Poezi për ty ! Sy pranveré

Këndi poetik, Rrezore | Zef Prenka | 10.04.18 | 22:36

Sy pranveré!

Përtej degëve të pjeshkës
të lulëzuar rrëmbë dendur
bletët vallëzojnë fluturuar
Nektari s’ik nga fytyra yte nur bukurie
Falë merakut ndihesha i praruar!

Mëtej pemës dhe teje
horizont’i blu, romantika ç’faqej
Nyansat qiellit i’a shtove
si bletët dhe ti moj hileqare!

Zgjojat me mjaltë,ato puntore mbushin
E ti?! M’mbush plot prush…
Nektar e sharm bëhen shkrumb
Presim me(pa) shpresë
Bletari dhe unë!

Thanë; e vyeshme je si bleta!
Pasion i ke názet dhe shikimin rrëz’syrit!
Kushdo shikon tej degëve t’pjeshkës
E ndjenë dhe gjallërohet
Me flladin e bjeshkës!

Se bukurisë tënde, piktori i’u ças‘
Nga nur’i yt, mbushem plot jetë
Poeti t’a thot, se ç‘ më bënë të plas
Sa herë t’a thash, ti vëje buzën n‘ gaz!

Analogjitë me bletën s’di pse i mora?!
Se dhe ajo pickon, si ti kur shikon
Pa ju, nuk ka lezét kjo bota!
Më n‘ fund nga brëndia e nxora
Por m’katet nuk t’i mora!!

Zef Prenka
10.04.2018
Stuttgart

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen