fshat. Dhe me të
drejtë mund të thuhët se nëse nuk i përkujtojmë ata që ranë për lirinë,
nuk ke çka të tregosh për ardhmërinë. Mërgimtarët nga fshati Hereq i
Gjakovës, që jetojnë dhe punojnë në këtë pjesë të Gjermanisë, kanë
formuar Shoqatën humanitare “Hereqi”, veprimtaria e së cilës është
mjaft e begatëshme në çdo aspekt. Këta mërgimtarë, kanë organizuar
shumë aksione qoftë në aspektin humanitarë dhe të tjerë për ta
nduhmuar vendlindjen e tyre, fshatin Hereq të Gjakovës.
Ky manifestim përkujtimor, u hap me hymnin kombëtar të kënduar
nga nxënësit e Shkollës Shqipe nga Tuttlingeni, për të vazhduar edhe
me : Kur ka ra kushtrimi në Kosovë .. Me një minutë heshtje u
nderuan të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë në luftë. Kryetari i
Shoqatës humanitare “Hereqi” Isa Halitaj përshëndeti të pranishmit
duke i falemnderuar të gjithë për pjesmarrje në këtë manifestim
përkujtimor e posaqerisht familjarët e Heriot të Popullit Sali Çekaj,
zotin Smajl Çekaj, nanën e Heroit të Popullit Rasim Kiqina zonjën
Hasibe dhe vëllain Destan Kiqina, familjen e dëshmorit Agim
Qelaj,familjarët e dëshmorëve Agron e Gazmend Mehmetaj nga
Gllogjani Bashkim Mehmetaj, Hasan Qyqallen nga Shoqata
shkrimtarëve dhe dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, familjen
Krasniqi , Kryetarin e Klubit Shqiptar “Bardhosh Gërvalla” në
Ludwigsburg Afrim Sylejmanin, Kryetarin e Klubit Shqiptar “Iliria”
në Rottweil Zenel Osmanaj. Përshëndetje të veqanta shkojnë për të
gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve nga fshati Hereq .
Pastaj zotri Halitaj theksoi se: Jeta dhe vepra, rënja e tyre heroike për
atdhe, tani më është pjesë e historisë sënë të re. Është frymëzim i
fuqishëm për bashkim kombëtar. Jemi bashkuar sot këtu, që ti
përkujtojmë, tu bëjmë nderin atyre që për lirinë tonë dhe të brezave që
vijnë, dhanë atë mëtë shtrejtën, jetën e tyre. I përkujtojmë me dhëmbje
të madhe, por njëkohësisht ndjehemi krenar që i patëm në mesin tonë
dhe kishim nderin që të jemi shokë , miq dhe bashkfshatarë të tyre.
Për luftën dhe heroizmin e këtyre 18 dëshmorëve dhe 17 martirëve të
fshatit Hereq, mund të flasim gjatë, por për këtë do të rrëfejnë
bashkluftetarët e tyre të cilët kishin rrugëtimin dhe luftën e
përbashkët. Lavdi të gjithë të rënve për lirinë e Kosovës , përfundoj
Kryetari i shoqatës humanitare “Hereqi” zotri Isa Halitaj.
Për dëshminë më të vërtetë për vitet e kësaj lufte, që u përcoll nëpër të
gjitha fazat e saj rrëfejë Luftëtari, i plagosuri i luftës Xhavit Din
Alijaj. Ja se çka tha ky pjesmarrës i drejtpërdrejt i luftës:
Në emër të familjeve të dëshmorëve , invalidve dhe veteranve te
luftes, ju përshëndes duke ju falemnderuar për pjesmarjen tuaj në këtë
tubim te lavdisë dhe krenarisë kombëtare.
Këta dëshmorë me gjakun e dhënë për lirinë e Kosoves na bene me
identitet.
Me shekuj identiteti ynë u shkel duke dashur ta qrrenjosur nga faqja e
dheut emrin shqiptar , deshen te na tjetersonin, te na benin sllav, por
harruan se shqiptari nuk perkulet as nuk tjetersohet.
Hereqi një fshat i vogel por me emer dhe zemer te madhe, me luftarë
që lan emer ne historinë e re kombëtare. 23 prilli 1998 për hereqasit
dhe mbarë shqiptarinë, ishte ditë lavdie dhe ditë e thyerjeve te madhe
per arsye qe kufiri shqiptaro-shqiptar i vene artificialisht nga armiq
dhe ujq te uritur te shqiptarisë u la me fjakun e bijve me te mirër te
kombit , ai gjak u bë gurthemel i lirisë së Kosovës dhe nje hap drejt
bashkimit te trojeve shqipetare. Ajo ditë ishte dhe ditë lavdie per
fshatin Sllup te komunes se Deqanit dhe fshatin Dujakë, ku krah per
krah me luftetaret e Hereqit ranë për të mos vdekur kurrë 9 deshmorë
nga Sllupi, dhe dy deshmorë nga Dujaka.
Tashme dita e madhe kishte ardhur. Ëndrra shekullore po behje
realitet. Shqiptaret kishen rrokur armet që të dilnin zot atdheut. Pas
shumë përpjekjeve, pas shumë sakrificave dhe luftes paqesore u pa se
liria fitohet me gjak.
Ne koordinim me shtabin e pergjithem te UÇK-së në Gllogjan, ne
hereqasit, tashmë pjesë e atyre që po e benin lirinë pas konsultimeve
me komantantin e pergjithshme te rrafshit te Dugagjinit Komandant
Ramush Haradinaj si dhe me Nasim Haradinaj, ne vendosem qe te
nisemi per tu furnizuar me armatim. Në shtëpinë e Ahmet Thaqit u
bene pergaditjet e fundit si dhe u caktuam detyrat e secilit, njëherit u
dha dhe betimi i perbashket „Ja Vdekje, ja Liri“ .
Duhet te ceki kontributine e jashzakonshem te Sadik Alijaj, Ukë
Shabanbaj, Shefqet sheh Vehbi Hasanj, te cilet tashme kishin kryer
punë te koordinimit me organizim e luftes ne koordinim me shtabin e
UÇK-së ne Smolicë. Ajo kohë ishte edhe mbeti kohë e modestisë,
dashurisë dhe respektit te madh qe kishim per njeri – tjetrin. E them
këtë për të vetmen arsye, nga se ishtim te propozuar tre vetë per te
udhehequr me grupin tonë te luftetareve te lirisë, te propozuar ishin
Hasan Tahiraj, Shefqet Alijaj dhe une Xhavit Din Alijaj.
Pas nje konsultimi te shkurter , Hasani dhe Shefqeti ,bashk me te
tjeret, vendosen qe Xhavit Din Alijaj te udhheqi luftetaret nga Hereqi.
Per mua ishte nje nder i madh dhe një pergjesi e madhe . Mbas sa
ditesh morem rrugen drejt Shqiperisë.
Per kater ditë qendruan ne Tropojë ne kullen e Sali Berishes ku bem
ca ushtrime me ushtaret e ri dhe u fornizuam me armatim.
Nen komanden e komandat Korabit thyn kufinin fatmirsisht pa
humbje.
Ofenziva serbe nderkoh kishte marr permasa me te gjera per rreth
fshatarve qe kufizonin Gllogjanin.
Diku ka mengjesi i 23 prillit arritem ne Kosharen e legjendarve.
Ne Kosharen e Luan Haradinit e te Sali Qekut, te Agim Ramadanit ne
Kosharen e Besnikut dhe Bujar Jasiqit, në
Kosharen e hereqsave te Sllupit e te Dujakes , ne Kosharen e te gjithë
luftetarve aty gjaku ku u derdh i gjith luftetarve nga te gjithë trojet
shqiptare, qe nga Amerika e larget e deri ne Kosovë, gjak i cili u be
gurthemel i bashkimit te trojve shqiptare.
Kjo renje hereqasve ua shtoj edhe ma shum urrejtjen kunder shkaut
dhe forcave e trimerin per luften me tutjeshme drejt liris me nuk
kishte kthim.
Nga hereqasit dulen shum emra qe Kosoves i dhan dritë ata ishin
prezent ne te gjitha frontent.
Nga mergimi u kthyhen luftetaret Mustaf Halitaj, Muhamet Metaj,
Ismet Qamil Thaqi, Afrim Bajraktari, Riza Imer Dulaj, Ardeshir
Shabanaj .
Hereqi vadhdoj rrugen e liris kesaj radhe dukej e dhen betimin para
trrupave te deshmorve te kombit te Hereqit.
Nen udhheqjen e Xhavit Ali Alijaj ben lufte qe hyri ne analet e
historis tone me te re kombetare. 9. Gushti 1998 iste dite kur Hereqasit
sebashku me 20 luftetar nga Gjakova te udhhequr nga Yll Morina
bene nje luftë te lavdishme dhe i shkaktuan armikut hubje te medha
me ushtar dhe teknik luftarake. Ate ditë ranë deshmor Din Alijaj,
Muhatmet Zenunaj dhe Asllan Regjepaj. U plagosen Yll Morina,
Hommes Halitaj, Avni Sahitaj, Gjemajl Metaj.
Hereqi vdhdon luften edhe ne fronte te tjera. Si ne Gjllogjan , Maznik
, Zhebel, Koshare, Zone e Pashtrrikut, ku plagoset edhe luftetari
Arben Alijaj.
Kur se ne Kosharen legjendare bin per mes te vdekur kurr vllezerit
Bujar dhe Besnik Jasiqi, te cillet ishin nder luftetaret me te njohur ne
Koshare.
Cekim dhe luftetarin Hgji Zenel Dinaj , i cilli ishte nga fillimi deri ne
fund te luftes ne rrethin e ngusht te luftetarve te komandantit te UÇKsë
Ramush Haradinaj.
Perfundoj duke lutur zotin dhe njerzt e mirë te punojnë drejt , dhe te
bejn realitet amanetin e deshmorve per bashkimin e trroeve shqipetare.
Shpetimi ynë është vetem Shqiperia etnike.
Me nderime luftetari, invalidi dhe veterani i Ushtrris Çlirimtare te
Kosoves:
Xhavit Din Alijaj
Ludwigshafen; Gjermani
Kështu përfundoj fjalën e vetë ky luftëtar, ky trim, ky invalid i luftës
së lavdishme. Një rrëfim besnik .
Tubimin e përshëndetën edhe Smajl Çekaj, Destan Kiqina, Hasan
Qyqalla dhe Afrim Selimaj.
Shoqata humanitare “Hereqi” ndau mirënjohje për kontributin e dhënë
gjatë luftës. Me këto mirënjohje u nderuan Prefektura e Tropojës,
Teqja e Sheh Hakisë në Gjakovë për kontributin e dhënë gjatë luftës.
Me mirënjohje e nderuan edhe Shkolla Shqipe në Tuttlingen, Rexep
Rexhepaj për të arriturat në aspektin shkencor. U falemnderua edhe
firma Thaqi për kontributin e material. Në fund u lexua edhe një
përkrahje për Komandantin Ramush Haradinaj i cili mbahët
padrejtësisht në burg. NË fund duhët theksuar se i tërë ky manifestim
përkujtimor, nuk do ta kishte pa hijeshinë e programit artistik të
shfaqur nga nxënësit e Shkollës Shqipe nga Tuttlingeni të përgatitur
nga mësuesja e vyeshme Nexhmije Syla.
Shkruan: Lekë Preçi
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen