Opinion nga z.Zef Bushati

Analiza & Komente | Zef Prenka | 07.09.17 | 23:39

(Nga Fb)

Debati i hapur rreth Akademise se Shkencave, eshte shume me serioz se mbulimi i pjesshem me dy telajo i Monumentit te Skenderbeut, gjate ceremonise se faljes se disa dhjetra besimtareve myslimane ne Tirane. Figuren gjigande te Skenderbeut nuk e mbulon dot as muri i madh kinez e as piramidat e egjyptit. Por goditja ndaj Akademise se Shkencave te Shqiperise, tendenca per ta mbyllur, e per te mos e financuar ate, eshte atentati me i madh qe i behet trurit te kombit. A e dini se çdo te thote „Nje komb pa tru“ !!? Truri i kombit perbehet nga shkenctaret e te gjitha fushave, te ekonomise, shendetesise, fizikes, matematikes, finances, gjuhsise, arkeologjise, letersise, inxhinierise, artit, kultures, arkitektures, astronomise, albanologjise, historise, agronomise, etj,etj, te cilet se bashku formojne klasen e elites se larte te shtetit. Kjo elite nuk lind e vdes ne kryeqytet, por lind e rritet ne cdo qytet te Shqiperise. Cdo qytet ka trurin e qytetit, eliten e qytetit, qe perbehet nga pjesa me intelektuale me tituj e grada shkencore. Me tregoni, a ka ndonje Kryetar Bashkie i cili ka nje liste te personaliteteve me te larta te qytetit te tij me tituj e grada shkencore ? A ka ndonje kryetar Bashkie qe ka zhvilluar qofte edhe nje takim te vetem me eliten e shkenctareve te qytetit te tij ? Jo. E dini pse ? Se pjesa me e madhe e te zgjedhurve jane militante te PD dhe PS, pjesa me e madhe jane injorante qe i lepihen kryetareve te Partise, per te kapur karrigen e kryetarit te Bashkise. Asnje prej tyre nuk i ka kapacitetet intelektuale per tu perballuar ne nje bashkbisedim me shkenctare te qytetit. Larg qofte qe ndonje shkenctar te punoje ne Bashki. Te gjithe punonjesit e tjere do e shikojne se shkenctari qe eshte specialist ne drejtorine e finances se Bashkise eshte shume me lart se Kryetari i Bashkise, keshtu qe sa me larg, qe te jete i qete kryetari i Bashkise. Kjo injorance e njerezve te paafte po e grryen shoqerine shqiptare. Keta “ plehra “ po i mbulojne vlerat e elites se shoqerise, e shkenctareve te Shqiperise. Te gjitha qytet e vendit jane burimet qe furnizojne me shkenctare Akademine e Shkencave te Shqiperise e cila qendren e ka ne Tirane. Po si e kemi “ koken “ e Akademise, se populli thote “ peshku qelbet nga koka “ ? Debatet e fundit qe kane nisur disa shkenctare rreth funksionimit te Akademise tregojne se ka filluar te ndjehet era. Kjo eshte shenje qe tregon se ndryshimi eshte shume i nevojshem dhe i menjehershem. Por per cfare ndryshimi flitet ? Per ndryshim konceptual apo partiak ? Per te hequr Prof. Gudar Beqirin se eshte me PD per te vendosur Prof. Artan Fugen qe eshte me PS ? Apo per nje ridimensionim ne funksionimin e Akademise se Shkencave ? Nese kreret qe drejtojne shtetin, nese Presidenti i Republikes, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri nuk i sheh shkenctaret e Shqiperise si shtresa elitare e vendit, si truri i Shqiperise, asgje nuk ndryshon. Nese Presidenti Republikes nuk merr pjese ne nje takim ku salla te jete e mbushur vetem me personalitete me grada e tituj shkencore, nga te gjitha qytetet e Shqiperise, kjo shtrese elitare do te ndjehet e pavlersuar dhe e injoruar. Por nese truri nuk funksionon shteti coroditet. Prandaj te mbledhim mendjen kur te mendojme per Akademine e Shkencave.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen