Fesitimi i tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Shtutgart

Analiza & Komente, Reportazhe | Zef Prenka | 21.02.16 | 23:00

Nga vëndlindja trashëgo edukatë dhe kulturë Shqiptare, ndërsa Vëndlindjes dhuroi të gjitha, jo vetëm pasurinë, por edhe dashuri dhe rrespekt…!

Qëndra Kulturore Shqiptare në  Shtutgart, përvetorët e ngarjeve  madhore kombëtare i rrespekton dhe janë pjesë e programit të saj.

Para një publiku mjaft entuziast, të etur për vlerat kombëtare ,për kulturën, traditat , muzikën dhe edukatën e mirëfillt shqiptare, Q.K.Sh:Sh, organizoj një mbrëmje kulturore dhe argëtuese në nderë të përvjetorit të tetë  të Pavarësisë së Kosovës.

gjergji

Në një atmosferë të këndshme vëllazërore pa dallime bindjesh politike dhe fetare me 20.02 2016  në sallën e St. Konrad-it  në Shtutgartit, u tubuan me qindra bashkëatdhetar nga treva të ndryshme të Gjermanisë dhe nga po thuaj të gjitha trevat gjithëshqiptare,  që nga Mallakastra , Tepelena, Tirana, Mirdita , Ulqini , Tetova , Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Vushtria,Klina etj.  dhe të cilët me një rrespekt vëllazëror  të vetëdijshëm se jemi bijë dhe bija të një Nëne të përbashkët që quhet Shqiptari , promovuan vlera të larmishme  kombëtare.
Q.K.Sh.Sh me ketë rast kishte organizuar pjesën akedemike të manifestimit , atë të kulturës dhe traditave shqiptare!

Në skenë para se të fillonte programi , znj, Gjylije Lecaj- Sekretarja e Q.K.Sh.SH  ftoj të nderohet Hymni Kombëtar dhe pasues intonimi i hymnit shtetror të Kosovës , që pasuan me duartrokitje frenetike…
Duke iu dëshiruar mirëse ardhje  të pranishmit i njohtoj me një fjalë rasti  duke nënvizuar arsyen e festimit të Pavarësisë së Kosovës  dhe me ketë rast citoj gazetarin z. Milaim Zeka i cili kishte rënditur disa rreshta për arsyshmerinë e festimit dhe mes tjerash thot: …“nëse për asgjë nuk festoj  të paktën dua të festoj sepse, polici serb nuk do të më dënoj, nuk do të më rrah më ndërsa po të bëjë faj do më dënojë, do më rrah polici jonë shqip…“ Kjo dhe fjalimi entuziast i znj. Lecaj bëri që të pranishmit të durtrikisnin  me intenzitet deshirash…

gjyla
Më pas në foltore ftohet Kryetari i Q.K.Sh.Sh z. Vitor Spaqi i cili  përgëzoj të pranishmit dhe mbarë popullin shqiptar për përvjetorin e tetë të Pavarësisë  së Kosovës dhe me ketë rast me një oratori të shkelqyeshme, aludoj në bashkimin kombëtarë si aternativë e vetme dhe e arsyshme,  që shqiptaret të bashkjetojnë në një shtet , ashtu sikurse Zoti i krijoj trojet e tyre  për shqiptarë dhe ashtu të bëhet realitet.

vitori

Në fjalimin e tij , z. Spaqi  me shkas dhe kryeqëllim festimi  paraqiti figurat e pa zavendsueshme të kombit si, Nënë Terezën, Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, Komandantin Legjendar Adem Jasharin e figura tjera që nga Skenderbeu  që i shërbyen atëdheut dhe vlerave kombëtare duke bërë një kritikë dhe porosi për politikën në vëndlindje që të mos merren me karrierë përsonale dhe pasurimin  marrramëndës të qeveritareve përmes korrupcionit dhe dukurive tjera shëmtuese që nuk na nderojnë si popull dhe neve si mërgimtarë që sakrifikuam po thuaj çdo gjë për atëdheun tonë të shtrenjtë.

Apeli i z, Spaqi në politikën ditore të Kosovës ishte që urgjentisht të ulen tensionet mes Pozitës dhe Opozitës si dhe të mos  vihen në dyshim për asnjë çast miqësia me Sh.B.A dhe me shtetet mike të BE-së e sidomos me Gjermaninë që po kritikon sjelljet e parlamentit  të Kosovës.

12734271_1137809542903618_4643067382083222984_n

Për fjalë përshëndetëse ftohet z. Xhafer Leci i cili  tha: „

Urime 26-vjetori i pavarësisë së Kosovës! Në diskutimin e tij të shkurtër Xhafer Leci u shpreh: Urime 26- vjetori i shpalljes dhe 8- vjetori i rishpalljes së pavarësisë të Kosovës. Nëna nuk mund të lind dy herë një foshnje të njejtë..! Pra, Kosova nuk mund të shpallet dy herë Republikë. Para 26-vite populli shqiptar i Kosovës mbajti referendumin, ku ,98%ind u deklaruan për Kosovën shtet i pavarur. Shpalljen e pavarësisë së Kosovës në Kaqanikun legjendar, e njohu edhe shteti am Shqipëria. Nuk e njohu Beogradi, çka edhe nuk pritej, por nuk e dinim dhe nuk e pritnim, se edhe disa grupe të vogla majtiste nuk do e njihnin, përfundoj Leci „!!!

Fran Tanushi

Në ketë mbrëmje festive, me  pjesëmarrjen e tij na nderoj edhe Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve për Diasporë z. Franë Tanushi , i cili përcjelli përshëndetjet e Kryetarit të këtij asociacioni të fuqishëm në diasporë z.Hasan Qyqalla  dhe në fjalimin e tij, ashtu si poet i shkelqyeshëm uroj, dëshiroj dhe porositi për një mirëqenje gjithpopullore, duke mos harruar që të punohet pa rreshtur për Kulturën , Gjuhën, Letërsinë dhe historinë e lavdishme të popullit tonë!

bashk

Në emër të Famullitarit të  Misionit Katolik Shqiptar At Marjan Lorencit, përshëndeti z. Lon Karrica i cili dha një vlerësim të situatës politiko shoqerore në vëndlindje dhe si të tillë e paraqiti me dimensione të pa pranueshme për realitetin ekzistues, me çka edhe u duartrokit në shënjë miratimi.

Në vazhdim në foltore paraqitet znj. Mimoza Ahmetaj  Nënkryetare e Q.K.Sh.Sh. e cila ndau mirnjohjet për ativistë të qështjes kombëtare dhe ketë radhë  të nominuar për mirënjohje ishin :me leken

z.Hafiz Gagica, z. Xhafer Leci, z. Lekë Preqi, z. Dr.Bekim Balidemaj , z. Agon Ushaku, z. Vilson Spaqi dhe znj, Gjylije Lecaj.
Të përshëndetur sepscial ishin z, Taxhidin Bakui -Kryetar i Shoqatës „ Kadri Zeka“ nga Kicheim u.T. dhe z. Refik Bytyqi – Kryetar i Shoqatës Kulturore në Fellbach.

Gjergj Lleshaj me grupin

Me një koreografi të shkelqyeshme  dhe vet-interpretim dinjitoz në skenë paraqitet z. Gjergj LLeshaj me grupin e të rinjrve të Misionit Katolik Shqiptar në Shtutgart, të cilët interpretuan vallëzim artistik të trevave gjithshqiptare. Ishte një ndjenjë emocionuese dhe mjaft dëshiruese  për publikun e pranishëm!
Darka e përbashkët e shtoi madhështinë e festës!
Pjesa argëtuese e mbrëmjes festive  u përcjellë nga Liridon Përvorfi me solistën e mirnjohur Margita  Mataj ,përcjellur me daulle nga Agnez Mataj që bëri të ndihesh komod me muzikë popullore nga treva të ndryshme të shqiptarisë!

figura kombetare

 

Leka

 

vilsoni e agoni

Kështu Q.K.Sh.Sh. përmbylli me sukses një projekt manifestues ku, pjesmarrësit përjetuan një Shqipëri Etnike në miniatur!

Për rrezore.com

Xhafer Leci
Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen