Corona Virus, apo “ vdekja e zezë“…?!

Analiza & Komente | Agron Shabani | 31.03.20 | 20:04

Agron Shabani,

Corona Virus, apo „vdekja e zezè“….?!

Renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë botërorë.
Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, skolastikës, retorikës dhe patetikës mesjetare. Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjellor Bonarotin etj.
Rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degëdisi mësuesit ose dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimët e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Europës dhe me largë. Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galen, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lëxohëshin, mësohëshin dhe studiuohëshin vetën në bazë të burimëve ose deftesave të ndryshme, dhe jo nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (muslimanëve) ose ebrenjve.
Medicina ose mjekësia kishte zënë të quhej si „skolastikë jetësore“ për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme ose reale.
Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe spjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkenctarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose musliman. Kryesisht ato të Hipokratit, Galenit, Avicienit, Ibn Rushdiut etj.
Parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria. Feja ose religjioni nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit dhe obduksionin. Kështu që deri vonë nepër shkollat ose univerzitetët mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.
Ndërkaq, në periudhën e renesansës, kirurgët do quhën ose titullohën si ‚mjeshtër‘ ose ‚maestro‘ të zanatit ose profesionit, dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale.
Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë.
Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike.
Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e medicinës kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Univerzitetin e Bolonjes së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Europë të shkenctarit dhe profesorit të njohur italian, Mondino de Luzzi.
Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose univerzitetët e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale ose bombastike, apo „teatro të anatomisë dhe kirurgjisë“!
Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit.
Në Moskë, Kijevè, Krakov, Lavov, Granjsk (Dancig) dhe Dnjeper të Rusisë, Ukrainès dhe Polonisè, ndërkaq, në vitin 1669 me dekrete tè posaçme mbretërore ose perandorake, gjithashtu.
Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë) .
Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: iitalianèt Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi,  gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur „De Humani Corporis Fabrica“; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si „Hipokrati anglez ose britanik“ , Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë të cilët, mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.
Univerzitetët me të vjetra në Europë thuhet se janë: Univerziteti i Bolonjes (Itali) i ngritur ose themeluar dikund para vitit 1OOO, Univerziteti i Parisit (Francè) i themeluar në vitin 111O, Univerziteti i Oksfordit (Angli) i themeluar në vitin 1167, Univerziteti i Kembrixhit, Univerziteti Firencës, Univerziteti i Padovas, Univerziteti i Romës, Univerziteti i Pizzës, Univerziteti i Milanos, Univerziteti i Napolit, Univerziteti i Heidelbergut (Gjermani), Univerziteti i Krakovës (Poloni), Univerziteti i Lionit etj. Nejse!
Bota e sotme moderne ose bashkohore, pos tjerash, vazhdon të përballet me ethët ose ankthin e madh të shkaktuar nga pandemia (epidemia) globale e Virusit të panjohur dhe vdekjeprues „Corona Virus“ i cili po merr jetë dhe po shkakton frikë ose panikë të madhe tek popujt, shtetët dhe meridianet e ndryshme gjithandej globit tonë tokësor.

Virusi i Coronës (Corona Virusi) thonë se erdhi nga Kina.

Në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epideme (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik,  me emrin „vdekja e zezë“ ose „kuga“, thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës! Asokohe (1348-1349 etj.) nga „vdekja e zezë“ (kuga) e gjetën vdekjën me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar europian etj. Dhe, kjo në një kohë iluminizmi, humanizmi dhe renesanse të përgjithshme në kontinentin e vjetër europian dhe më gjërë, do shfaqej asokohe pra mortaja e zezë vdekjepruese! Duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.
Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, pasigurie ose frike alarmante dhe kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe reagojnë në bazë të lutjeve, ëndërrave, pritjeve ose shpresimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose rezistojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga situata e ndodhur dikund në mes “ jetës dhe vdekjës“, ku nuk i dihet dhe s’i besohë më as ditës së nesërme!?
Edhe industria, teknologjia dhe ekonomia botërore, sikur janë vënë përballë kolapsit, bankrotit, të të fikëtit ose infraktit të përgjithëshëm nga „corona virusi“!

Në Kosovë ndërkaq, përballë gënjeshtrës së madhe të „solidaritetit dhe mobilitetit shtetror, nacional dhe institucional“ ndaj Corona Virusit, prap po idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra e palès tjetër që e denoncon ose demanton tè parën. Populli ose elektorati kosovar, edhe kësaj radhe po përballën ose ballfaqohen me populizmin ose të „vërtetën absolute“ të njerës palë dhe të „vërtetën relative“ të palës tjetër.

Nuk ka më as kod dhe as unitet etik dhe estetik, por vetëm „status quo politike“, epigonizem, recidivizëm ,hedonizèm, makiavelizèm, mazohizèm, nihilizèm, revanshizèm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të konceptëve ose „modeleve“ të huazuara nga njëri tjetri ose njëra tjetra si një mish-mash „fragmentesh dramatike“ nga e kaluara, pa asnjë kuptim, vizion ose lidhjesh tè mundshme empirike, organike, politike, ordinare ose dialektike me njera tjetren.
Nuk ka më as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë (ideologjikë) të Kosovës dhe shqiptarizmës në këto kohë krize, paniku, pasigurie dhe recesioni global.

Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose „vdekja e zezë“ (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të „Humanizmit“ ose „Renesansës“: Thomas More dhe Tomasso Campanella i shruan veprat e njohura „Utopia“ dhe „Shteti i Deillit“, ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse, populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektuve dhe subjektive.

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen