ËSHTË E DITUR, LISTA SERBE E KA SHERRIN E POROSITUR

OP-ED | Dedë Preqi | 01.03.18 | 09:11

Opinion nga: Dedë Preqi

Pjesë e qeverisë së Kosovës, është edhe Lista Serbe, e cila vepron dhe finansohet nga ky shtet, por qëndrimet dhe porositë i merr nga shteti dhe direktivat e Serbisë. Do të thoja se një përshkrim i tillë nuk do të ndodhte në asnjë vend të botës, por në një rast të tillë dhe në këto rrethana, sikur do të lindëte një lloj eksperimenti i veqantë në rregullimet shoqërore të kësaj bote demokratike, që do të bëhëj për herë të parë edhe në Kosovë.

Natyrisht, mbi të gjitha janë me rëndësi vendimet e politikës, zgjidhja e problemeve ekonomike dhe shoqërore, si edhe shumë gjëra në kërkim të vendimmarrjeve shtetërore, nga i cili e merr përkufizimin dhe miratimin e vet shteti demokratik dhe sovran, që burojnë përmes proceseve dhe zhvillimëve të përgjithshme ndërvepruese e të të gjitha subjekteve politike të vendit.

Sëcili proces historik dhe ai më i tmershmi, do duhej që në një çast të caktuar, të merr formën e një gjendje të tillë, dhe mënyra se si do të ecën historia lidhet drejtpërdrejtë me tejkalimin e asaj gjendjeje, dhe pikërisht, këtu qëndron edhe shqetësimi i kohës së sotme te shqiptarët, prandaj, duhet të pranojmë se, këtu nuk bëhët fjalë vetëm për çështje të kërkimfaljes së serbëve ndaj shqiptarëve, por bëhët fjalë për çështje që lidhet me ecurinë reale të historisë, të politikës konkrete, të suksesit, ose dështimit të jetës së këtyre qytetarëve të botës.

Edhe Evropa, si pika qëndrore e bashkimit dhe të drejtave njerëzore në kontinent, të bëjë një përpjekje më të sinqertë dhe realiste, por jo edhe një shqyrtim kalimthi me qytetarët e Kosovës, apo në mënyrë sipërfaqësore i trajtojnë çështjet e tyre, me pretekstin e plotësimit të kushteve dhe të kursimit të kohës, për të na treguar se në ç’mënyrë skematike ti afrohemi Evropës, nga ana tjetër jemi të kufizuar me dal në derë të shtëpisë dhe jo më largë…

Një gjë është e vërtetë, askush nuk mund ti trajtojë gjërat ashtu sikur dëshiron vetë, të paktën jo krejtësisht dhe për një kohë të gjatë, por gjërat duhet trajtuar në përputhje me natyrën e vet, përndryshe paraqiten rreziqet dhe keqtrajtimet e ndryshme nga gjitha anët, të cilat është vështirë ti kthejmë në realitet të mirëfilltë. Një gjë e tillë e ka gjetë Kosovën dhe qytetarët e saj, të cilët për vetë fajin e lidershipit dhe politikës së padobishme dhe jo të mirëfilltë, e vuan dhe e përjeton keq e më keq popullata dhe shteti i këtij vendi.

Na duhet, ndër të tjera, të dijmë dhe të bëjmë zotërimin e shtetit, por premisa e saj kryesore varet nga zotërimi i pushtetit, e cila i mungon shoqërisë kosovare deri në masë. Atëherë, si munden njerëzit e tillë të kontrollojnë anarkinë e pushtetit që rritet gjithnjë e më shumë, nëse ata nuk dijnë të formojnë vetën e tyre, apo si do të mund të marrin vendime politike, kur nuk janë në rregull vendimet e punës sonë, ku duam të vëmë në jetë sovranitetin që na është besuar.

Prandaj, Kosova dhe politika e saj vijuese, duhet ta njoh të keqën brenda vetëvetës dhe të përballët më të, në mënyrë efikase, dhe duhet të vërë nën kontrollë impulset e veta politike dhe strategjike, për tejkalimin e situatave të palakmushme që e kanë rrethuar. Politika kosovare duhet të edukohet më mirë dhe më ndryshe ndaj politikave tjera, e veqanarisht ndaj politikës së Serbisë, e cila përveq tjerash, nga kjo e fundit, duhet të vendos nga «distanca» ndaj vendimmarrjeve të veta, dhe të ketë pavarësi gjykimi për shtetin dhe sovranin e vet, që ti bëjë ballë asaj që quhet «politikë serbe».

Kosova si shtet sovran dhe e pavarur, do ishte e turpshme që të dorëzohet pa kushte përpara një Liste minoritare serbe, që asnjë vendim me rëndësi për shtetin e vet nuk do ta merrte pa miratimin e saj, kur dihet se brenda kësaj qeverie ekziston shumica e partive politike shqiptare. Por, edhe kjo ndodh në shoqërinë tonë dhe të shkatërrohet brenda vetëvetës, nëse nuk janë në gjendje ta marrin vetën e tyre në dorë, në rend të parë të bashkohen dhe të disiplinohen si politikaj të mirëfilltë, për të marrë vendime frytëdhënëse për shtetin dhe popullin e këtij vendi.

Deputetët shumicë të Parlamentit të Kosovës, nga këndvështrimi i opinionit tuaj shqiptarë dhe më gjërë, tani për tani, jeni dukuria më pasive e pushtetit dhe forcës që buron nga luhatjet e vendimëve të juaja për të ardhmën e këtij vendi, prandaj gjeni forcën dhe kurajon, që mos ta zhgënjëni këtë popull në këtë mënyrë të pamëshirshme, i cili u aka besuar votën e vet dhe kafshatën e bukës që e ka nda nga fëmijët jetimë të këtij populli !!!

Përndryshe, është e ditur se Lista serbe, e ka sherrin e porositur, dhe përmes kësaj liste Kosova dhe shteti i saj nuk do të avansohet dhe favorizohet në asnjë aspekt politik dhe strategjik, brenda shtetit dhe as jashta në Organizatat e rëndësishme Ndërkombëtare, nëse qeveria e këtij vendi nuk ndërmerr një kahe tjetër, që të bëjë ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjëve në favor të këtij shteti, ku do të vendoste shumica, që të pranohet e vërteta dhe ekzistenca reale e këtij shteti.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen